15 Shtator 2025, 11:50
Nga I.A
Klodjana Gjyzari
TIRANË- Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbrojtja e tij po akuzojnë SPAK-un për shkelje të ligjit dhe politizim të procesit. Avokatja Klodjana Gjyzari tha se vendimet në këtë proces po marrin formë nga gjyqtarja Irena Gjoka, mandati i së cilës sipas mbrojtjes kishte përfunduar që në vitin 2016 dhe mbi të ekziston një vendim i formës së prerë penal.
Seanca vijon me shqyrtimin e kërkesave për pavlefshmëri të akuzave, ndërsa mbrojtja thekson se këto elementë vënë në diskutim legjitimitetin e procesit ndaj Berishës.
Gjokutaj: Ne kërkojmë pavlefshmëri absolute për marrjen si të pandehur dhe të njoftimit të akuzes për shtetasin Sali Berisha. Nga të dhënat e njoftimit nga SPAK, konstatohet se Berisha në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete, duke marrë akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi. Prokuroria ka tejkaluar kompetencën e saj kushtetuese, duke u bazuar në opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në përputhje me ligjin. Prokuroria përdor dy standarte, për Sali Berishën vendos masë sigurie ndërsa per bazën detare të Limionit dhe për Teatrin nuk ka masë sigurie. Ambasadorja Kim ka ushtruar presion në SPAK për të ndjekur penalisht Berishën.
Gjyzari shtoi se dokumenti i dënimit të Gjokës është njohur dhe vlerësuar si autentik nga Prokuroria e Përgjithshme, çka sipas mbrojtjes tregon se vendimi ndaj Gjokës është i vërtetë dhe se kjo e bën të dyshimtë ligjshmërinë e të gjitha akt-aktet e saj në këtë proces.
Gjyzari: Të gjitha vendimet janë marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, mandati i së cilës duhet të kishte mbaruar që në vitin 2016. Irena Gjoka ka qenë e dënuar me vendim të formës së prerë. Jemi vënë në dijeni që dokumenti që ne kemi dorëzuar, është vlerësuar autentik nga Prokuroria e Pergjithshme. Vendimi nuk është ekzekutuar dhe as nuk është ankimuar. Kjo tregon që vendimi ndaj Irena Gjokës është i vërtetë.
klodjana gjyzari sali berisha
Politike
15 Shtator 2025, 11:36
I.A
James Rubin
HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin është pyetur për takimin e fundit me ...
Politike
15 Shtator 2025, 11:26
I.A
PS
TIRANË- Mbledhja e grupit parlamentar socialist ka përfunduar ditën e sotme. Pas diskutimeve në këtë mbledhje jan&eum...
Politike
15 Shtator 2025, 11:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Gjyqi për çështjen Partizani ka nisur ditën e sotme në GJKKO. Kryetari i Partisë Demokratike, Sal...
Politike
15 Shtator 2025, 10:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Dumani mori përgjigjen që meritonte nga DASH, për p&e...
Politike
15 Shtator 2025, 10:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë publike mesazhin e lënë në SPAK për drejtuesin...
Politike
15 Shtator 2025, 10:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se procesi për çështjen Partizani nis mbi nj...
Politike
15 Shtator 2025, 10:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin që provon autenticitetin e vendimit penal ndaj gjyqtar...
Politike
15 Shtator 2025, 10:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka theksuar se vlerëson qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit të SHB...
Politike
15 Shtator 2025, 10:30
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK për çësh...
Politike
15 Shtator 2025, 10:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK për ...