Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Majko shkruan gjithashu se ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre por Nano nuk ishte kjo kategori.
TIRANË- Ish-deputeti i PS-së Pandeli Majko ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Majko shkruan se Nano si çdo njeri me pushtet kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”. Majko shkruan gjithashu se ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre por Nano nuk ishte kjo kategori.
Postimi i plotë i Majkos:
Fatos Nano ka ndërruar jetë!… Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur! Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!
Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!
Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi! Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!
Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori! Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet. Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!
Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”! Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!/Dosja.al
Florian Binaj TIRANË- Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek F...
Ramush Haradinaj TIRANË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nano. Me anë ...
Fatos Nanos TIRANË- Ervin Salianji, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në Facebook,&...
Erion Veliaj TIRANË- Erion Veliaj ka deklaruar sot nuk e mund ta di nëse do të kishte ndryshuar diçka, nëse do të...
Erion Veliaj TIRANË- Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së...
Fatos Nano “Institucioni i dorëheqjes,” shkroi në një rast në vitin 2011 shkrimtari Ismail Kadare, “në shtetin s...
TIRANË- Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt ka përfunduar pas më shumë se 7 or&eum...
Fatos Nano TIRANË- Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me para...
Erion Veliaj TIRANË- Avokati i Erion Veliaj iu ka drejtuar një pyetje përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave...