Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se gjatë vizitës dy ditore Rama do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
FRANCË- Kryeministri Edi Rama do të nisë sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron. Mësohet se gjatë vizitës dy ditore Rama do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Ditën e premte në orën 08:30, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.
Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.
Të premten, në orën 12:30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp. Më pas, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.
Në orën 14:45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre. Axhenda do të vijojë në orën 16:00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.
Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.
dashnor sula TIRANË- Teksa për pak minuta pritet të nisë seanca e radhës plenare, deputeti Dashnor Sula është paraqitur ...
pamje para kuvendit TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, pritet të zhvillohet në orën 11:00 një pr...
foto nga protesta e kaluar TIRANË- Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita para bashkisë ...
Olta Xhaçka TIRANË- Ditën e sotmë në Parlament do të vendoset në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Se...
Foto ilustruese TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në fjalën e tij në tubimin qytetare ka uruar shqiptarët...
Foto ilustruese TIRANË-Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhim...
Foto ilustruese TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një fjalim përpara demokratëve në Rrëshen...
Plarent Ndreca TIRANË- Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Plarent Ndreca ka folur në lidhje me dy mbledhjet e zhvilluara të&...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjitshshëm i PD-ë, Flamur Noka ka mbajtur ditën e sotmë një deklaratë ku ka folu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë mëngjes të gjithë besimtarët myslimanë për festën Fi...