Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në protestën e cila po zhvillohet para ambienteve të Kryeministrisë, Gjekmarkaj u shpreh se sistemi i rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë.
TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj deklaroi se korrupsioni është shndërruar në mënyrë qeverisje dhe se kupa është mbushur. Gjatë fjalës së tij në protestën e cila po zhvillohet para ambienteve të Kryeministrisë, Gjekmarkaj u shpreh se sistemi i rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë.
Nënkryetari i PD, theksoi se sot një pjesë e elitave janë pa projekt, të tërhequr nga frika, të mbyllur në konformizëm dhe të heshtur përballë pushtetit. Ai tha se Shqipëria 2030 është vetëm një slogan, e maskuar me fjalë e shantazh publik. Në fund, ai tha se pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën vetëm për të shpëtuar veten.
Agron Gjekmarkaj: Vëllezër dhe motra, demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha. Sot nuk jemi mbledhur për një protestë të zakonshme. Sot jemi këtu, sepse këtij sistemi pa legjitimitet po i afrohet fundi. Sistemi i Rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë. Ka shkelur çdo premtim, nuk ka më asnjë alibi. Ka dhunuar votën e lirë, ka zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenja, ka mbijetuar politikisht duke e shndërruar shtetin në instrument pushteti. Pasojat janë të qarta, eksod biblik i shqiptarëve, ekonomi e deformuar, shoqëri në ankth, shtet i kapur. Një qeveri mund të qeverisë katër mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët. Këtu ndodhi e kundërta, njësimi i partisë me shtetin, blerja, dajaku, propaganda dhe shantazhi.
Korrupsioni u shndërrua në mënyrë qeverisjeje, jeta publike u kriminalizua, shteti u mbyt nga babëzia. Shqipëria 2030 është vetëm një sllogan. Jeta e përditshme e shqiptarëve është një kthim pas, si në vitin 1976, e maskuar me fjalë, fjalë, fjalë dhe shantazh publik. Ne po sakrifikojmë për ëndrrën evropiane, një ëndërr për të cilën ky komb ka paguar shtrenjtë ndër shekuj, ndërsa pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën, demokracinë dhe Shqipërinë vetëm për të shpëtuar veten. Qytetarë të republikës, jemi në një pikë kritike, kupa është mbushur. Në pushtet për të ruajtur veten është gati ta asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, ta marrë peng atë, të marrë peng parlamentin, të grisë kushtetutën nëpërmjet tiranisë së shumicës abuzuese. Ne nuk do ta lejojmë.
Dje, Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit, për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur një labirint prej minotauri që e ka ndërtuar vetë, në të cilin po humbet shpresën një shoqëri e tërë. Në këtë labirint, alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos mendosh, të mos ndjesh, të mos reagosh, të jesh i nëpërkëmbur, t'i bësh të gjitha këto siç i kërkon sistemi.
Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia fillon të vdesë ngadalë. Sot janë sosur kufijtë e durimit qytetar.
Por njëkohësisht, kaq shumë, jemi në majën e dinjitetit tonë. Jemi këtu për të mbrojtur liritë e fituara, pluralizmin, shtetin ligjor, ekonominë e tregut, të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi sot këtu, në këtë bulevard me emër historie për t’i kthyer Shqipërisë mbi një dekadë jetë të grabitur, krenarinë e nëpërkëmbur dhe shpresën e mohuar. Kjo është sprova jonë morale si opozitë, detyra jonë për të vërtetën, beteja jonë për shpresat dhe të ardhmen tonë evropiane. Nga jugu në veri, qytetarët sot bëhen bashkë në ushtrimin e vështirë të demokracisë. Sepse demokracia nuk është dhuratë, është betejë, është përgjegjësi. Ajo fillon te qytetari dhe shuhet kur ne heshtim. Prandaj ne jemi sonte këtu, të vendosur, të duruar, por të palëkundur. Ky popull fal shumë gjëra, por nuk fal mashtrimin, vjedhjen dhe arrogancën e pushtetit, që i detyron qytetarët të largohen nga atdheu i tyre.
Sa shumë jemi sonte! Një mrekulli e kurajos qytetare po ndodh në këtë bulevard. Por historia na mëson se Shqipëria është shpëtuar në momentet më të rrezikshme, jo nga rastësia, por nga një projekt kombëtar i udhëhequr nga elitat dhe intelektualët e saj. Në vitin 1990, kur historia po ndahej mes të shkuarës tiranike dhe të ardhmes në liri, studentët dhe intelektualët me në krye Sali Berishën themeluan Partinë Demokratike. Jo thjesht si një parti të re, por si një projekt kombëtar i ripërtëritjes së Shqipërisë, një projekt që i riktheu vendit pluralizmin, dinjitetin dhe shpresën. Dhe në këtë rrugë, ëndrra e shqiptarëve u shndërrua në thirrje, thirrje që na çon drejt rrënjëve tona të farkëtuara nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, drejt një Shqipërie si gjithë Evropa. Dhe në këtë rrugë, Shqipëria nuk është e vetme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mbështet demokracinë shqiptare dhe jo shurrin e saj.
Ata kanë investuar tek liria dhe jo tek korrupsioni. Sot për fat të keq, një pjesë e elitave janë pa projekt, të tërhequr nga frika, të mbyllur në konformizëm, të heshtur përballë pushtetit. Ne e kuptojmë këtë gjendje njerëzore, e respektojmë, por duhet thënë me ndershmëri, kur elitat heshtin, projektin kombëtar duhet ta marrin dhe po e marrin në dorë qytetarët e Republikës. Dhe sot në këtë shesh, ju jeni garancia morale dhe politike e lirive të intelektualëve e atyre që duhet të flasin por që kanë zgjedhur të heshtin. Sonte bashkë me ne janë dhe ata që nuk janë fizikisht këtu, rezistenca e heshtur, ata që shohin tek secili prej jush zërin që u është mohuar. Historia jonë e ka provuar se në momentet më të errëta ky komb ka ditur të ringrihet.
Partia Demokratike i solli Shqipërisë lirinë, pluralizmin dhe orientimin perëndimor. Këto nuk janë privilegje, janë themele. Ne respektojmë mendimin ndryshe, edhe heshtjen, edhe frikën njerëzore, por fjala e lirë, dinjiteti dhe e vërteta sonte mbrohen nga ju.
Koha për të reaguar është tani, sepse vonesa në histori shpesh është kthyer në fatalitet. Shqipëria nuk ka më luksin e pritjes, ka vetëm detyrimin e guximit, guximin e misionarëve që sonte do ta bëjnë dhe po e bëjnë historinë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Një qytetar është paraqitur në protestën e tretë kombëtare të opozitës me plis n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu dhe është nisur drejt a...
Foto ilustruse TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës ka nisur, ndërkohë që janë zbuluar se kush do të flasë pa...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë të shkurtër pr mediat ...
TIRANË- Protesta e opozitës pritet të filloj pas pak minutash, ndërsa në rrugët e kryeqytetit kane dalë protestues të ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës komb&e...
Foto ilustruse TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur alarmin në lidhje me kolapsin e krijuar me ...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha, ku u ...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që ...
TIRANË- Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë n&eum...