LIVE UPDATES
Politike

MESAZHI I KIM/ Kush po e frikëson drejtësinë? 3 çështjet e bujshme që presin verdikt

Edhe pse nuk e thotë drejtpërdrejt, mesazhi i Kim bie si këmbanë në veshët e 3 personave në Shqipëri. Ata janë Alqi Bllako, Saimir Tahiri dhe Sali Berisha.

11 Tetor 2022, 12:20 Nga f.g
MESAZHI I KIM/ Kush po e frikëson drejtësinë? 3
Yuri Kim, Sali Berisha, Saimir Tahiri dhe Alqi Bllako

TIRANE- “Përpjekje për joshje, frikësim dhe shtrembërim…”, kjo është një pjesë nga mesazhi i njohur i ambasadores amerikane Yuri Kim e cila e ka risjellë sot në Twitter, duke shtuar se SHBA është me sytë hapur. Por kujt i drejtohet mesazhi? Këtë, Kim ka vendosur ta lejë enigmë duke mos qenë aq me “vetëdije” si në rastin e përpjekjeve.

Ambasadorja flet për modele të vjetra korrupsioni dhe ndikimi dhe deklaron me forcë se SHBA është në mbështetje të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Por për kë e ka fjalën ambasadorja? Edhe pse nuk e thotë drejtpërdrejt, mesazhi i Kim bie si këmbanë në veshët e 3 personave në Shqipëri. Ata janë Alqi Bllako, Saimir Tahiri dhe Sali Berisha. Dy të parët janë në një përballje me hekurat ndërsa Berisha kërkon një vendim që i jep “përjetësinë” e PD, në përballjen me Lulzim Bashën.

Çfarë ka ndodhur me këto 3 çështje dhe pse kthehen tani në vëmendjen e publikut ndoshta dhe Kim?

Alqi Bllako del nga burgu për tu kujdesur për 3 fëmijët

Gjyqtarja Irena Gjoka, pjesë e trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar liroi të enjten nga qelia ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Bllako ishte në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në hetimet për shkeljet me inceneratorin e Fierit. Bllako u lirua përmes ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpi pasi sipas avokatit mbrojtës, Sokol Hazizaj, Bllako është babai i 3 fëmijëve të mitur që kërkojnë kujdesin e tij. Alqi Bllako u vetëdorëzua në polici më 1 prill të këtij viti.

Saimir Tahiri kërkon lirinë me "procedurë"

Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre aktualisht në qeli, kërkon lirinë me “procedurë”. Tahiri ka dërguar një kërkesë në gjykatën e Elbasanit ku kërkon njohjen e kohës së paraburgimit. Tahiri pretendon se vendimi i parë, ai i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që e dënoi në shkurt të vitit 2019 me 3.4 vite të konvertuara në shërbim prove mund të zgjidhet prej tij, përmes një klauzole që i lejon një të dënuari që ka dy dënime, të zgjedhë se cilin dënim do të vuajë. Tahiri ndodhet në burgun e Lushnjes ku vuan dënimin për "Shpërdorim detyre".

Sali Berisha dhe beteja për marrjen përfundimtare të partisë

Më 3 nëntor 2022, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike për vendimet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD. Gjyqtarja Irida Kacerja ka në dorë vendimin për Berishën. Që prej muajit mars kur Gjykata e Shkallës së parë njohu statusin e dalë nga kongresi i Berishës dhe u apelua nga Enkelejd Alibeaj cështja ka mbetur pezull pasi nuk ka një vendim të Apelit se cilit nga statutet do të mbetet në fuqi, ai i Berishës apo ai i Bashës. Kjo çështje është zvarritur që prej 25 marsit pas ndryshimit dy herë të relatorit të çështjes. Më herët, çështja iu caktua Gent Shalës ndërsa më pas e mori Kacerja. Por çfarë pretendon Alibeaj? Pasi gjykata i njohu Kuvendin Kombëtar Berishës dhe vendimet e marra më 11 dhjetor, grupi Alibeaj apeloi vendimin dhe paralajmëroi kallëzim penal për Agron Zhukrin.

Sipas Alibeajt, Zhukri ka nxjerrë një vendim pa dosje e fakte dhe pa patur palët. Pala pretendon se një vendim të ketë efekt, palët duhet të jenë prezentë dhe kjo u është mohuar nga gjykata. Beteja vazhdon më 3 nëntor…

Për kë ta ketë vallë Kim?/Dosja.al

saimir tahiri alqi bllako sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet