LIVE UPDATES
Politike

‘Rama nuk duhet të flasë serbisht’, Vokshi: Po ndryshon ligjin për t’i dhënë vetes imunitet

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD Albana Vokshi  deklaroi se rezoluta në diskutim ishte mbi 90% kontribut i forcës së saj politike, duke theksuar se ky është rezultati kur opozita përfshihet dhe nuk përjashtohet.

14 Maj 2026, 11:55 Nga I.A
‘Rama nuk duhet të flasë serbisht’, Vokshi: Po ndryshon
Albana Vokshi

TIRANË- Seanca parlamentare ku diskutohej rezoluta për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian u shndërrua në një arenë akuzash të rënda nga opozita ndaj qeverisë. Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD Albana Vokshi  deklaroi se rezoluta në diskutim ishte mbi 90% kontribut i forcës së saj politike, duke theksuar se ky është rezultati kur opozita përfshihet dhe nuk përjashtohet.

 Sipas deputetes, ky raport nuk adreson asnjë nga problematikat reale me të cilat përballet vendi, problematika të cilat, sipas saj, ngrihen vazhdimisht nga organizmat ndërkombëtarë. Vokshi tha se, në Shqipëri pushtetet janë të përqendruara në një dorë, me median, shoqërinë civile dhe drejtësinë nën kontroll.


"Duhet të them që ky variant, kjo rezolutë, draft rezolutë që po diskutohet dhe uroj të miratohet në fund të kësaj seance, është mbi 90% kontribut i opozitës. Ja ç'do të thotë kur opozita nuk përjashtohet, kur opozita nuk refuzohet, kur opozita lejohet që të marri pjesë në procese, kur opozitës i jepet vendi, i merret mendimi, i lejohet kontributi dhe arrihet në rezoluta të cilat unë gjykoj që janë në formë shumë serioze dhe përmendin të gjitha problematikat, të cilat në fakt, raporti vjetor i Këshillit të Ministrave nuk i prek. Dhe unë mendoj që kjo është arritja e rezolutës. Ne kemi dalë përtej raportit që ka sjellë Këshilli i Ministrave, i cili nuk jep asnjë përgjigje për asnjë çështje, për asnjë shqetësim të ngritur në të gjitha raportet e fundit të të gjitha organizmave ndërkombëtarë. Dhe së fundmi, edhe raporti i miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili ka ngritur shqetësime konkrete dhe ka vënë edhe alarmin madje në disa prej çështjeve shumë sensitive, të cilat i prek edhe rezoluta. Ajo që unë dua t'i referohem, sepse rezoluta bazohet mbi raportin, mbi raportin e sjellë. Raporti është, për mua, ndër më të përciptit dhe raportet më të dobta ndonjëherë. Nuk i jep përgjigje asnjë çështjeje dhe nuk informon publikun. Dhe kjo është edhe arsyeja që juve të gjithë procesin e mbani sekret. Ja vura në dukje edhe kryenegociatores, kur u paraqit në komision, meqënëse sot ka refuzuar që të jetë e pranishme dhe e përsëris që ajo duhet të ishte sot këtu për t'ju dhënë përgjigje të gjitha shqetësimeve të të gjithë deputetëve.

Edi Rama nuk duhet të flasi serbisht, por duhet të flasi shqip. Duhet të ishte sot këtu. Nuk mund të krijojë axhenda më vete integrimi, por duhet të jetë këtu, të flasi për raportin dhe t'i japë përgjigje pse Shqipëria sot është shumë më keq se Mali i Zi. Dhe Mali i Zi shumë shpejt do mbylli të gjithë kapitujt, ka krijuar edhe grupin negociator dhe do hyjë shumë më parë se Shqipëria në familjen europiane. Është një proces pra që po e mbani sekret, hermetik. Nuk ka asgjë të publikuar. Pse? Pse nuk publikohen kushtet? Çfarë sekreti mbani? Pse nuk duhet ta dinë qytetarët? Madje, ju kërkohen dhe certifikata sigurie personave që bëjnë negociatat. A e keni dëgjuar ndonjëherë që të marrin certifikatë sigurie kur TIMS-i, AKSHI, të gjitha sistemet janë duart e krimit të organizuar? Ku kontrollohen nga krimi i organizuar? Pse duhet të jetë hermetik procesi i integrimit? E përmendën dhe kolegët, hera e parë që raportohet për integrimin, për një proces që duhet të jetë në fakt në përditshmërinë e çdo komisioni parlamentar, në përditshmërinë e aktivitetit parlamentar. Realiteti që keni dëshmuar në raport, në fakt është krejt i, ajo që keni dëshmuar në raport është në fakt krejt i ndryshëm nga realiteti. Duket sikur flitet për dy vende të ndryshme. Nuk është dhënë asnjë përgjigje në raport pse “V-Dem Institute”, mbas raportit final të ODIHR-it, e konsideron Shqipërinë autokraci elektorale. Ku të gjitha pushtetet përqëndrohen në një dorë. Ku media është e kontrolluar, ku shoqëria civile është e kontrolluar, ku drejtësia është e kontrolluar. Pretendohet që bëhen zgjedhje, po në fakt zgjedhjet dhunohen, opozita shantazhohet, persekutohet, arrestohet, burgoset.

E thonë qartë të gjitha raportet, por raporti i Këshillit të Ministrave nuk thotë asgjë. Edhe Komisioni Europian, edhe AFETI së fundmi ka thënë që po, kemi ligje, kemi legjislacionin që lejon zgjedhje të lira, por zgjedhjet në fakt nuk kanë qenë të lira. Strukturat partiake janë bërë njësh me strukturat shtetërore. Partia shtet i dhunoi zgjedhjet. Partia shtet i shantazhoi qytetarët. U keqpërdorën masivisht burimet administrative. Vota u ble dhe pati dhe influencë të bandave kriminale. Por raporti nuk thotë asgjë për këtë. Dhe në sajë të propozimit të opozitës, kjo është adresuar. Është adresuar qoftë në pjesën e Kuvendit, detyrave të Kuvendit, por edhe kërkesave për qeverinë. Është të intensifikohet ritmi i reformës zgjedhore në zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, për garantimin e zgjedhjeve të lira. E thotë rezoluta. Po a do i përmbaheni ju rezolutës të cilën po e miratojmë sot? Shpresoj që po, që të mos mbetet vetëm në letër. Të gjitha këto duhen bërë plan pune. Asgjë nuk thotë raporti i Këshillit të Ministrave për indeksin e perceptimit të korrupsionit. 11 vende kemi rënë në vetëm një vit. Ka ngritur alarmin AFETI. Korrupsioni thotë është çështje madhore, i shpërndarë kudo, në të gjitha nivelet. Asgjë nuk thotë raporti. Nuk flet raporti as për shqetësimin madje që ka ngritur po AFETI, që ka folur jo vetëm për korrupsionin si shqetësim madhor, por ka folur edhe për atë që super-imunitetin, të cilin na e kanë propozuar kryetari i grupit, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe kryeministri dora vetë. Super-imuniteti për të mbrojtur korrupsionin jo të lindave të tij, jo. Korrupsionin e tij. Edi Rama me ndryshimet e nenit 242 kërkon të mbrojë veten e tij, askënd tjetër," tha Vokshi./Dosja.al

albana vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj