LIVE UPDATES
Politike

Bozdo për Eko-Parkun: Me urdhër të Ramës, u dhanë 16 mln dollarë tender pa garë! Asgjë nuk është ndërtuar

Bozdo tha se duke filluar që nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për një projekt privat në venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës, deri në mbylljen e plotë të ciklit, 19 milionë euro bashkë me TVSH-në shkojnë me negociim pa shpallje paraprake, por, sipas tij, në mënyrë të drejtpërdrejt tek kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. 

15 Mars 2024, 12:05 Nga M.B
Bozdo për Eko-Parkun: Me urdhër të Ramës, u dhanë 16
Eno Bozdo

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka deklaruar se sot do të depozitojnë në SPAK kallzim penal për aferën korruptive, sipas tij, të Eko-Park në Durrës. Bozdo tha se duke filluar që nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për një projekt privat në venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës, deri në mbylljen e plotë të ciklit, 19 milionë euro bashkë me TVSH-në shkojnë me negociim pa shpallje paraprake, por, sipas tij, në mënyrë të drejtpërdrejt tek kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. 

Bozdo shtoi se 'Demare Victoria Invest' që kishte fituar kontratën në vlerën e plotë, lidh një kontratë nënkotraktimi me kompaninë ArdCom Shpk në pronësi të Denis Ymerit për të kryer të gjitha punimet e Eko-Parkut me shumën 6.5 milionë dollarë. Sipas tij, 2.5 milionë dollarë të avulluara vetëm me këtë transaksion. Ai tha se  Denis Ymeri ishte i punësuar si shofer në Inceneratorin e Tiranës, shofer personal i Mirel Mërtirit, duke thënë në fund se asgjë nuk u investua.

Deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdo:

Sot do të depozitojmë në SPAK kallzim penal për aferën korruptive të Eko-Park në Durrës. Në grafikë tregohet në mënyrë të thjeshtuar etapa ku ka kaluar kjo prcedurë. Duke filluar që nga deklarata e Edi ramës për një projekt privat në venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës, deri në mbylljen e plotë të ciklit, kur paratë e kontraktuara nga qeveria shqiptare në vlerën e plotë, 19 milionë euro bashkë me TVSH-në shkojnë me negociim pa shpallje paraprake, por në mënyrë të drejtpërdrejt tek kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Për kujtesë Kryeministri deklaronte në një emision televiziv më 31 maj 2019 që “Në tmerrin e Durrësit do të bëjmë një park fantastik dhe do ta bëjmë me privatin”.

Për herë të parë Edi Rama deklaron qëllimin e tij dhe të qeverisë së tij që në fushën e depozitimit të mbetjeve, që vërtetë ishte problematike, do të bënte një park publik me anë të ndihmës së privatit. Pasi merret porosia nga Kryeministri AKUM-i në datë 15 tetor 2019 shpall tenderin për mbylljne e venddepozitimit ekzistues të Eko Parkut Durrës. Fondi është 19 milionë dollarë, data e zhvillimit të tenderit 19 nëntor 2019. 1 muaj për zhvillimin e tenderit me fond limit 19 milionë dollarë. Në datën 7 dhjetor 2019 procedura anulohet. Arsyeja është një shkresë e ministrit të Financës, në atë kohë zonja Anila Denaj që mban datën 2 dhjetor mbi prioritetin e pagesave në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore. Në të vërtetë kishte ndodhur tërmeti i datës 26 nëntor dhe deri këtu jemi në normalitet. Pritej nga qeveria shqiptare që të anuloheshin të gjitha procedurat që nuk ishin urgjente në mënyrë që fondet të kurseheshin dhe të drejtoheshin për t’i dhënë ndihmën të gjithë popullatës që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në datën 16 dhjetor 2019 Edi Rama si kryeministër por edhe si drejtues i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile merr vendimin për zhvillimin e tenderit për jetësimin e Porto Romanos me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar. Që këtu lind dyshimi i parë./ përse duhej të ishte emergjente një gjë e tillë. Për ç’arsye u anulua gara dhe për ç’arsye këto para në vend që të shkonin për të ndihmuar familjet shkojnë në fushën e depozitimin e cila ishte emergjencë natyrore por në kushtet e krijuara të tërmetit mund të priste. Në datën 21 dhjetor 2019, dy kompani private deri atëherë nuk kishin dalë në skenë. Viktoria Invest dhe Demare SRL, lidhin një kontratë mes njëra-tjetrës për t’iu afruar këtij projekti, pra për të paraqitur dokumentat për këtë projekt pasi Edi Rama e kishte shpallur në Komitetin e Emergjencave Civile.

27 dhjetor 2019 lidhet kontrata e AKUM me Demare Victoria Invest me fond të plotë 19 milionë dollarë. Kjo bëhet pasi vetë Edi Rama kishte kërkuar që procedura të bëhej pa shpallje paraprake, me negociim. Kjo do të thotë që autoriteti kontraktor AKUM të zgjedhë ai vetë kush do të jetë kompania pa njoftuar kërkënd dhe pa i dhënë llogari askujt.Pesë muaj më vonë në 14 maj 2020 nuk kishte filluar asnjë lloj punimi civil në vendepozitimin e mbetjeve në Durrës. Demare Victoria Invest i cili kishte fituar kontratën në vlerën e plotë lidh një kontratë nënkotraktimi me kompaninë ArdCom Shpk në pronësi të Denis Ymerit për të kryer të gjitha punimet e Eko-Parkut me shumën 6.5 milionë dollarë. 2.5 milionë dollarë të avulluara vetëm me këtë transaksion. Kush është Denis Ymeri. Denis Ymeri i punësuar si shofer në Inceneratorin e Tiranës. Ishte shofer personal i Mirel Mërtirit. Asgjë nuk u investua më pas.

eno bozdo er ekoparkun

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen