Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo nismë do të zhvillohet përmes rrjeteve sociale në të cilën ish-ministri ka zgjedhur të komunikojë në lidhje me zhvillimet kryesore politike, që kanë nevojë për një shtjellim më të thelluar.
TIRANË- Public Square është nisma më e fundit e ish-Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Kjo nismë do të zhvillohet përmes rrjeteve sociale në të cilën ish-ministri ka zgjedhur të komunikojë në lidhje me zhvillimet kryesore politike, që kanë nevojë për një shtjellim më të thelluar. Bushati ka zgjedhur të flasë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, i cili sipas tij, shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane.
“Sot do të flasim për atë që duhet të ishtë ngjarja më e rëndësishme e vitit jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete”, thotë Bushati, që në nisje të këtij Podacasti.
Për ish-ministrin e jashtëm, megjithëse nisja e bisedimeve është një moment i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët dhe kurorëzim i përpjekjeve të mijëra kontributorëve, paradoksalisht ndjehet njëfare apatie dhe lodhje nga ky proces. Më tej ai e krahason rrugën e Shqipërisë drejt BE-së me një rrugë të thepisur.
“Zgjedhja para nesh është e qartë: reformim dhe anëtarësim në BE, që do të thotë mirëqënie, ose zvarritje dhe pranimi i tranzicionit si një gjendje e përhershme” thotë ai.
Në këtë Podcast, Bushati flet për nevojën e një platforme sa më përbashkuese për këtë proces, për identifikimin e interesit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, për përcaktimin e avantazheve të krahasuara, për ruajtjen e pasurisë publike, përfshirjen reale të diasporës, për nevojën e një shërbimi publik, për reformimin e universiteteve dhe kërkimit shkencor, për suksesin që duhet të vijë përmes inovacionit dhe marrjes përsipër të riskut, për konkurrencën e ndershme dhe respektimin e të drejtave dhe lirive politike.
“Mbi të gjitha, potenciali i brezit të ri duhet vendosur në shërbim te vendit, pasi Shqipëria Europiane duhet të hedhë mbas krahëve ngjarjet e trishtueshme të Otrantos së djeshme, apo të Le Manshit të sotshëm," tha ai.
Foto ilustruese Kuvendi miratoi me 20 tetor disa ndryshime në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigu...
Edi Rama TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ishte totalisht i paqartë në njoftimin zyrtar përmes të cilit bë...
Agron Malaj, Belinda Balluku dhe Edi Rama BURREL- Një qen endacak ka mekur së qeshuri kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Agron Malaj dhe z&e...
Edi Rama BURREL- Kryeministri Edi Rama ka gjetur "viktimën" e radhës edhe në Burrel. Bëhet fjalë për një person nga tur...
Arben Shehu TIRANË- Deputetët kanë kërkuar llogari në lidhje me raportin e lexuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit Referuar s...
Edi Rama BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Burrel, ku ka treguar edhe një gabim që kishte...
Alfred Moisiu TIRANË- Ish-presidenti Alfred Moisiu ka treguar detaje lidhur me takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin n...
Ilir Meta TIRANË- Nesër do të mbahet Konventa Kombëtare Zgjedhore e Partisë së Lirisë. Me anë të nj&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish akuzat ndaj tij lidhur me fluturimet e tij me charter. Me anë të një s...
Ardi Veliu TIRANË- Debate të forta në Komisionin e Sigurisë. Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Flamur Noka ...