LIVE UPDATES
Politike

Rama e quan ‘kinezëri’ Kodin Zgjedhor, vendos rritje pensionesh në prag zgjedhjesh, Celibashi për BIRN: S'i di rrethanat!

Kryeministri Edi Rama deklaroi rritjen me 5 mijë lekë të pensioneve – një vendim që sipas organizatave monitoruese të zgjedhjeve bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe përfaqëson përdorimin e fondeve publike në funksion të zgjedhjeve të 14 majit.

29 Mars 2023, 18:10 Nga k.m.
Rama e quan ‘kinezëri’ Kodin Zgjedhor, vendos rritje pensionesh
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se qeveria kishte vendosur të akordonte 5 mijë lekë shtesë për pensionistët muajin e ardhshëm, ndonëse sipas ekspertëve kjo bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe lidhet me zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 14 maj.

“Pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të reja ose 50 mijë lekë (të vjetra) që do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme,” tha kryeministri pas mbledhjes së qeverisë, ku premtoi gjithashtu rritje pagash për administratën.

Kodi Zgjedhor ndalon që katër muaj para zgjedhjeve dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara – ku përfshuhet edhe rritja e pensioneve dhe pagave – por Rama e quajti atë një “kinezëri partish”.

“S’mund t’u them [pensionistëve] se do prisni disa muaj se kanë vendosur partitë, ato kinezëritë,” tha Rama duke iu referuar ndalimeve të Kodit Zgjedhor. Ai e quajti situatën në të cilën po i merr këto vendime si “kushte të jashtëzakonshme”.

I pyetur nga BIRN, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi nuk komentoi mbi deklaratën e kryeministrit, por tha se çështja do të vlerësohej në vijim.

“Nuk e di rrethanën e kësaj vendimarrje për momentin,” u përgjigj Celibashi.

Përdorimi i fondeve publike në prag të fushatës zgjedhore shihet me shqetësim nga organizatat monitoruese të procesit zgjedhor, të cilat kërkojnë reagimin institucional të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Vendimi për pensione, rritje rrogash apo akte të tjera financiare për shtesa të ndryshme sociale është dukshëm akt politik dhe lidhet me zgjedhjet,” tha Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike.

Sipas Krasniqit, nuk është detyrë e kryeministrit të komentojë dhe etiketojë Kodin Zgjedhor, por ta zbatojë atë si një ligj që përcakton qartë kufizimin e rolit të burimeve shtetërore në fushatën dhe procesin zgjedhor.

“Në gjuhën politike, cili është dallimi moral midis një qeverie që blen votues përmes masave lehtësuese financiare dhe një biznesmeni që blen vota?”- pyeti ai, duke shtuar se “procesi dhe produkti është i njëjtë, ndonëse e para e bën këtë me paratë publike dhe i dyti me fondet private”.

Për Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa qytetare”, sjellja e kryeministrit duhet të hetohet dhe penalizohet nga KQZ.

“Ky është një veprim i kryeministrit në shkelje të Kodit Zgjedhor, i cili duhet të hetohet administrativisht nga KQZ, të pezullohet rritja para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe të merret masa administrative ndaj Kryeministrit,”- tha Xhemollari.

Ai shtoi gjithashtu se ky është veprimi i disatë i qeverisë “Rama” ku shfrytëzohen burimet publike dhe taksat e përbashkëta për të avantazhuar Partinë Socialiste në periudhën parazgjedhore, si rasti i rritjes së pagave të mjekëve apo skema e rimbursimit të naftës për bujqësinë. Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri.Pavarësisht ndalimeve me ligj, partia në pushtet është kritikuar në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës partiake.

Krasniqi rikujton paralajmërimet e ODIHR që t’i jepet fund praktikave të tilla abuzive. Sipas tij, qeveria duhet të jetë asnjanëse në zgjedhje lokale, pasi nuk është pjesë e votëbesimit.

“Qeveria ka për detyrë të krijojë standarde cilësore zgjedhore dhe kjo kërkon një distancim të qartë nga akte politike dhe administrative në funksion elektoral, evitimin e përdorimit të administratës në fushatë dhe evitimin e eventeve politike në funksion të fushatës,”- përfundoi ai./BIRN

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit