LIVE UPDATES
Politike

"Rama u vetëshpall kryetar i shkencës më keq se Enver Hoxha"/ Berisha: Kjo diktaturë ia kalon komunizmit qoftë në lirinë akademike, qoftë në buxhetin për shkencën

Berisha u shpreh se kjo që ndodh me këtë diktaturë sot, tejkalon çdo imagjinatë.

17 Dhjetor 2024, 19:44 Nga E. D
"Rama u vetëshpall kryetar i shkencës më keq se Enver
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët tha se kryeministri Edi Rama është më keq se Enver Hoxha, pasi u vetëshpall kryetar i shkencës. Gjithashtu Lideri i opozitës theksoi se kjo diktaturë ia kalon dhe komunizmit qoftë në lirinë akademike, qoftë në buxhetin për shkencën. Më tej Berisha u shpreh se kjo që ndodh me këtë diktaturë sot, tejkalon çdo imagjinatë.

"Së pari ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për praninë tuaj këtu, pedagogëve, studentëve, deputetëve, të rinjve. Në një debat për atë që përfaqëson gjënë më serioze të një kombi, për arsimin dhe në rastin tonë konkret, për universitetet. Gjatë këtyre viteve të rivendosjes të një diktature, por jo më me drapër dhe çekan, por me krim, drogë dhe vjedhje, të mobokracisë, të cilën studiuesi më i shquar i formave të diktaturave, e konsideron formën më të keqe. Më e keqe se diktatura naziste, komuniste, është diktatura e bandave sepse kjo e fundit nuk ndjek asnjë rregull. Meqë jemi këtu, kjo diktaturë e sotme, në raport me arsimin e lartë, ngjason shumë me diktaturën e shkuar, por ia kalon asaj disa herë në aspektin më thelbësor. Kjo diktaturë ia kalon diktaturës që ne përjetuam gjer në vitet ’90 qoftë në lirinë akademike, qoftë në buxhetin për shkencën.

Kjo që ndodh me këtë diktaturë sot, tejkalon çdo imagjinatë. Kryeministri, padrinoja, vetëshpallet kryetari i shkencës. Kjo ka një domethënie shumë të thellë. Ju garantoj se Kim JOng-un nuk është kryetar i shkencës, dhe Enver Hoxha nuk ishte kryetari i shkencës. Solli ligjin për të shpallur veten e tij kryetar të shkencës. Por kjo dëshmon se çfarë vullneti patologjik ka ky për të asgjësuar autonominë e universiteteve, lirinë akademike, pa të cilat universitetet përthahen nga viti në vit. E dyta, unë nuk kam këtu shifrat e buxhetit kur kam qenë pedagog, por kam një gjë ama, asnjë projekt nuk më është refuzuar mu, as kolegëve të mi, për arsye financiare. Absolutisht asnjë! Dhe u them këtu, kishte prej tyre që kushtonin.

Nuk shkonte asnjë në ministri, maksimumi gjer tek zëvendësrektori për çështjet shkencore. Shumicën i kishte kompetencë zëvendësdekani dhe këshilli shkencor. Mirëpo të atakosh lirinë akademike dhe të japësh një buxhet për shkencën që është 1 e 57-ta e mesatares së vendeve të OSBE, jo të OECD, se nëse e llogarit me OECD do ishte 1 e 500-ta, kjo do të thotë të bësh gjithçka për t’i falur, për t’i degraduar universitetet dhe trupën akademike të tyre. Pedagogun e bën akademik, e bën dijetar, puna shkencore. Sigurisht leksioni ka peshën e vet, vlerën e vet. Por në fund të fundit, pa kërkimin shkencor, pa hulumtimin, ai pedagog shndërrohet në një automat dhe kjo po ndodh tek ne," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj