LIVE UPDATES
Politike

Projekti i Portit të Durrësit/ Lleshaj: Durrësi s'ka nevojë të jetë Dubai i Mesdheut

Lleshaj tha se Porti është një ndër kapitalet më të rëndësishme që Shqipëria ka në dorë për ta zhvilluar.

23 Nëntor 2022, 12:19 Nga A.B
Projekti i Portit të Durrësit/ Lleshaj: Durrësi s'ka
Sander Lleshaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar Projektin e Portit të Durrësit. Në një intervistë për gazetën 'Panorama', Lleshaj tha se Porti është një ndër kapitalet më të rëndësishme që Shqipëria ka në dorë për ta zhvilluar. Ai shton se Porti nuk ka nevojë që të transformohet në një 'Dubai të Mesdheut' por të ruajë identitetin e tij. 

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetja: Z.Lleshaj, së fundmi politika është përfshirë nga debati për ndërtim e portit turistik të Durrësit nga kompania “Emaar”. Si e konsideroni projektin e këtij porti, projekt strategjik apo një skemë për pastrimin e parave!?

Sandër Lleshaj: Kur flasim për pozitë gjeostrategjike të Shqipërisë, flasim në fakt për aksesin maritim të saj, flasim konkretisht për portet e saj, ku Durrësi është kryesori, edhe pse ende krejt i vogël për të qenë strategjik. Që metafora e Shqipërisë si Porta e Ballkanit të bëhet realitet, ajo ka nevojë të ndërtojë një portë reale, një ose disa porte të mirëfilltë. Kjo gjë madje është sanksionuar edhe në Politikën e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, që është miratuar në Kuvendin e saj.

Është prioritet strategjik kombëtar i dorës së parë ndërtimi i një kapaciteti të rëndësishëm portual dhe i një korridori përkatës që e lidh këtë port me “hinterlandin” juglindor të Europës. Janë disa shtete shumë afër me ne, që mund të lidhen me hapësirën jetike të shkëmbimeve detare përmes Shqipërisë. Ky është një ndër kapitalet më të rëndësishëm që Shqipëria ka potencialisht në dorë për ta zhvilluar. Theksoj se prioriteti madhor duhet të jetë porti i madh, i cili ka kapacitetin ta transformojë rrënjësisht Shqipërinë.

Unë jam krejt i bindur se këtu duhet të përqendrohet energjia kryesore. Sa i përket portit turistik, ose portit të vogël, unë mendoj se ai është i nevojshëm, por shumë i vogël për të marrë një domethënie strategjike. Sigurisht që vendimi për ta ndërtuar atë në Durrës është krejt logjik, ndërkohë që porti i Durresit i Shqipërisë duhet të paraprijë në të gjitha aspektet. Kam një shënim të vogël anësor lidhur me simbolikën e projektit të vogël. Ata që njohin disi kohën e artë të antikitetit greko-romak, e dinë se Durrësi gjendet në të gjitha hartat e vjetra të kontinentit, në të cilat mungojnë shumë prej qyteteve të mëdha të vetë Europës së sotme.

Durrësi ka aq shumë rrezatim historik kulturor dhe historik sa që jo vetëm i mjafton, por edhe i tepron. Në këtë kuptim, ai nuk ka nevojë të jetë një “Dubai me Mesdheut”, por vetëm Durrësi. Durrësi, që edhe pse ende nën dhe, e ka hirin e një qyteti të përjetshëm. Sa u përket aludimeve për krimin e lidhur me këtë projekt, mendoj se ato duhet të verifikohen nga organet që kanë kompetencë ligjore dhe profesionale. Ndërkohë që për publikun vlen thirrja për të analizuar edhe autorët e tyre, që në shumë raste kanë spikatur si intoksikues të rrezikshëm publikë.

Pyetja: Projekti është shpallur investim strategjik dhe parashikon zhvendosjen e portit aktual të Durrësit dhe në pronën e tij do të ndërtohen apartamente, qendra komerciale dhe hotele… A është një kafshatë e madhe për shqiptarët siç shprehet opozita…?

Sander Lleshaj: Zhvendosja e portit duhej të kishte ndodhur ndërkohë, pasi aty ku është ai nuk mund të kryejë funksionet e një porti modern rajonal. Ritheksoj që porti duhet të ndërtohet në një vend tjetër me vizionin e njërit nga portet me të rëndësishme të rajonit. Ky duhet të jetë projekti i vërtetë strategjik i Shqipërisë ashtu sikundër e përcakton dhe Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Ndërsa ky projekti tjetër me port turistik, hotele dhe rezidenca mbetet vetëm një projekt zhvillimor.

sander lleshaj projekti i portit te durresit porti i durresit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj