Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I pyetur gjatë intervistës në "Koha Jonë", nëse Spiropali rrezikon masa brenda Partisë Socialiste, Rama u shpreh çdo njeri mund të gabojë dhe kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dy herën, por nuk ka një të tretë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë raportin me Elisa Spiropalin, pas përplasjeve të fundit brenda Partisë Socialiste. I pyetur gjatë intervistës në "Koha Jonë", nëse Spiropali rrezikon masa brenda Partisë Socialiste, Rama u shpreh çdo njeri mund të gabojë dhe kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dy herën, por nuk ka një të tretë. Në vijim, kryeministri la të kuptohet se kontributet politike kanë peshë në vlerësimin e situatave të tilla.
Pjesë nga intervista:
Nikollë Lesi: Bukur fort. U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin.
Kryeministri Edi Rama: S'ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?
Nikollë Lesi: Do përjashtohet? Se ajo tha ‘’më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto’’. Domethënë që lutja vetëm ‘’më hiq qafe’’ apo nuk do të përgjigjesh?
Kryeministri Edi Rama: Kush thotë ‘’hajde, këtu më ke, më vrit’’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë ...
Nikollë Lesi: S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.
Nikollë Lesi: Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po nuk do ta thuash. Dy. Dy vija që i ka shkelur dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha ‘’e kisha përjashtuar për tre minuta’’. Tha Martini. I thashë ‘’gabim të përjashtosh’’. Jo- tha ai. ‘’Unë e kisha përjashtuar -tha Martin Leka- në vend, në sekondë’’. ‘’Po Rama është tolerant- tha ai. Jo unë.
Kryeministri Edi Rama: Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.
Nikollë Lesi: Pra Elisa Spiropali ka dhe një vit të kuqe, ndryshe përjashtohet tani.
Kryeministri Edi Rama: Jo, këto i thotë ..këto janë si titujt e “Kohës”, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata doktori, shko te doktori.
Nikollë Lesi: Nuk e di nëse e ka regjia, ta shfaqë. Doktor shko doktori. Blushi që i bën këto tituj fantastik. Redaktori i paparë. Kryeministër, ligji për portalet kur do miratohet sepse për mua është një kaos total, është natyrisht një liri ekstreme. Unë nuk jam për reprezalje. Ju patë një projekt për ligjin për portalet, që duhet pa diskutim ligji për portalet, por jo në atë mënyrën si e bëri qeveria, për ta kontrolluar me AKEP-in dhe me AMA-n nëqoftëse nuk gabohem. Po të isha unë që kam qenë dikur deputet, do propozoja që ligj të prerë për portalet, që të ketë adresën ai portali, ta ketë në e-mail administratorin, kryeredaktorin, adresën, pagesat e tatimeve që ka. Jo kështu si hajdut, si batakçi, se ka portale gjobëvënës. Po të isha unë, i kisha mbyllur me të gjitha format. Gjobëvënës.
Kryeministri Edi Rama: Ti do regjim, mor vëlla. Nuk ka regjim këtu. Ne kemi bërë një draft atëherë që ti e mbështete. Madje më ke çuar dhe mesazhe.
Nikollë Lesi: Po, jam dakord po jo në atë mënyrë ore, Edi.
Kryeministri Edi Rama: Ke çuar dhe mesazhe se ti zakonisht nuk i çon mesazhe njerëzve.
Nikollë Lesi: Po mor po, e çova se e kam bindje e kam bindje./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga figurat më të njohura të medias shqiptare, disa prej të cilë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thumbuar emisionet politike, duke thënë se do bëhen xhelozë kur ta shikojnë në...
TIRANË- Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar në lidhje me investigimin e emisionit Piranja për zhytjen e pallateve t&...
TIRANË- Qeveria ka miratuar një vendim për dëmshpërblimin e fermerëve të kafshëve të prekura nga së...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias me një kë...
TIRANË- Qeveria ka miratuar një vendim të ri për kompensimin financiar të shoqërive të transportit qytetës, rrethqytet...
Në 35-vjetorin e gazetës, sonte në ”Koha Jonë-Debat”, në ora 20.00 kryeministri Edi Rama vjen në një rrëfi...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit...
Foto nga takimi Interesat personale të dy grupeve që janë krijuar mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ka denoncuar skandalin e inskenimeve nga policia me turistët e ndaluar gjatë pr...