LIVE UPDATES
Politike

Afera e tunelit të Llogarasë/ Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se tuneli i Llogarasë është një vjedhje e tmerrshme.

5 Nëntor 2025, 12:46 Nga E.d
Afera e tunelit të Llogarasë/ Berisha: Kemi të gjithë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD ka të gjithë dokumentet, që tregojnë se Kryeministri Rama është i përshirë në atë çfarë ai e quan "afera" e tunelit të Llogarasë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se tuneli i Llogarasë është një vjedhje e tmerrshme.

Nga selia blu, Kryedemokrati deklaroi se ministria Belinda Balluku, ka 18-20 dosje në SPAK. Sipas Berishës, numri dy i qeverisë Balluku, mori unazën e Tiranës 13 kilometra dhe e ndau në 14 tendera. 

"Por do të mashtronim shqiptarët në qoftë se do njihnim si përgjegjëse të parë Lubinë dhe jo Edi Ramën. Prokurori i çështjes ka treguar kurajo, e them këtu, për zbatimin e ligjit. Ka marrë kërcënime direkte nga Edi Rama me telefonin e Ulsi Manjës. Kërcënime direkte! Dhe prokurori i çështjes, është e vërtetë që duhej të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë, por do ishim të pandershëm po të mendonim se ata janë prej guri. Nuk janë prej guri. Por ai punën e bëri. Ai punën e bëri! Ai tha se tuneli i Llogarasë është një vjedhje e tmerrshme, siç e dini. Dhe ne kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut në atë aferë është Edi Rama. Lubi Balluku ka 18-20 dosje në SKAP. Merrni vetëm një, se asaj nuk i mbahen mend hajnitë. E mori unazën e Tiranës 13 kilometra, e ndau në 14 tendera. Çmenduri korruptive. Po njeri në botë që të mund ta bëjë këtë, përveç një njeriu të papërmbajtur në vjedhje, nuk mund ta bëjë këtë. Por, përsëri tuneli i Llogarasë është veçmas.
Se në tunelin e Llogarasë, Sulltanesha Rahmetlie ishte me Sulltanin atje. Dhe thanë, takuam kompanitë dhe bënë skemën më të turpshme. Anuluan tenderin 130-140 milionë, e hapën përsëri dhe ua thanë atyre me 50 milionë më shumë dhe në kundërshtim me ligjin morën po Gjokën nënkontraktor.

Po ka vjedhje më të hapur se kjo? Kurrë. Po shikoni miq, duhet të dini një gjë, që kjo skemë është përdorur absolutisht pothuaj në çdo tender të punëve publike në Shqipëri. Si është përdorur? Kanë shkuar ofertuesit me ofertën kaq. Jo, kjo ofertë nuk vlen. Do sjellësh ofertën me kaq, dyfishin. Dhe ti ke 30 përqind, unë kam 70 përqind të saj. Por në këtë rast u demaskua se kryesori ishte i huaj. Por kjo skemë është përdorur në çdo punë publike dhe e kemi denoncuar kaq shumë herë. Dhe, ai pragu që themi ne 99 përqind, 100 përqind, ai në fakt është 180 përqind, është 250 përqind, se e bënin në këtë mënyrë, i thërrisnin përpara, shko, paraqit këtë ofertë, ndarja do jetë kjo. Mirëpo kësaj here u kapën. Nuk janë 50, por janë 90 milionë. Por nuk ka rëndësi," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë