LIVE UPDATES
Politike

RREGULL APO CENSURË? Si po e bunkerizon KLP qasjen në informacion dhe zgjedhjen e të 'parapëlqyerve'

Nëse çështja i përket Këshillimit dhe diskutimit brenda në Këshill, atëherë KLP nuk jep informacion. Njësoj edhe kur kërkesa cënon sigurinë Kombëtar apo informacionin e klasifikuar.

11 Tetor 2022, 12:54 Nga f.g
RREGULL APO CENSURË? Si po e bunkerizon KLP qasjen në informacion dhe
Foto ilustrim

TIRANE- Këshilli i Lartë i Prokurorisë e quan një "marrëdhënie korrekte" raportin që mediat duhet të kenë me "qeverinë" e prokurorëve dhe këtë nga sot në mënyrë të çuditshme e miraton me një rregullore. Duke argumentuar se në hartimin e saj iu është kërkuar mendimi edhe disa gazetarëve që punojnë në media por që emrat nuk iu duhen, KLP nga sot bunkerizohet. Bunkerizon informacionin dhe qasjen në informacion. "Dosja" vëzhgoi me imtësi rregulloren e miratuar sot dhe ku gjeti disa pika që tregojnë më shumë një bezdisje të KLP nga interesi i shtuar mediatik sesa rregullimin e një marrëdhënieje korrekte. KLP cakton në pikën 1 se raporti i mediave me KLP do të mbahet nga Koordinatori për të Drejtën e Informimit përmes mbikqyrjes së një anëtari të KLP. Pra, një nga anëtarët e KLP do të miratojë informacionin që do ti serviret publikut. 

"Kontaktet e Këshillit me përfaqësuesit e medias do të mbahen nga Koordinatori për të Drejtën e Informimit, vetëm sipas udhëzimeve dhe nën mbikëqyrjen e anëtarit të caktuar nga Këshilli, i cili miraton paraprakisht çdo informacion që i përcillet
medias."-thuhet në rregullore. 

Më tej caktohen edhe rastet kur kërkesa për informacion e cila kalon një kalvar të gjatë për tu futur në Këshill, mund të refuzohet. Nëse çështja i përket Këshillimit dhe diskutimit brenda në Këshill, atëherë KLP nuk jep informacion. Njësoj edhe kur kërkesa cënon sigurinë Kombëtar apo informacionin e klasifikuar.

Por pika më kulminante e rregullores është ajo se KLP është institucioni që të kërkojë se cili gazetar do të mbulojë aktivitetet, nëse nuk i pëlqen atëherë mund ta ndërrojë. 

"Çdo kërkesë për informacion duhet t’i drejtohet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, i cili është përgjegjës edhe për koordinimin e sigurimit të informacionit brenda institucionit. Koordinatori për të Drejtën e Informimit, me miratimin e
anëtarit të caktuar të Këshillit, ka të drejtë të kërkojë nga drejtuesi përkatës i medias së akredituar zëvendësimin e një gazetari, nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje. Në rastin kur shkelja është publike, e rëndë, apo flagrante, anëtari i caktuar nga Këshilli merr vendim për heqjen e akreditimit të gazetarit që kryen shkeljen. Vendimi i komunikohet drejtuesit të medias përkatëse, nëpërmjet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit. Në këtë rast, anëtari i caktuar njofton Këshillin në
mbledhjen e radhës. Kërkesat për informacion do të dërgohen si rregull përmes postës elektronike, si edhe përmes telefonit, gjatë ditëve të javës nga ora 08:00 deri në 16:00, e në raste të veçanta të karakterit të ngutshëm edhe jashtë këtij orari. Çdo kërkesë regjistrohet në protokoll dhe merr një numër të veçantë."-thuhet në rregullore. 

A rrezikon që KLP me këtë vendim të krijojë një grup gazetarësh të parapëlqyer të cilët do të kenë një qasje të hershme në informacionin që duhet ta kenë të gjithë të tjerët? 

Pa dashur të paragjykojmë rregulloren e KLP dhe dëshirën për të nisur një raport korrekt mes medias dhe institucionit, a nuk do të ishte më mirë, që institucione si KLP në kohën e lajmeve të rreme dhe betejën e lajmeve të Tik-Tok, të shkurtonin burokracinë dhe të lehtësonin aksesin e gazetarëve në informacion për të evituar lajmet e rreme? Nëse KLP interesohet për transparencën atëherë pse do të duhet një pikë e posaçme që përcakton se cili reporter është i 'denjë' dhe cili jo për të ndjekur punimet e Këshillit? I shërben transparencës apo Këshillit?/Dosja.al

klp rregullorja e klp skandali i rregullores se klp

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj