LIVE UPDATES
Politike

PS-PD drejt negociatave për reformën territoriale? Denaj: Do të dëgjojmë ekspertët sërish

Të vetëm socialistët nuk munden ta realizojnë këtë reformë pasi duhen 84 vota, duke i vendosur sërish para detyrimit për t’u shtrirë dorën demokratëve.

24 Shtator 2022, 16:51 Nga e.k
PS-PD drejt negociatave për reformën territoriale? Denaj: Do të
Komisioni për Reformën Territoriale

TIRANË- Reforma territoriale është vendosur sërish në qendër të debatit politik pasi mazhoranca duket se ka ndryshuar qëndrim nga vendimi fillestar për mos të prekur ndarjen aktuale. Në një intervistë per Klan News, bashkëkryetarja e komisonit Anila Denaj konfirmon se mazhoranca do të bëjë lëshime. Ndërkohë ekspertët kërkojnë të dëgjohen më shumë, nuk kushtet kur nuk kanë shumë kohë.

Denaj thotë se mazhoranca do të diskutojë sërish me demokratët nëse ka hapësira për të bërë ndryshime.

“Ndonëse afati i punimeve ishte deri në 30 Shtator, komisioni i reformës territoriale do t’i mbyllë punimet në 21 tetor, Partia Socialiste e cila ishte e bindur se nuk do të prekte ndarjen territoriale, duket se do të bëjë lëshime për numrin e bashkive. Ndoshta është koha për të four për kriteret të cilat duhet të vijnë nga ekspertët se kjo është puna e tyre. Nëse referenca e ekspertëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës sjellin kritere për të bërë ndryshime, do ti shikojmë. Hapësira mund të ekzistojnë por jo me daljet publike 96 bashki", tha Denaj.

Ndonëse afati është zgjatur thuajse me 1 muaj, pritshmëritë janë që ky komision të ketë 2 raporte.

“Ekspertet e të dyja palëve janë duke përgatitur raportin, i cili dukshëm nuk do të jetë një sepse kemi dalë me qasjet tona politike në raport me drejtimin. Mazhoranca kërkon të vendosë në zbatim rekomandimet pa ndryshuar hartën ndërsa opozita sjell numrat shumë të lartë se sa mund të përballojë situata aktuale. Duke qenë se janë dy raporte, ekpsertët kërkojnë më shumë kohë. Janë disa tryeza diskutimi ku dhe palë të ekspertëve ndërkombëtarë mund të na ndihmojnë”, shtoi ajo.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Gerta Meta: Ne jemi mësuar që bashkitë, duke u bazuar në diskutimet që është bërë në 2014, ku reforma territoriale u atakua si reformë e njëanshme sepse opozita nuk mori pjesë, ky është kushti i parë i shoqërisë civile që mos përsëritet e njëjta situatë. Është një moment reflektimi për të dy palët për të bërë një reformë së bashku.

Në kushtet kur ndarja aktuale është konsideruar si dështim nga opozita, Denaj drejton një thirrje ndaj kundërshtarëve politikë.

Anila Denaj: Ne kemi bërë një punë në 2014 e cila nuk mund të hidhet në kosh pas 8 vitesh, e para duke e gjykuar sikur ka qenë një dështim se këtë thotë znj. Çupi dhe gjithë opozita, që nuk është e vërtetë, sepse ka përmirësime dhe mbi të gjitha nëse ka nevojë ku në zona të caktuara të ketë përmirësime, le të vijnë me kritere.

Gerta Meta: Por a do të arrijë komisioni i reformës territoriale të përfundojë deri në 21 Tetor?

Anila Denaj: Kemi një limit, është dekreti që zyra e presidentit në raport me datën e zgjedhjeve përcakton. Në javën e dytë të Tetorit, nëse diskutimet do të jenë të forta do të rrimë deri vonë por nuk do të shtyhet afati. Në seancën e fundit plenare, deputetët e Kuvendit votuan me 101 vota pro shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën territoriale. Grupimi në PD i kryesuar nga Sali Berisha nuk ka përfaqësim në këtë komision të posaçëm por per sa i përket kësaj reforme janë në një mendje, kërkojnë një rindarje të bashkive, duke shkuar me mbi 80 të tilla. Shtimi i Bashkive kërkon rishpërndarjen e atyre aktuale. Demokratët synojnë zhbërjen e të ashtuquajturve “ishuj” elektoral që sipas tyre kanë favorizuar Partisë Socialiste për shkak të bojkotit që të djathtët i bënë reformës në 2014.

Të vetëm socialistët nuk munden ta realizojnë këtë reformë pasi duhen 84 vota, duke i vendosur sërish para detyrimit për t’u shtrirë dorën demokratëve.

partia socialiste anila denaj reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll
Politike 24 Shtator 2022, 12:57 e.k

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj