21 Mars 2025, 12:34
Nga I.A

TIRANË- Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me copa metali. Në njoftimin e kategorisë “Alert” është bërë me dije se duhet të largohet menjëherë nga tregu produkti “Fruit Toffee” Mix 500g me origjinë nga Maroku dhe datë skadence 26.04.2026 pasi te këto ëmbëlsirat janë konstatuar copa metali të cilat përbëjnë risk serioz për shëndetin e njeriut.
Prania e copave të metalit është konstatuar nga kompania prodhuese gjatë një vetëkontrolli , kjo e fundit më pas ka kërkuar tërheqjen nga tregu të këtij produkti. Televizioni “Ora News” iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion në lidhje me këtë rast. Ky institucion na bën me dije se subjekti importues i ëmbëlsirave është “World Wine shpk”.
Pas kontrolleve të kryera nga inspektoret e AKU në terren, më qëllim bllokimin e produktit, rezultoi se subjektet e kishin shitur dhe nuk kishte më gjendje. Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është se AKU jep emrin e ëmbëlsirave, të cilat janë paketim 500 g, por nuk publikon asnjë foto te produktit që paraqet rrezik nëse konsumohet.
Në mungesë të publikimit të fotove , i kemi kërkuar këtij institucioni informacion se përse nuk i njofton qytetarët për këto problematika me anë të rrjeteve sociale që disponon. AKU që i përdor rrjetet sociale vetëm për të treguar sukseset imagjinare dhe reale, e tejkalon përgjegjësinë duke u shprehur se njoftimin e ka bërë ne faqen zyrtare AKU.
Mos publikimi i këtyre njoftimeve kaq të rëndësishme për konsumatorët në rrjetet sociale të AKU, ngre pikëpyetje mbi transparencën e këtij institucioni, i cili paguhet nga taksat tona për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve./OraNews.al
be aku
Aktualitet
21 Mars 2025, 12:05
B.Z
Petrelë
TIRANË - Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një Park që është p...
Aktualitet
21 Mars 2025, 11:48
B.Z
Floriri
TIRANË - Një 39-vjeçar me origjinë turke është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për kon...
Aktualitet
21 Mars 2025, 11:05
M.B
Saimir Hoxha, administratori i firmës 'Hel Jon'
FUSHË-PREZË- Firma ku punonte drejtuesi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:38
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FUSHË-PREZË- Të tjera detaje vijojnë të zbardhen për aksidentin tragjik të ndodhur mbr&eu...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:31
M.B
Foto ilustruese
BURREL- Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Klos-Burrel, ku një fur...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:18
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me operacionin e ndërmarrë një ditë më par&eum...
Aktualitet
21 Mars 2025, 10:15
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka kanosur një punonjës policie. M&eum...
Aktualitet
21 Mars 2025, 09:27
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një grup që merrej me trafikimin e vajzave të huaja dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion ës...
Aktualitet
21 Mars 2025, 09:02
B.Z
Arrestim Shkodër
SHKODËR - Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi është kapur duke q...
Aktualitet
21 Mars 2025, 08:32
B.Z
Foto ilustruese
KUKËS - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kukës. Një ma...