LIVE UPDATES
Politike

VD-"Qeni, xixat, shakaja"/ E vërteta sipas Ramës e komplotit "Anti-Kurti" në Prishtinë

Artikulli ku thuhej se Rama kishte deklaruar se do të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit në shtator u rishpërnda nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, që e quajti Ramën një misionar të Beogradit në Prishtinë

20 Qershor 2022, 13:22 Nga f.g
VD-"Qeni, xixat, shakaja"/ E vërteta sipas Ramës e komplotit
Edi Rama, Sali Berisha dhe Albin Kurti

PRISHTINE- Mes ironisë dhe krahasimit të lehjes së qenit me njeriun, kryeministri Edi Rama zgjodhi të përgënjeshtronte kryeministrin Sali Berisha dhe mediat se vizita e tij në Prishtinë kishte një mision të dyfishtë; mbledhjen e dy qeverive por krijimin edhe të një komploti që në shtator do të finalizohej me rrëzimin e qeverisë Kurti. Për ta patur sa më të lehtë zhvillimin e mbledhjes, Rama tha se janë qeni në oborrin e rezidencës qeveritare në Prishtinë, atje ku po këndohej himni ka të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që "kërkojnë të fusin xixa mes tij dhe Kurtit". 

Ishte një qen që lehte para se të nisnin hymnet, por pas këndimit dhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t'i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh, kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje.

Si për ti shkrirë totalisht akujt përballë Kurtit, Rama tha se më të qesh jo pak. 

Ndërkohë që, shprehjen e kënaqësisë për këtë moment, dua ta bëj duke falënderuar përzemërsisht Albinin dhe të gjithë ju, por në veçanti Albinin dhe duke e thënë publikisht edhe në sytë të të gjithë atyre që na ndjekin, për mirë apo për keq, është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson kur unë e them që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak. Kjo është e rëndësishme.

Por pse iu desh Ramës të bënte dy episode sqarimi? Mbrëmjen e të dielës, një shkrim i botuar nga gazeta Nacionale në Prishtinë që drejtohet nga gazetari Berat Buzhala u shpërnda me shpejtësi në mediat në Shqipëri dhe Kosovë. Artikulli ku thuhej se Rama kishte deklaruar se do të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit në shtator u rishpërnda nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, që e quajti Ramën një misionar të Beogradit në Prishtinë. Berisha thoshte se Rama kishte marrë detyra të reja nga Beogradi, në një akt anti-shqiptar për të rrëzuar qeverinë Kurti. 

Rama ne Kosove si misionar i Beogradit!
Te dashur miq, pas Samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit, ku presidenti i sebomadhise, Aleksander Vuçiç, me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te Procesit te Berlinit, duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi. Konkretisht, duket se Edi Rames i eshte ngarkuar detyra ne nje akt te ri antishqiptar, te punoje ngushte me albanofobe e serbofile ne Kosove per rrezimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qendrimet konsekuente kunder projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuence interesat e kombit shqiptar, por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon. Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroje vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç, te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar. sb Ketu me poshte keni nje vezhgim te gazetarit per kete mision.

I gjendur përballë akuzës që i erdhi edhe nga kundërshtari i tij në Tiranë, Rama u detyrua sot të bënte një sqarim për Kurtin dhe qeverinë që "ishte zotuar ta rrëzonte", por e kishte përballë tij në tryezën ku do të firmoseshin plot 19 marrëveshje. Me batutë dhe ironi, ia doli ta kalojë edhe kësaj here, të paktën publikisht.

Por çfarë thuhej në shkrimin e gazeta Nacionale? Artikulli citonte një fjali të thënë sipas burimeve të Gazetaës në Ohër gjatë "Ballkanit të Hapur", ku Kurti mungoi. Gjithashtu gazeta botoi disa fotografi të një takimi që kryeministri Rama zhvilloi në Gërmi me disa personalitete të njohura në Kosovë si Anti-Kurti. Visar Ymeri, Dukagjin Gorani, Ismajl Tasholli e Agon Maliqi ishin në darkën me Ramën. 

Gazeta Nacionale përmes burimeve të saj ka marrë disa të dhëna mjaft rënduese e shqetësuese që prekin në mënyrë direkte raportet mes Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Rama. Kësaj here, “bomba” është plasur nga kryeministri i Shqipërisë. Burime të gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur në mënyrë të papranueshme në lidhje me Qeverinë Kurti II në një prej takimeve të mbajtura në Ohër në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur. “Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) deri në shtator,”- është fjalia që ka dalë nga goja e kryeministrit shqiptar, dhe që është thënë para disa prej funksionarëve shqiptarë që ishin pjesë e takimit të Ohrit. Ky takim është mbajtur më datën 8 qershor.

Fotot e publikuara nga "Nacionale":

 

sali berisha edirama albin kurti berat buzhala edi rama ne germi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj