6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nën drejtimi e kryetarit të Partisë së Lirisë, (PL), ish-presidentit Meta, në mbrëmjen e së martës, (13.09) u zhvillua një protestë pranë vendit të trajtimit të mbetjeve, të njohur si inceneratori i Tiranës.
Protesta, e para që nga themelimi i PL, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), si forcë politike opozitare, synoi denoncimin e aferës korruptive të lidhur me impiantet e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, për të cilën, që nga viti i kaluar po zhvillon hetime Struktura e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK).
Rezultatet e deritanishme të hetimeve kanë sjellë sekuestrimin e dy inceneratorëve, atij në Elbasan dhe Fier dhe arrestimin e 9 zyrtarëve publikë me akuzën për korrupsion, të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me akuzën e pastrimit të parave dhe deputetit socialist Alqi Bllako. Ky i fundit me akuzën e falsifikimit të dokumentave, marrjes së ryshfetit dhe dëmtimit të financave publike me një shumë prej 1,5 milion euro. Për inceneratorin e Tiranës SPAK vazhdon hetimet pa arritur ende në arrestimin e askujt.
Para një numri modest protestuesish kryetari i PL, Ilir Meta e cilësoi aferën korruptive të trajtimit të mbetjeve të shkaktuar nga "një organizatë kriminale, të drejtuar nga kryeministri Rama ku pjestarë janë ministra, kryetarë bashkie, drejtorë dhe një rrjet i tërë kompanishë hajdute, të ngritura nga vetë qeveria.”
Për administratorët e kompanive koncesionare, që Meta i quajti ”kompani hajdute”, ka urdhëra ndalimi por ata vazhdojnë të jenë në arrati që nga viti i kaluar.
Afera e inceneratorëve u denonca vitin e kaluar nga LSI sot PL.
Kryetari i PL, ish-presidenti Meta, në fjalën e tij para protestuesve akuzoi SPAK-un për "mosveprom dhe lidhje me pushtetin.”
"Jemi për të treguar me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të shohin të vërtetën, të zbatojnë ligjin, të bëjnë detyrën e të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave, për krimin e vjedhjes pa fre. Mjaft më me drejtësi me regji”, theksoi Meta.
Sipas tij SPAK dhe qeveria Rama po koordinohen që të blejnë zgjedhjet e ardhshme lokale."SPAK të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën. Të çojë hajdutët dhe rilindasit pas hekurav”, tha Meta, që e cilësoi aferën e inceneratorëve "monumentin e korrupsionit.” Protesta në vend-ndodhjen e inceneratorit të Tiranës e organizuar nga PL hap stinën e protestave të vjeshtës, të paralajmëruara nga opozita./DW
Partia Demokratike TIRANË- Zëri i Amerikës ka zbuluar se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për par...
Briseida Shehaj TIRANË- Briseida Shehaj, koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion në Partinë e Lirisë ka publikuar nj&eum...
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur lidhur me situatën brenda selisë blu. E ftuar në emisionin...
Briseida Shehaj TIRANË- Briseida Shehaj, koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion në Partinë e Lirisë i ka dërguar një mes...
Artan Bitri TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Durrës, Artan Bit...
Bledi Çuçi TIRANË- Irani ka sulmuar Shqipërinë duke shkaktuar dëme në shumë portale të administratës,...
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka deklaruar se afera e inceneratorëve është afera më e madhe korruptive e 30 ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Sot është mbajtur protesta e parë e Partisë së Lirisë që kur u ndryshua emri dhe u ri...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë kanë qenë të mirë...
Albin Kurti dhe Edi Rama PRISHTINË- Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka dhënë d...