LIVE UPDATES
Politike

Raporti i DASH, Salianji: E sterroi Shqipërinë, pushtetet janë të kalbëzuara. A nuk shqetësoheni?

Salianji tha se raporti e “sterronte” Shqipërinë dhe se praktikisht nuk kemi shtet dhe se pushtetet janë të kalbëzuara.

21 Mars 2023, 11:54 Nga A.B
Raporti i DASH, Salianji: E sterroi Shqipërinë, pushtetet janë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokatike Ervin Salianji foli me tone të forta ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë teksa iu referua raportit të DASH. Salianji tha se raporti e “sterronte” Shqipërinë dhe se praktikisht nuk kemi shtet dhe se pushtetet janë të kalbëzuara.

"Nuk ka ardhur ministri dhe drejtori i policisë, për të gjitha kamerat. Muhabet rrushi bëni ju? E ka detyrim llogaridhënien? Keni ju ndinjë shqetësim për këtë që nuk u pyet asnjë nga drejtuesit e ekzekutivit. Ça do të ndodh nuk ju trondit më. DASH nuk të trondit? Ju duk e lehtë? Cënon sigurinë kombëtare. Më të rënda se kjo nuk ka. Kerkojmë drejtuesin e SHISH nuk vjen, kërkon ministrin e brendshëm nuk vjen."

DEBATI I PLOTË:

Salianji: Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshje që vjen nga SHBA. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Mungesa e mediave të pavarura, korrupsioni në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit ë kaluar. Të gjitha degët e qeverisjes, janë të korruptuara, të kalbëzuara, dhe s’ka pavarësi të institucioneve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka për fuqi më shumëkombëshe se SHBA? Po lexoj raportin e DASH. Janë lider SHBA dhe ne duhet t’i japim zë raportit. Mendoj se duhet ta kishit lexuar…

Naço: Po hajde tani…

Salianji: Korrupsioni endemik ka bërë që sot mos të kemi shtet, por një autokrat. Pse shqetësoheni nga kjo?

Naço: Unë shqetësohem për rendin e ditës.

Salianji: S’ka gjyqësor, s’ka asnjë element tjetër. Ku ka rend dite më i mirë se ky? Del raporti i DASH dhe për ça rend dite tjetër do flasim?! Do merremi me procesverbalet ne? Ne na takon që t’i japim zë këtij raporti. Ju e përdorni siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje siç thoshte raporti i DASH për t’i mbyllur zërin medias (Te Prestige Resort), kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshtarë politikë. Për Fushë-Krujën kemi 8 muaj që e thërrasim ministrin dhe drejtorin e Policisë në Komision dhe nuk vjen, që të flasim për çështjen e kriminalitet. Por s’vijnë se kanë frikë. Edhe kjo që thatë ju certifikon atë që thotë DASH; s’ka institucione të pavarura. S’ka gjyqësor, media të pavarura dhe pushtet të pavarur s’ka. Ju s’tronditeni nga gjë, se keni një kolonë të fortë.

Naço: Me fjalën tënde i ke ngritur të gjitha zemrat peshë…

Salianji: Përfaqësuesja e ministrisë vjen dhe qesh këtu sikur ka ardhur në plazh. Në vend që të jeni serioz bëni nga këto insinuata këtu. S’e merrni dot fjalën dhe s’bëni dot zhurmuesin.

Naço: Një sekondë, se të kam ndërprerë fjalën.

Salianji: Këtë po themi ne, s’ka fjalë të lirë. Pse shqetësoheni nga DASH? A mund të bashkoheni ju me këtë shqetësim? A ka mundësi që të diskutojmë për këtë raport?!

Naço: Po të lexoj rregulloren.

Salianji: Degët e qeverisë janë të korruptuara. Ça doni më ju përveç raportit të DASH?! Kemi kaq kohë që kërkojmë që të vijë ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë për të diskutuar për çështjen e kriminalitetit në e vend. S’ka asnjë përgjigje për këtë kërkesë. Nuk është dhënë asnjë informacion mbi ato kamerat si Big Brother në gjithë vendin. Ekzekutivi është i detyruar që të japë shpjegime.

Naço: Faleminderit!

Salianji: Po ça faleminderit?! Vetëm Rama ju trondit juve. S’ju trondit raporti i DASH.

Naço: Aman se DASH ka thënë edhe gjëra më të rënda.

Një ditë më parë, DASH bëri publike raportin për vitin 2022 për Shqipërinë. Në raport theksohet se ka mangësi me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesë të mediave të pavarura; korrupsion në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale. Në raport përmendet SPAK që sipas DASH gjatë vitit të kaluar ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të përfshirë në korrupsion. Sipas raportit, Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media, të kërcënonin e ushtronin presion ndaj gazetarëve. DASH përmend edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen e përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.

ervin salianji raporti i dash per shqiperine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj