LIVE UPDATES
Politike

U mandatua për formimin e Qeverisë së Kosovës/ Analiza e DW: Sa shans do të ketë Glauk Konjufca?

Konjufca pason si mandatar Albin Kurtin, pasi ky i fundit 10 ditë më parë nuk arriti të krijojë mazhorancën parlamentare për ta bërë qeverinë. Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat 15 ditë për t'i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t'u zgjedhur kryeministër.

5 Nëntor 2025, 14:53 Nga E. D
U mandatua për formimin e Qeverisë së Kosovës/ Analiza e DW:
Glauk Konjufca

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi në orët e vona të së martës zyrtarisht Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës. Konjufca pason si mandatar Albin Kurtin, pasi ky i fundit 10 ditë më parë nuk arriti të krijojë mazhorancën parlamentare për ta bërë qeverinë. Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat 15 ditë për t'i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t'u zgjedhur kryeministër.

Osmani: Interes i qytetarëve që të kemi institucione

Në një konferencë për media, Presidentja Osmani tha se gjatë ditës së martë zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha parlamentare, të cilët, sipas Presidentes, i thanë se "nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar”. Sipas Osmanit, në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese thuhet se, nëse pas dy tentimeve nuk zgjidhet Qeveria e Kosovës, "atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

"Është interes i qytetarëve që të kemi institucione dhe të bëhen çdo përpjekje të mundshme që të krijohen, që së paku të miratojnë vendime të rëndësishme në të mirë të qytetarëve”, tha Osmani, duke përmendur votimin e zgjatjeve buxhetore apo edhe të një buxheti të ri për vitin 2026. Osmani tha se si presidente ka "vlerësuar se është në interes të Kosovës të provohet të krijohet Qeveria, që këto vendime të mos presin edhe disa muaj të tjerë”.

Presidentja Osmani tha se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa që ta formojë ekzekutivin, ndërkaq tha se garanci nuk i ka dhënë sepse nuk kërkohet me Kushtetutë. "Askund në Kushtetutë dhe aktgjykime nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasës. Garancia jepet në Kuvend, kurse gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë, unë duhet ta shihja se kush i ka gjasat më të mëdha. Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t'i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha Presidentja.

Kundërshtime nga partitë e deritanishme opozitare

Partitë politike të deritashme opozitare menjëherë, sapo Vetëvendosja propozoi Konjufcën mandatar për krijimin e qeverisë, reaguan ashpër dhe të gjitha njëzëri kundërshtuan atë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një komunikatë për media, tha se është e qartë se LVV nuk ka shumicë shqiptare në Kuvend, duke e cilësuar si humbje kohe dhe "zvarritje të panevojshme” mandatimin e një kandidati të ri për postin e kryeministrit.

"Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, thotë PDK-ja përmes një kumtese për media. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, propozimin e Konjufcës e cilësoi si "shfaqje teatrale” të LVV-së, si "mandatar pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik”. Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se presidentja nuk ka mandat që ta mandatojë askënd për formimin e qeverisë "pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme”.

Mandatimin e Konjufcës për kryeministër ndërkaq e mbështeti grupi i deputetëve të pakicave jo serbe në Kuvendin e Kosovës. Glauk Konjufca, nga ana e tij, tha se "dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Kush është Glauk Konjufca?

Glauk Konjufca është një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, që nga themelimi i saj, rreth dy dekada më parë. Në vitin 2010 ai u zgjodh për herë të parë deputet dhe më pas shërbeu si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës (2011–2014). Në legjislaturat pasuese, si deputet, ai udhëhoqi Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Pas zgjedhjeve të vitit 2019, Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa më vonë shërbeu edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë Kurti, deri në qershor 2020. Nga viti 2021 deri këtë vit, kur u mbajtën zgjedhjet, ai shërbeu sërish si kryetar i Kuvendit.

Cakolli: Precedent i rrezikshëm

Njohësit e rrethanave politike thonë se mandatimi i Glauk Konjufcës si propozim i dytë nga Vetëvendosja në përpjekjen për krijimin e qeverisë së re është vetëm hapi i parë në një proces më të gjatë, jo një akt kushtetues në vetvete. "Gjasat për formim të qeverisë duhet të jenë të matshme dhe të verifikueshme. Çdo veprim pa prova reale do të ishte i diskutueshëm dhe do të krijonte precedent të rrezikshëm për të ardhmen, ku dy parti, mbase edhe me numër të njëjtë të deputetëve, do të mund të pretendonin njësoj se kanë shumicën, dhe vendimi i Presidentes do të mbetej në terren subjektiv”, thotë Eugen Cakolli nga instituti KDI, që vazhdimisht monitoron punën e Kuvendit të Kosovës. Por ai thotë po ashtu se "nuk mund të anashkalohet e as të injorohet fakti politik dhe juridik se gjatë konsultimeve shumica absolute e partive parlamentare janë shprehur hapur kundër formimit të një qeverie të re në këtë legjislaturë”.

Mandatari i ri për kryeministër, Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat deri më 19 nëntor për ta paraqitur kabinetin dhe programin qeverisës në Kuvend dhe për të siguruar të paktën 61 vota. Nëse deri atëherë nuk arrihet votimi me sukses, më 20 nëntor Presidentja duhet ta shpërndajë Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja. Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta bërë shpalljen e datës së zgjedhjeve, nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, në zgjedhjet e 9 shkurtit doli e para me 48 ulëse, por nuk ka siguruar vende të mjaftueshme që do t'i mundësonin të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera, të cilat nuk duan koalicion me Vetëvendosjen. Në këto zgjedhje PDK-ja fitoi 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në. Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e pakicave të tjera jo serbe./DW

glauk konjufcën

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj