LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare 6 deputetët e PD, Spaho: Hyj në Kuvend sa herë të dua, do thyej edhe karrige

•Përjashtohen me nga 10 ditë nga seancat plenare 6 deputetë të PD-së. •Sot u mblodh Komisioni i Etikës, ku mori vendimin për përjashtimin e deputetëve: Edmond Spaho, Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Oerd Bylykbashi dhe Lindita Memaliaj. •Socialistët hodhën firmën për 6 deputetë të tjerë që sipas tyre përveçse bllokuan foltoren, tentuan të hidhnin flakadanë në seancë. •PD thotë se kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn, i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë. •Seanca plenare e së enjtes së kaluar sërish u përfshi nga tensione, ndërsa para Kuvendit po zhvillohej protestë nga anëtarë dhe mbështetës të opozitës.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përjashtohen 6 deputetë të tjerë të PD, Korreshi: Kryeministri kërkon të kontrollojë parlamentin

Përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare 6 deputetët e PD,
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës ishte marrë paraprakisht dhe mbledhja e sekretariatit të Etikës ditën e sotme, ishte thjesht formale. Jashtë sallës së Kuvendit, ai deklaroi se Kuvendi ka nisur fushata elektorale.

“Vendimet janë marrë paraprakisht pavarësisht se formalisht mblidhet sekretariati. Vendimet janë marrë që në grupin parlamentar të PS që u mblodh ditën e djeshme. E njëjta histori, kalojnë afatet, Kuvendi ka shumë punë se ka filluar fushata elektorale dhe më shumë merren me ‘Aktivistin’ sesa më punët. Ata pretendojnë se ka rregullore ndërkohë që janë të parët që kanë shkelur rregulloren. Kur ne kërkojmë interpelancë thonë se është bashkuar me mocionin për debat ndërkohë që duhet të bëhen veçmas”-tha Korreshi.

I pyetur nëse opozita do organizojë protestë dhe do bllokojë seancën e kësaj te enjte, Korreshi tha se do të kishte protestë por është e kotë sepse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni.

“Do protestojmë edhe në seancën e rradhës. Por i bie të protestosh kot sepse ai është duke bërë lufta me shpata në Japoni. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila ”-tha deputeti.

3 VITE ME PARE

PS merr vendimin, përjashtohen për 10 ditë edhe 6 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike

Përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare 6 deputetët e PD,
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka përjashtuar për 10 nga seancat plenare edhe gjashtë deputetë të të tjerë të PD këtë të hënë, pas seancës së të enjtes së javës që kaloi. Deputetët demokratë akuzohen se bllokuan foltoren, i ranë bilbilit dhe vunë zhurmues në seancë. 

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet votoi pro përjashtimit për 6 deputetët e PD:

1.      Edmond Spaho
2.      Elda Hoti
3.      Sorina Koti
4.      Oerd Bylykbashi
5.      Lindita Metaliaj
6.      Greta Bardeli

3 VITE ME PARE

Etika merr vendimin për përjashtimin e 6 deputetëve të PD, Spaho: Unë do i bie bilbilit, do arrij aty sa të thyej edhe karrige

Përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare 6 deputetët e PD,
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike,Edmond Spaho, mori pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Etikës, e cila po shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin nga seancat plenare të 6 deputetëve të PD-së. Spaho u revoltua duke thënë se po bëhet grusht shteti ndaj do të bëjë zhurmë e do të hyjë në Kuvend sa herë të dojë dhe do guxojë të thyejë dhe karrige për shkak se kanë refuzuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Spaho: Në Kuvend hyj sa herë të dua unë. Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet dhe s’ka ndodhur që të refuzohet ngritja e një komisioni. Dhe kur është refuzuar nga ana juaj ka ndërhyrë Gjykata Kushtetuese. Unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që po ma merr kryeministri për dhunë? Të pezullosh të drejtat kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti. Ky është grusht shteti. Unë po të shpjegoj pse po revoltohem unë.

Bushka: Nuk është ky vendi.

Spaho: Sjellja ime është si rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri. Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrojtur një cështje më të madhe që është e gjithë shqiptarëve. Jeni kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe e Drejtave. Doni të shkatërroni opozitën. Ju duhet të flisni seriozisht. Unë po të shpjegoj sjelljen time. Ju po merrni masë për mua, po më përjashtoni 20 ditë që nuk ka ndodhur kurrë. Unë kërkoj ngritjen e Komisionit Hetimor, janë paguar para për të eliminuar opozitën. Firmat i keni, s'doni t'i thërrisni ju ata deputetë. Po shkel Kushtetutën me të dyja këmbët duke u bërë kukull e Edi Ramës.

3 VITE ME PARE

PS kërkon përjashtimin e 6 deputetë, PD nxjerr videon: Kërkesa mban firmën e socialistit që votoi 2 herë në sallë

Përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare 6 deputetët e PD,

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike një video ku shihet deputeti i PS Baftjar Zeqaj, i cili u kap duke votuar për kolegen në seancë parlamentare. Ai është një nga deputetët që ka firmosur për përjashtimin e deputetëve të opozitës. Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës pas seancës së fundit. PD deklaron se socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

DEKLARATA E PD:

Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka. Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës. Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt. Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e  pritet të përjashtojë deputetët e PD.

1.      Edmond Spaho
2.      Elda Hoti
3.      Sorina Koti
4.      Oerd Bylykbashi
5.      Lindita Metaliaj
6.      Greta Bardeli

perjashtohen deputetet e pd

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para