LIVE UPDATES
Politike

VD-Berisha: Kam dyshime për Komisionin e Investimeve Strategjike, Bylykbashi ka aftësi, mbështes kërkesën e Metës

I pyetur nëse është dakort me kërkesën e Presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Komisioni për Butrintin, Berisha tha se është plotësisht dakort me këto. 

20 Qershor 2022, 13:35 Nga F.M
VD-Berisha: Kam dyshime për Komisionin e Investimeve Strategjike,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ka thashetheme që Komisioni i Investimeve Strategjike po ngrihet me dyshime të mëdha, duke shënjestruar Enkelejd Alibeajn. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se nuk ka asgjë kundër ngritjes së Komisioneve, por për mënyrën se si trajtohen ato nga Opozita. Berisha shtoi se Oerd Bylykbashi është bërë pjesë e njërit prej tyre për shkak të aftësive që ka dhe jo sepse mbështet një farsë. I pyetur nëse është dakort me kërkesën e Presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Komisioni për Butrintin, Berisha tha se është plotësisht dakort me këto.


 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Sot PS në Konferencën e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e PD, ose të zotit Alibeaj, për miratimin e një Komisioni Hetimor për investimet strategjike. Ndërkohë nga ana tjetër zoti Shehaj mbante një konferencë po për këtë çështje. A e mbështesni ju këtë komision hetimor, apo PD do të mjaftohet vetëm me deklarata dhe konferenca për këtë çështje?

Sali Berisha: Partia Demokratike denoncon përpjekjet e Edi Ramës për bashkëpunimin e tij me pseudo-opozitën për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale. I denoncon me forcën më të madhe dhe konsideron këtë akt të AliBashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën. Partia Demokratike do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj lidhur me këto reforma. Sa i përket Komisionit për investimet strategjike, nuk kam asgjë kundër, por rumoret janë shumë shqetësuese, do t’i ndjekim, sepse ka të dhëna që synimet janë të kundërta me atë që mund të presin qytetarët. Nuk kam pse të shprehem në avancë, do t’i ndjekim. Në rast se do të bëhet transparencë e vërtetë ne do ta duartrokasim çdo përpjekje në këtë drejtim nga kushdo, s’kemi asnjë lloj kompleksi, por nëse do të përdoren siç u përdor, nëse do të përdoren për të mbuluar aferat më të mëdha, siç është Porti i Durrësit, apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna paraprake, sigurisht që ne do të reagojmë fuqishëm në kohë.

Pyetje: Zoti Berisha, pak javë më parë në një nga konferencat që zhvilluat këtu teksa u pyetët nëse do të merrni pjesë në Reformën Zgjedhore apo Territoriale, deklaruat se nuk do të bëheshit pjesë e asnjë tentative për fasadë që zhvillohet në Kuvend. Ndërkohë nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka marrë pjesë në nisjen e punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pse keni ndryshuar qëndrim?

Sali Berisha: Oerd Bylykbashi nuk merr kurrë pjesë në fasadë. Nuk e shndërron kush në fasadë Oerd Bylykbashin. Bylykbashi është një nga specialistët më të shkëlqyer të të drejtës elektorale në këtë vend. Qenia e tij është për ne, dhe për mua, e mjaftueshme që ajo punë të mos ketë fasadë, por siç e keni provuar ju edhe më përpara, qëndrimet e Oerd Bylykbashit. Ka një problem të dytë këtu. Nuk është problemi se Oerdi do të jetë fasadë aty. Problemi është se ata kanë përjashtuar Partinë Demokratike nga Komisioni i Reformës Territoriale dhe e kanë vetëm me AliBashën. Dhe tjetra, në Komision për 4 qarqet e jugut, të cilat në rrafshin e Reformës Territoriale përbëjnë problemin kryesor. Pse? Gjirokastra me 120 mijë banorë qarku ka 7 njësi. Tirana me rreth 1 milion banorë ka tre ose katër njësi. Ky është ajo që quhet ‘gerrymandering’ më skandaloz që mund të bëhet. Dhe, nuk ka asnjë përfaqësues të këtyre qarqeve sepse Edi Ramës i duhet numri aty që, fitova kaq e aq. Pra, qëndrimi ynë është ky, do përcaktohet tërësisht si do të vendosin, do të vendosin të vazhdojnë me pseudo-opozitën, le ta vazhdojnë dhe nuk bëhemi pjesë. Por, ne nuk jemi apriori kundër komisioneve, kundër Reformës Territoriale sepse ajo duhet, duhet të shqyrtohet, nuk jemi kundër Reformës Zgjedhore sepse ajo ka rekomandime ndërkombëtare, por nuk mund të qëndrojmë kurrsesi në pozicion me njërën dhe të përjashtuar tek tjetra. Këto nuk mund të ndodhin.

Pyetje: Zoti Berisha, ju pak më parë i cilësuat komisionet hetimore të posaçme si fasadë dhe pjesë të një pseudo-opozite. Po kërkesën e Ilir Metës të bërë pak minuta më parë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Butrintin e mbështesni?

Sali Berisha: Plotësisht! E keni parë votimin? Si votuan AliBasha me Bardhin? Çështja e Butrintit është një çështje shumë e madhe, një nga çështjet më të mëdha, jo të Shqipërisë, por të Europës. Sepse çfarë ndodh? Edi Rama përpiqet të mbrohet me Fondin Shqiptaro-Amerikan dhe në Parlament tha e akuzove për korrupsion. Jo! Nuk akuzoj unë Fondin, ndonëse në mënyrë absolute nuk jam dakord me faktin që Fondi ka bërë vetë studimin, ka përfshirë avokaten që ka bërë kontratën në Bord. Nuk jam dakord me Bordin që ka ngritur, sepse ministrja e Kulturës që vetëm me Kulturën s’ka asgjë të përbashkët ajo zonjë, ka pranuar në kontratë që Ministria e Kulturës do jetë për dy vjet dhe pastaj do të jetë zonja Margariti dhe jo Ministria, çka mund të ndodhë vetëm në Shqipëri një gjë e tillë, pra nuk është ex officio. Unë jam kundër këtyre. Por problemi më kryesor është se, ju e dini, Butrinti, zona A1, A2, A3 e tij, përkatësisht zona arkeologjike, zona Ramstar dhe zona e biodiversitetit siç është Kepi i Stillës, me këtë rast, dhe kjo përbën tërësinë e një Parku Kombëtar mahnitës, të pashoq kund, ky u zbërthye për hir të zonës A1 dhe Zona A2 dhe A3 iu lanë Edi Ramës, oligarkëve të tij dhe Zona B rekreative e Manastirit.

Që të gjitha këto për klientelën e Edi Ramës, për ndërtime ku vetëm në Kepin e Stillës, zonë me biodiversitetin më të larta, zonë A për mbrojtje, do të ndërtohen 620 vila për klientelën e Edi Ramës. Nuk ka njeri, nuk ka shqiptar që të mund të pranojë një projekt të tillë. Dhe ai nxjerr ombrellën, Fondin Shqiptaro-Amerikan. Fondi, për mua ka bërë një gabim shumë të madh. Nuk mund të pranonte shkatërrimin e tërësisë së Parkut Kombëtar, se këtë po e bën qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare po iu përdor ju. Dhe i bëj thirrje Bordit të mblidhet dhe ta shohë edhe njëherë në kompleks këtë problem që nuk mund të mbyllet. Ajo është një pasuri përrallore e shqiptarëve, edhe ashtu siç është, zona Ramstar është po kaq me interes të madh se nuk janë kaq të shpeshta, zona e biodiversitetit thuhet se në shpellat e detit aty vjen breshka e Mesdheut, një rrallësi e madhe shumë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri