LIVE UPDATES
Politike

''Xibraka”, Bardhi kërkesë për mocion me debat parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

10 Prill 2024, 19:16 Nga h.k
''Xibraka”, Bardhi kërkesë për mocion me debat
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit tëlëndëve narkotike në vendin tonë.

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal.

Ashtu si në rastin e hetimeve për kanabisin, agjencive ligjzbatuese shqiptare do t’u vinin në ndihmë autoritetet e drejtësisë evropiane. Konkretisht, në Dhjetor 2014, Prokuroria e Hanoverit do të informonte Prokurorinë shqiptare së një grup kriminal kishte filluar prodhimin e kokainës, me qëllim trafikimin e saj në territorin gjerman.

Hetimet e mëtejshme do të zbulonin një fabrikë prodhimi dhe përpunimi të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, si dhe do tëzbardhte identitetin e një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga Genci Xhixha, Ilir Hyseni dhe Gentian Gjonaj, dhe kishte nëpërbërje gjashtë shtetas të tjerë, në role të ndryshme, përfshirë dy shtetas kolumbianë që merreshin me prodhimin e lëndës narkotike.

Nëntë shtetasit e identifikuar u dënuan për kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal, por sic del nga vendimet gjyqësore për shkak të gabimeve të kryera gjatë hetimeve nga Policia e Shtetit, si dhe dekonspirimit të operacionit, nuk u arrit të provohej trafikimi i kokainës, për të cilën kishte nisur hetimi fillimisht.
 
Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotëidentitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016.

Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrejnë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve tëpaidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM.

Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha.

Sipas të dhënave tësistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit.

Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024.” - thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

Më tej Gazment Bardhi shprehet se është detyra jonë si deputet të Kuvendit të Shqipërisë, që të shqyrtojmë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të mënjehershme.

“Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.”- përfundon shkresa e Bardhit.

''Xibraka”, Bardhi kërkesë për mocion me debat

gazment bardhi xibraka

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit