LIVE UPDATES
Politike

Programi “Infrastruktura Bashkiake V”, Balluku: Investime të rëndësishme për sistemet e ujësjellës-kanalizimeve në qytetet kryesore të vendit

Shkodra, Lezha, Elbasani, Fieri, Berati dhe Vlora janë qytetet të cilat përfitojnë nga ky program, ndërsa pjesë e tij janë edhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura për qytetin e Beratit dhe Shkodrës, si dhe përmirësimi i nivelit të trajtimit të ujërave të ndotur në qytetin e Lezhës.

15 Mars 2024, 14:23 Nga I.A
Programi “Infrastruktura Bashkiake V”, Balluku: Investime të
Belinda Balluku

FIER- Ka nisur puna për zbatimin e programit “Infrastruktura Bashkiake V”, një program i financuar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet KfW, Qeveria Zviceriane nëpërmjet SECO, Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF dhe IPA si dhe Qeveria Shqiptare. Ky program parashikon investime të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të ujësjellës - kanalizimeve në disa prej qyteteve kryesore të vendit.

Shkodra, Lezha, Elbasani, Fieri, Berati dhe Vlora janë qytetet të cilat përfitojnë nga ky program, ndërsa pjesë e tij janë edhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura për qytetin e Beratit dhe Shkodrës, si dhe përmirësimi i nivelit të trajtimit të ujërave të ndotur në qytetin e Lezhës.

Ceremonia e nisjes së këtij projekti u zhvillua në stacionin e pompimit në Kafaraj të Fierit dhe në të morën pjesë Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadori i BE, ambasadori i Gjermanisë, ambasadorja e Zvicrës si dhe të zgjedhur vendorë.

Zëvendëskryeministrja Balluku, gjatë fjalës së saj solli në vëmendje hapat që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë për përmirësimin e situatës në këtë sektor. Balluku tha se përmes reformës së thellë treguesit kanë nisur të përmirësohen, janë rritur arkëtimet, po punohet gjithashtu për mbledhjen e debiteve të mbartura ndër vite, por edhe ngritjen e një stafi sa më efiçent.

Aktualisht, u shpreh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë 33 zona urbane dhe 98 zona rurale në të gjithë vendin të cilët furnizohen me ujë të pijshëm me cilësi të lartë 24 orë. Ndërkohë përmes investimeve, numri i tyre do të rritet në fund të këtij viti.

Me buxhetin 2024 dhe të gjithë paketat e tjera të programeve ne parashikojmë që të shtohen në listën e zonave që përfitojnë ujë të pijshëm të cilësisë së lartë, 24 orë edhe 13 zona urbane duke e çuar numrin në 46 të zonave urbane, dhe 45 zona rurale duke e çuar numrin në 143 zona rurale të shërbyera 24 orë me ujë, 9 prej të cilave janë zona turistike”, tha Balluku.

Pavarësisht vështirësive me të cilat sektori po përballet, Balluku tha se edhe falë mbështetjes së partnerëve do të ketë një ndryshim të situatës.

Jemi optimistë që me të gjithë vështirësitë e mëdha që sektori paraqet, me të gjithë trashëgiminë që kemi gjetur në këtë sektor, duke nisur nga teknologjia shumë e vjetër, amortizimi i sistemeve apo problematika të tjera të burimeve njerëzore, por duke pasur parasysh të gjithë ndryshimin që ka ardhur vitet e fundit, duke pasur parasysh vëmendjen që Qeveria ka në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke pasur parasysh mundësitë që ne kemi me ekspertët dhe të gjithë kapacitetet njerëzore të AKUK, por edhe dëshirën e mirë nga kryetarët e bashkive për të kontribuar në një nga proceset dhe në një nga sektorët më të rëndësishëm për qytetarët, ne jemi të bindur që me mbështetjen e partnerëve tanë dhe këtu nuk është asnjëherë gabim që të rifalënderoj Qeverinë Gjermane, të rifalënderoj Qeverinë Zvicerane dhe të gjithë institucionet me të cilët përfaqësohen këtu, punën e mirë të ambasadorëve dhe mbi të gjitha Bashkimin Europian, Komisionin Europian për të gjithë mbështetjen që po i jep Shqipërisë në këto momente përmes programeve të WBIF dhe sigurisht edhe IPA, ne jemi të bindur që suksesi është i garantuar”, nënvizoi Balluku.

Në përfundim të investimeve të programit “Infrastruktura Bashkiake V” në të gjitha qytetet do të përfitohen rreth 266 kilometra rrjet i ri ujësjellësi, 17.4 kilometra rrjet i ri kanalizimesh, 14 mijë lidhje të reja dhe rehabilitim i lidhjeve ekzistuese konsumatorësh dhe rreth 13 mijë matësa të rinj të instaluar. Investimet do ti shërbejnë me rrjet të ri ujësjellësi një popullsie prej rreth 470 mijë banorë dhe rreth 88 mijë banorë me rrjet kanalizimesh të përmirësuar.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj