Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u është drejtuar qytetarëve me thirrjen për të marrë pjesë në protestën e ditës së premte para Bashkisë së Tiranës në lidhje me skandalin e dosjes 5D. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.
Ai shton se të premten protestohet kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Sipas Bardhit, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi.
Postimi i Bardhit:
Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.
Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!
Çfarë ka ndodhur me tenderat e Bashkisë Tiranë?
SPAK e akuzon Redian Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.
Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.
Edi Rama “Forma të ndryshme të korrupsionit, nga korrupsioni i vogël deri tek nepotizmi, pastrimi i parave dhe kapja e shtetit, jan&eu...
Belinda Balluku ELBASAN- Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe In...
Komisioni TIRANA- Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar. Pas rreth 3 orë mbledhjeje e kar...
Veliaj dhe shkrimet TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se është më i shqetësuar për shkrimet kundër tij n&eum...
ilir metaj TIRANË- Anëtari i mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Ilir Metaj iu drejtua kryetares Alb...
belind kellici TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë p&eum...
mbledhja e komisionit TIRANË- Ka nisur dhe vijon me debate mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Debati mes krye...
ilir beqaj TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë USB-në që përmban të gjithë fashikuj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reportazhit të televizionit italian RAI 3 për lidhjet kriminale të qeveris&e...
komisioni hetimor per shendetesine TIRANË- Ka nisur pak minuta më herët seanca e radhës e Komisionit hetimor për Shëndetë...