LIVE UPDATES
Politike

“Ballkani i hapur”/ Gjermania: Gjithëpërfshirje! Procesi i Berlinit të mos dublohet, për Amnistinë Fiskale të ndiqen këshillat e BE

E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor në intervistën për DW, shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrëfen për pritshmëritë e saj nga samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit.

11 Tetor 2022, 07:36 Nga DOSJA
“Ballkani i hapur”/ Gjermania: Gjithëpërfshirje! Procesi i
Susanne Schűtz

Deutsche Welle: Znj. Ambasadore, cili ishte qëllimi i vizitës suaj këtë herë në Tiranë?

Susanne Schűtz: Këtë herë erdha për të patur bisedime politike me përfaqësues të qeverisë, opozitës, gjithashtu të shoqërisë civile si edhe për të mbajtur konsultimet politike vjetore me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Cilat janë mesazhet që  keni përcjellë gjatë bisedimeve, që sapo i përmendët?

Ne jemi shumë të vetëdijshëm në Gjermani, në Europë por edhe në këtë rajon, që bota nuk është më e njëjta, pas 24 shkurtit. Fakti që Rusia është duke pritur regresionin e luftës kundër Ukrainës ka rritur ndjenjën e pasigurisë edhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe natyrisht jemi të ndërgjegjshëm që gjithë Europa, por sidomos këtu, në këtë rajon, do të ketë sfida të shtuara ekonomike. Prandaj, jemi shumë të lumtur që në sfondin e kësaj lufte, BE dhe gjithashtu partnerët e tij në Ballkanin Perëndimor, kanë treguar unitet të madh në dënimin e luftës. Duhet  të them që ne kemi mirëpritur shumë që Shqipëria, por gjithashtu Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë qënë shumë të qarta dhe janë pajtuar 100 përqind me sanksionet e BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Vizita juaj këtë here në Tiranë ndodhi në prag të Samitit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndinor, në kuadër të Procesit të Berlinit, më  3 nëntor, në Berlin. Si do ta karakterizoni ju situatën aktuale në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor?

Ne jemi shumë të lumtur që në 19 korrik Shqipëria nisi bisedimet e për anëtarësimin në BE. Ky është vërtet një moment historik në rrugën e Shqipërisë për t'u bërë anëtare e BE-së. Dhe po ashtu jemi shumë të lumtur që më në fund Maqedonisë së Veriut iu dha drita e gjelbër, sepse ishte një sinjal i rëndësishëm edhe për pjesën tjetër të rajonit, që procesi i zgjerimit të BE-së është ende dinamik dhe që premtimi që u është dhënë të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për t'u bërë anëtare të BE-së, është realitet. Ne jemi të bindur për këtë dhe do ta realizojmë. Ju përmendët Procesin e Berlinit dhe ne jemi shumë të lumtur që qeveria gjermane e kancelarit Scholz e ka marrë përsipër këtë iniciativë dhe do ta vazhdojë. Për dy vjet Procesi i Berlinit u zhvillua vetëm në format virtual dhe këtë vit për herë të parë, do të ketë përsëri takime në nivel ministror, të ministrave të jashtëm, atyre të ekonomisë dhe punëve të brendshme. Dhe më 3 nëntor do të jetë samiti i Procesit të Berlinit, i kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ne do të vazhdojmë me nismat e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit, që në fillim të tij, sidomos me agjendën e ndërlidhshmërisë, ndërlidhjen e njerëzve, rinisë dhe shoqërisë civile. Do të ketë edhe nisma të tjera si ato në energji, siguri dhe solidaritet dhe gjithashtu me vijimin e agjendës së gjelbër të BE-së. Një temë shumë e rëndësishme, në krye fare të agjendës së Procesit të Berlinit është arritja e marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Rajonal që u hartua në vitin 2020, por që ende është duke pritur progres në 4 marrëveshjet, të cilat deri tani nuk janë nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Por mund të them që po punojmë shumë për të kapërcyer problemet e mbetura brenda pak javëve të ardhshme, që Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet i aplikueshëm për të gjithë njerëzit në rajon. Jemi shumë të sigurt që do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë: për të udhëtuar me kartat e identitetit,  për të njohur diplomat profesionale dhe gjithashtu kualifikimet akademike.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Pragë, në samitin e Komunitetit Politik Europian, në 6 tetor 2022. Pra  ju jeni optimiste, se më 13 tetor Këshilli i BE-së do të dalë me një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën?  

Po, më 13 tetor, në Bruksel, do të ketë një takim të grupit të punës së vizave. Jemi shumë të lumtur që Komisioni do të paraqesë një përditësim teknik të raportit të tij lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë herë ne llogarisim mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Gjermania është shumë mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është thënë madje edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë sonë. Shohim që tani ka mbështetje edhe nga vende si Franca, kështu që shpresojmë që aty nga fundi i vitit  të gjitha shtetet anëtare të BE do të japin dritën e gjelbër politike për të shkuar përpara me liberalizimin e vizave dhe do të jetë një ꞔështje e zbatimit praktik në terren. Ne dëshirojmë të shohim që ky premtim që dha BE para vitesh të plotësohet tani për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Më lejoni të kthehem përsëri tek Procesi i Berlinit. Kemi dy nisma: Procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur, kjo e fundit si një përpjekje për të zbatuar Procesin e Berlinit në jetën e përditshme. A mendoni  se duke operuar te dyja këto nisma rezultatet do te jene më të shpejta apo mendoni që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevoje për një mekanizëm të unifikuar bashkëpunimi?

Procesi i Berlinit u krijua si një platformë për të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të vepruar si një katalizator për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE dhe natyrisht, edhe integrimin rajonal. Ne besojmë që gjithëpërfshirja e të 6 shteteve është shumë e rëndësishme. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtete. Ne jemi që gjithëpërfshirja në proces është e rëndësishme dhe që nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore. Është shumë e rëndësishme gjithashtu që të gjitha marrëveshjet e finalizuara në nismën e Ballkanit të Hapur të jenë në përputhje me acqui-të e BE-së sepse nëse jo, më vonë o të jetë më e vështirë për t'i riformatuar sipas standardeve dhe rregulloreve të BE.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë samitit të Ballkanit të Hapur, më 2 shtator 2022 në Beograd.

Po flasim për procesin  e Berlinit, për dhe Tregun e Përbashkët Rajonal. Ndërkohë, në rajon vazhdon ikja e kapitalit human. Për shembull, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të emigrimit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Më shumë se 1 milion shqiptarë kanë emigruar deri tani. Si mendoni ju, si mund të ndalohet ky fenomen?

Natyrisht, duhen krijuar  kushtet e duhura këtu në Shqipëri, që njerëzit të qëndrojnë, të shohin se e ardhmja për ata dhe fëmijët e tyre është këtu, në Shqipëri, në rajon. Ju e dini që Gjermania ka punuar për vite si një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh për ta mbështetur Shqipërinë në krijimin e kushteve të duhura ekonomike dhe në fushën e arsimit, kemi punuar në sektorin e arsimimit për të rriturit. Përpiqemi të mbështesim Shqipërinë por natyrisht, me sa duket, kërkohen më shumë përpjekje, nisma nga vetë qeveria për të siguruar mundësitë e duhura të punësimi për njerëzit, që punësimi të bëhet në bazë të meritave, si edhe që lufta kundër korrupsionit të  bëhet shumë seriozisht dhe në mënyrë aktive.

Cili do të ishte mesazhi që Gjermania dhe BE do t'i përcillte qeverisë Rama, qeverisë së Shqipërisë për nismën e saj lidhur me planet e qeverisë për një amnistinë fiskale pa detyrimin për të deklaruar burimet e parave?

Është shumë e rëndësishme që Shqipëria tani do të punojë shumë ngushtë me Komisionin dhe shtetet anëtare, që të ꞔojë përpara procesin e hyrjes në BE. Përsa u përket nismave legjislative, ato duhet të jenë,  si deri më tani, në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së. Lidhur me amnistinë fiskale BE është duke kryer konsultime nga afër me qeverinë shqiptare, dhe ka vënë në dispozicion ekspertë për ta këshilluar Shqipërinë për këtë nismë legjislative. Ne mendojmë që Shqipëria duhet të ndjekë ngushtësisht këshillat e BE-së për dizenjimin e kësaj iniciative.

Marrë nga DW

susanne schűtz ballkani i hapur procesi i berlinit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë