LIVE UPDATES
Politike

Rama i drejtohet nesër në 15:00 Këshillit të Evropës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty për UÇK

Rreth orës 15:00 (me orën shqiptare), nesër Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

11 Tetor 2022, 16:32 Nga k.m.
Rama i drejtohet nesër në 15:00 Këshillit të Evropës,
Edi Rama

TIRANË- Nesër, data shënon 12 tetor. Kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg. Rreth orës 15:00 (me orën shqiptare), nesër Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

"Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… NESËR FJALA IME NË KËSHILLIN E EUROPËS,"-shkruan Rama sot në rrjetet e tij sociale.

POSTIMI I PLOTË:

Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. Pas kalimit në Kuvend, Rezoluta u është dërguar:

1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;

4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Madje për të, kryeministri Edi Rama foli edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,. Gjatë fjalimit të tij, raportin e Marty-t dhe ndikimin e tij në drejtësi e ka cilësuar si një 'dështim' që po njollos një vend. Ndërsa nuk kaloi pa kërkuar nga OKB që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport të ri.

“Sa përmendet fjala Ballkan, vijnë imazhet e njollosura të krimeve njerëzore, të gjenocidit në Srebrenicë dhe spastrimin etik të shqiptarëve në Kosovë, llogaridhënia duhet të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim dhe vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe bashkëpunimit mes palëve, drejtësia shërbehet me fakte, prova dhe me të dhëna, nuk mund të mos ndaj një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për botën. Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar/shkrimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës.

Ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme,”-tha Rama.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK. 

Duke u bazuar në të dhënat e këtij raporti janë ngritur padi për krime lufte për shumë drejtues dhe komandatë të UÇK-së, por së fundmi shteti i Kosovës ka marrë goditjen më të fortë. Për krime në të ashtuquajturën "shtëpia e verdhë" në Burrel, akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj dhe Jakup Krasniqi. Përveç kupola e UÇK-së, të gjithë të tjerët kanë mbajtur poste të larta në Kosovës, veçanërisht Hashim Thaçi, i cili ka qenë president, por edhe kryeministër. 

edi rama këshilli i evropës në strasburg strasburg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj