LIVE UPDATES
Politike

PS zyrtarizon kërkesën për ndryshimin e rregullores, zbardhet dokumenti i socialistëve për që depozitohet në Kuvend

Dokumenti zyrtar i depozituar ditën e sotme në Kuvend, mban firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushi. 

15 Shtator 2025, 13:25 Nga DOSJA

PS zyrtarizon kërkesën për ndryshimin e rregullores, zbardhet

TIRANË- Partia Socialiste ka dorëzuar projektvendimin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, me qëllim shtimin e komisioneve të përhershme nga 8 në 11. Dokumenti zyrtar i depozituar ditën e sotme në Kuvend, mban firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushi. 

Ky dokument, pritet që të diskutohet ditën e nesërme në seancë plenare. Komisionet që Rama ka vendosur të jenë, do të mbulojnë fusha që përfshijnë Ekonominë, Çështjet Ligjore, Rendin e Mbrojtjen, Edukimin, Shëndetësinë, Burimet Natyrore, të Drejtat e Njeriut, Bujqësinë, Kulturën, Integrimin Europian dhe Nismat Qytetare.

Dokumenti i Plotë:

“Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të përhershme me emërtimet dhe fushat e përgjegjësisë si më poshtë:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

(Çështjet e politikave ekonomike me përqasjen ndaj tregut të përbashkët evropian, Buxhetin e Shtetit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, marrëdhëniet e punësimit, lirinë së lëvizjes së punëtorëve, financat publike, privatizimet dhe sistemi bankar.)

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

(Kodet dhe ligjet duke garantuar përputhshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre me standardin evropian, organizimin e pushtetit gjyqësor dhe raportimin e tij, administratën e pushtetit gjyqësor, administratën publike, institucionet e pavarura në sistemin e drejtësisë.)

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

(Çështjet e brendshme, të rendit, organizimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizimin e forcave të armatosura dhe bashkëpunimin civil-ushtarak, organizimin dhe funksionimin e shërbimeve vendore, emergjencat civile dhe mbrojtja nga fatkeqësitë, shërbimet sekrete.)

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.

(Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikave të zhvillimit të sportit.)

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale.
(Çështjet lidhur me politikat shëndetësore, sigurinë shoqërore, familjen, gruan dhe çështjet për mirëqenien sociale.)

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

(Çështjet në fushën e energjisë, burimeve natyrore dhe biodiversitetit, infrastrukturën, industrinë dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet për zhvillimin e qëndrueshëm.)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

(Çështjet në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, çështjet lidhur me veprimtarinë e mediave audiovizive dhe informimit dhe çështjet për garantimin e lirisë së shprehjes.)

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural.

(Çështjet e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit, çështjet e zhvillimit rural, çështjet e kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore, monitorimin e zbatimit të politikave në fushën e bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore.)

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

(Çështjet në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe të qëndrueshëm, menaxhimin e politikave kulturore, zhvillimin e diasporës dhe të pjesëmarrjes së saj në proceset politike dhe zhvillimet në vend.)

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme.

(Çështjet për integrimin dhe mbikëqyrjen e përmbushjes së legjislacionit e Bashkimit Europian për Shqipërinë, monitorimi i negociatave të anëtarësimit me BE, politikat e jashtme, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.)

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

(Monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit; shqyrtimi dhe ndjekja e nismave të qytetarëve dhe peticioneve; koordinimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi dhe institucionet e pavarura, përmes kontrollit parlamentar post-legjislativ dhe koordinimit të dialogut ndërinstitucional.)

komisionet parlamentare

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj