26 Gusht 2024, 09:58
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti 2030 do të na gjejë gati për tu ulur në tryezën e Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Rama tha se deri më tani janë tre pika që na kanë ndihmuar që të arrijmë në këtë pikë që jemi. Po ashtu, Rama theksoi se vendimarrja për në BE është politike, por që ne duhet që të përmbushim detyrat tona.
"Janë tre pika të rëndësishme që na kanë ndihmuar të arrijmë deri këtu. Krijimi i një vetëdije të re në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Jo se më parë të tjerët nuk kanë qenë të vetëdijshme, po jo rastësisht e theksova një vetëdije të re, ka shumë rëndësi të jesh i vetëdijshëm. Edhe përforcimi i aleancave strategjike, që janë të qartë si drita e diellit, edhe miqësitë tradicionale janë të njohura. Së treti, jemi profilizuar dhe do të vazhdoj të forcojmë profilin e partnerëve. Ne p.sh. jemi miq të Greqisë dhe Turqisë, por në të njëjtën kohë, qoftë Greqia, qoftë Turqia, së bashku me Italinë janë parterët tanë strategjikë, vetëdija e përmasës është e rëndësishme për të ruajtur modestinë dhe për t’u rritur e fuqizuar më tej si shtet, por edhe si komb. Ndaj, është e rëndësishme të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës. Të ruhemi dhe nga kompleksi i inferioritetit. Për t’u rritur dhe për t’u fuqizuar dhe për të vazhduar të ushqejmë respekt, duhet të flasim me qartësi dhe respekt me aleatët dhe miqtë tanë. Është shumë e rëndësishme dhe një nga arsyet që na ka ndihmuar që sot të gjendemi në një pozicion krejt tjetër, që kur flitet për Shqipërinë, nuk flitet për një vend në hije dhe me hije. Është e qartë që ka një tjetër tingull emri i saj. E dimë shumë mirë që të gjithë, 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së. E dimë që sa përmbushje detyrash, është dhe vendimmarrje politike. Por e qartë është se ne do të jemi gati. Është e lehtë ta thuash, por shumë më e vështirë ta bësh. Ndaj, duhet që edhe trupi ynë diplomatik të gjendet në një nivel të ri. Sot, Shqipëria është një magnet që tërheq turistë nga e gjithë bota. Vjet kishim 10 milionë turistë. Kjo shifër këtë vit do të jetë konsiderueshëm më e lartë”, tha Rama.
edi rama
Politike
26 Gusht 2024, 09:46
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë nisur një proces të gjatë reformash. Gjatë konferencës ...
Politike
26 Gusht 2024, 09:41
I.A
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm i vendit Igli Hasani ka deklaruar se do të ketë një ligj të ri për Shër...
Politike
26 Gusht 2024, 09:31
Taulant Muka
Bajram Begaj
TIRANË- Studiuesi dhe kërkuesi shkencor, Taulant Muka ka denoncuar sot presidentin Bajram Begaj për një studim plagja...
Politike
25 Gusht 2024, 21:20
M.B
Divjaka
DIVJAKA- Ish-Drejtori i Parkut të Divjakës, Ardian Koci i është përgjigjur me anë të një postimi në Fa...
Politike
25 Gusht 2024, 21:16
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demorkatike Sali Berishatha sot se kryeministri Edi Rama ka një përçmim absolut pë...
Politike
25 Gusht 2024, 21:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitin 2012 kaluan ligjin për heqjen e taksave p&eum...
Politike
25 Gusht 2024, 20:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se më 24 gusht do të inaugurohej ura e re e B...
Politike
25 Gusht 2024, 20:47
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për investimet 11 vjeçare, ku sipas sipas ish-ministr...
Politike
25 Gusht 2024, 20:34
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demoraktike, Sali Berisha ka folur sot për autostradën Thumanë-Kashar, për të cil&eu...
Politike
25 Gusht 2024, 20:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme se krye...