LIVE UPDATES
Aktualitet

"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja", raporti i DASH: Korrupsioni dhe papunësia nxisin trafikimin e drogës në Shqipëri! Paratë pastrohen në sektorin e ndërtimit

Sipas tyre bandat shqiptare operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.

21 Mars 2025, 18:34 Nga N.F
"Bandat shqiptare, rol të fortë në tregjet e huaja",
Foto ilustruese

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, ku përmendet edhe Shqipëria. Në raport theksohet se krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë.

Sipas tyre bandat shqiptare operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi. Më tej bëhet me dije se bandat përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion.

Gjithashtu në raport janë ndarë disa nga operacionet e zhvilluara kundër drogës. Sipas raportit një operacion i përbashkët në vitin 2024 çoi në shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale dhe sekuestrimin e 4.8 milionë dollarëve para të thata, armë zjarri, automjete dhe asete të tjera, si dhe 20 arrestime për akuza për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe kultivim dhe trafikim droge.

Raporti për Shqipërinë:

Krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë, sipas autoriteteve të ligjzbatimit shqiptar. Këto grupe të krimit të organizuar të udhëhequra nga shqiptarët ekspozojnë  krime, teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara. Ata operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.

Rrjetet kriminale shqiptare kanë qasje të drejtpërdrejtë tek prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut dhe rrjetet e trafikimit që e sjellin kokainën në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ata përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion. Krimi i dhunshëm në Shqipëri, përfshirë vrasjet, shpesh lidhet me krimin e organizuar, dhe gjyqtarë, prokurorë, policë, politikanë, gazetarë dhe aktivistë janë subjekt i frikësimit. Shqipëria merr pjesë në Koalicionin Global për të adresuar Kërcënimet e Drogave Sintetike, por gjatë kësaj periudhe raportimi zyrtarët nuk raportuan sekuestrimin e fentanilit ose drogave të tjera sintetike në sasi të konsiderueshme.

Prokurorët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit shqiptar morën pjesë në ekipe hetimore të përbashkëta të rëndësishme për kërkesat e anëtarësimit në BE. Këto dhe operacione të tjera, shpesh të mbështetura nga këshilltarë të SHBA-së dhe BE-së, çuan në shkatërrimin e disa organizatave të rëndësishme të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të drogës në vitin 2024. Struktura e Posaçme e Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë mori pjesë në 35 ekipe hetimore të përbashkëta në vitin 2023 dhe zgjeruan përdorimin e tyre në vitin 2024. SPAK-u sekuestroi dhe konfiskoi edhe asete të rëndësishme, përfshirë pasuri të paluajtshme, automjete, biznese dhe para të thata. Në një shembull, SPAK-u dhe Policia e Shtetit Shqiptar u bashkërenduan me Eurojust, Europol dhe autoritete të tjera duke patur si objektiv një grup të krimit të organizuar të udhëhequr nga shqiptarët që trafikonte kokainë dhe pastronte të ardhurat përmes kompanive që furnizonin fatura të rreme me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Operacioni çoi në 66 arrestime dhe sekuestrimin e 360 kilogramëve kokainë, 4.3 milionë dollarë para të thata dhe armë e asete të tjera me vlerë 65 milionë dollarë.

Autoritetet shqiptare vazhduan të hetojnë kultivimin e kanabisit në vend dhe trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Për shembull, një operacion i përbashkët në vitin 2024 çoi në shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale dhe sekuestrimin e 4.8 milionë dollarëve para të thata, armë zjarri, automjete dhe asete të tjera, si dhe 20 arrestime për akuza për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe kultivim dhe trafikim droge.

Korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe papunësia nxisin problemin e trafikimit të drogës në Shqipëri. Ndihma e SHBA-së përfshin këshillimin e SPAK-ut për çështjet e narkotikëve dhe krimit të organizuar; përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në hetime; këshillimin dhe trajnimin e agjencive mbikëqyrëse për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar brenda agjencive të zbatimit të ligjit; dhe ofrimin e pajisjeve të specializuara dhe trajnimeve për të përmirësuar aftësitë ligjzbatuese. 

Gjatë 12 muajve para tetorit të vitit 2024, një komision i pavarur shqiptar i mbështetur nga SHBA dhe BE shkarkoi 22 gjyqtarë dhe prokurorë për pasuri të pajustifikuara, me disa shkarkime gjithashtu të bazuara në kontakte me krimin e organizuar. Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtrënguar rregulloret dhe mbikëqyrjen e pastrimit të parave dhe për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar kudo në  qeveri dhe shoqëri. Ligjzbatimi shqiptar duhet të zgjerojë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë për të synuar në mënyrë proaktive rrjetet kriminale ndërkombëtare shqiptare.

dash korrupsion droga ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj