Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri Malaj theksoi në fjalën e tij prioritetet e politikës financiare, si dhe arritjet e deritanishme të qeverisë në menaxhimin e ekonomisë dhe financave publike.
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke renditur prioritetet dhe objektivat kryesore të qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal. Ministri Malaj theksoi në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, prioritetet e politikës financiare, si dhe arritjet e deritanishme të qeverisë në menaxhimin e ekonomisë dhe financave publike.
Ai u fokusua gjithashtu tek vendimet e qeverisë që ka marrë për reformën e pensioneve dhe pagave, në rritjen e tyre progresive dhe indeksimin.
“Ky projektbuxhet reflekton prioritetet e qeverisë për vitin 2026, arritjet, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Nuk është thjesht një dokument financiar ky projektbuxhet. Është kontrata e qeverisë me qytetarët, nëpërmjet të cilës mbahen nën kontroll financat publike dhe rritet më tej standardi i jetesës së qytetarëve shqiptarë. Fokusi do jetë te mirëqenia sociale, infrastruktura, dixhitalizimi, kapitali njerëzor, rritja ekonomike, përmirësimi fiskal dhe integrimi në BE.
Por edhe reforma e pensioneve. Nga janari 2026 do të ketë rritje mujore pensionesh, si ai urban dhe rural, me rritje progresive. Po kështu edhe rritja e pagave, duke e rritur në 50 mijë lekë nga 1 janari dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit, me qëllim rritjen e dinjitetit dhe barazinë me vendet e tjera të rajonit dhe më tej. Indeksimi i pagave një herë në dy vjet për shumë kategori.
Të ruajmë stabilitetin financiar. Rritja ekonomike ishte 3,9%. Kujdes edhe tek makroekonomia, por edhe te të gjitha fushat e ekonomisë. Papunësia ka rënë me mbi 3% këtë vit, punësimi është rritur ndjeshëm dhe ekonomia po bëhet tërheqëse. Deficiti ka rënë, po ruhen parametrat ekonomike në raport me faktorët e jashtëm. Të ardhurat parashikohen 826 miliardë lekë," tha Malaj.
Glauk Konjufca KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi n&e...
foto ilustruese GJERMANI- Gjermania e ka mbyllur të mërkurën një shoqatë myslimane, duke e akuzuar për veprimtari kundë...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duke folur në konferencën e kryetarëve për projektbuxhet...
Ilir Meta TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare shqyrtimin e kërkesës së ish-presiden...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka më arsye ligjore që ish-krerët e Ushtrisë &Cce...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend emrat për përbërjen e komisioneve të poaçme parlamen...
Foto Ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i Komisionit Europian thekson se sist...
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i Komisionit Europian thotë se problemi madhor i Shq...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se po të mos ishin protestat e udhëhequra...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se prokurori i çështjes së tunelit t&...