Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Alizoti u shpreh me ton kritik ndaj qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po largohet nga standardet demokratike dhe se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të arrihet përmes propagandës apo servilizmit, por vetëm përmes kritikës dhe respektimit të vlerave demokratike.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gjendjen e demokracisë në vend. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Alizoti u shpreh me ton kritik ndaj qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po largohet nga standardet demokratike dhe se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të arrihet përmes propagandës apo servilizmit, por vetëm përmes kritikës dhe respektimit të vlerave demokratike.
Alizoti iu referua edhe parimeve themeluese të Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës si kushte thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë.
"Të jesh pjesë e një unioni sot, ku është unioni më demokratik në botë, është mirë që të diskutojmë. Dhe ata që e ndërtuan dhe e themeluan këtë union, besuan që e ardhmja e tyre dhe ku i dorëzuan planin nga Jean Monnet-ja, Robert Schuman-it, i cili kishte kaluar në Luftën e Dytë Botërore, kishte përjetuar luftën, autokracinë, diktaturat, filloi të besonte dhe hodhi një tezë: Kombet tona do të jenë të sigurta vetëm nëse ka demokraci. Në Shqipëri nuk ka demokraci. Në Shqipëri ka autokraci. Nuk shkohet në Europë as me recitime, as me lavdërime, as me servilizëm, por shkohet me kritikë. Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në parlament, duhet të jetë kryenegociatorja dhe duhet të lexohet raporti për problemet që ka Shqipëria. Nëse ne flasim më shumë për problemet, jemi më afër Europës.
A nëse ne kthehemi lavdërimeve, propagandës, glorifikimeve, atëherë nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm se kthehemi aty ku ishim 50 vjet tërë kohës. Kështu që, kjo ditë kaq e rëndësishe dhe unë do mbaja një fjalim po e tërhoqa fjalën, ka lënë vetëm katër minuta për të folur për integrimin e Shqipërisë, e cila është një vizion e një pjese të madhe të persekutuarve politikë që vdiqën burgjeve të komunizmit për vlerat perëndimore. Vetë doja të flisja sot të paktën 10 minutësh për këtë tezë. Koha e caktuar është minimaliste. Ne nuk hyjmë në Europë me servila. Harrojeni këtë gjë. As me injorim, as me bullizim. Europa është vlerë. Bazohet në një vlerë të madhe. Dhe me, nuk hyjmë dot as me krimin e organizuar, as me heqje fjale, as me shkurtim fjale. Hyjmë vetëm me vlera. Prandaj do ishte etike, por njerëzit që nuk kanë pasur ndonjëherë etikë, nuk e kuptojnë ç'është Bashkimi Europian”, tha Alizoti./Dosja.al
TIRANË- Është zbuluar drafti final i rezolutës për antarësimin në BE i dakordësuar nga dy partitë e mëd...
Gazment Bardhi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me raporti...
Berisha dhe Spiropali TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me replika mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetes së ...
Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën socialiste se nuk po lexojnë raportin për integrimin p...
Niko Peleshi TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për interperlancë me kryeministrin Edi Rama është rrëzuar n...
odihr TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar Opinionin Urgjent për projektligjin e ri mbi financimin e partive në Shqipëri, duke e vler&e...
kuvend TIRANË- Sot në orën 10:00, Kuvendi mblidhet për të shqyrtuar raportet e DASH-it dhe Komisionit Europian mbi klimë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin me Erion Braçen dhe zërat për tensione brenda Partisë Socialiste, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tregoi për herë të parë një episod të panjohur nga fillimet e pluralizmit po...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë raportin me Elisa Spiropalin, pas përplasjeve t&eu...