LIVE UPDATES
Politike

E pakënaqur nga 80 mln euro! Qeveria në ‘luftë’ me bursën, rrit çmimin e energjisë elektrike dhe paralajmëron fashën 800 KW

Por, kjo shifër, siç duket nuk ka qenë e mjaftueshme për qeverinë shqiptare dhe një ditë më pas, pra sot, riktheu vendimin e nisur që në fund të shtatorit, kohë kur kryeministri Edi Rama lajmëroi aplikimin e fashës 800 KW

28 Tetor 2022, 17:54 Nga F.M
E pakënaqur nga 80 mln euro! Qeveria në ‘luftë’ me
Edi Rama

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ishte totalisht i paqartë në njoftimin zyrtar përmes të cilit bëri me dije se nga 1 nëntori mund të hyjë në fuqi fasha kufizuese prej 800 KW dhe se çmimi do të rritet. Ky vendim erdhi pikërisht në momentin që qeveria mori ndihmën prej 80 milionë eurosh nga Komisioni Evriopian. Ishte Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen që e bëri me dije këtë lajm një ditë më parë.

“Do të jenë 80 milionë euro në grante,”- tha Von Der Leyen.

Por, kjo shifër, siç duket nuk ka qenë e mjaftueshme për qeverinë shqiptare dhe një ditë më pas, pra sot, riktheu vendimin e nisur që në fund të shtatorit, kohë kur kryeministri Edi Rama lajmëroi aplikimin e fashës 800 KW

Duke parë reagimet e forta, qeveria Rama e ndjeu rrezikun duke qenë se jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve lokale dhe me një status në Facebook, e tërhoqi vendimin për muajin tetor, vendim që në fakt duhej marrë nga ERE. Tashmë institucioni e ka lënë të hapur mundësinë për ta rivendosur në nëntor dhe dhjetor. Kjo gjë, sipas qeverisë e Ministrisë së Infrastrukturës do të varet nga niveli i reshjeve (APO REAGIMET?).

Ajo që u ‘diktua’ gjithashtu nga kryeministri Rama ishte edhe rritja e çmimit që duhet të paguajnë familjet që konsumojnë mbi 800 KW në muaj. I pranishëm në Bulqizë, Rama dha ‘lajmin e fundit’ teksa u shpreh se çmimi i energjisë elektrike ishte rritur nga 42 në 44 lekë.

Por kush ia tha këtë informacion Ramës? ERE jo, të paktën jo zyrtarisht, në njoftimin zyrtar nuk bënte me dije çmimin konkret, por vetëm faktin që ekziston mundësia për ta rritur.

Njoftimi i ERE:

Datë 28.10.2022. Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë. Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor - dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 - 31 dhjetor 2022. Sic theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 kë, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal.

Megjithatë, deklarata e Ramës u ‘zbut’ nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, e cila u shpreh se nuk është vendosur rritja e çmimit, pasi atë vendim e merr vetëm Qeveria.

Dhe këto deklarata për mungesë reshjesh e mundësi aplikimi fashe nuk vijnë nga rritja e çmimeve në bursë, pasi në fakt sot, çmimi i energjisë ka rënë në 136.5 euro, shumë më pas se 749 euro që arriti në muajin gusht. Kjo gjë të lë të kuptosh se kriza që po i faturohet luftës në Ukrainë po ‘fryhet’ nga qeveria.

Ndoshta ajo që po e ‘fryn’ është pakënaqësia nga 80 milionë eurove të Komisionit Evropian?

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet