LIVE UPDATES
Politike

Gjykata zbulon si e "torturoi" Erion Veliaj për 4 vjet, një fëmijë autik, PL: Familja e hodhi në gjyq, fitoi!

Silva Caka bëri me dije detaje lidhur me ngjarjen duke treguar se kërkesa e prindërve ishte fare e thjeshtë: një mësues kujdestar për fëmijën e tyre me nevoja të veçanta, qoftë edhe 5 orë në javë. Por kërkesa nuk u plotësua kurrë.

21 Mars 2023, 11:15 Nga k.m.
Gjykata zbulon si e "torturoi" Erion Veliaj për 4 vjet, një
Silva Caka

TIRANË- Dy prindër të një fëmijë me autizëm kanë arritur të fitojnë një betejë të gjatë gjyqësore e të dhimbshme kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili për 4 vjet rresht e la pa asnjë mbështetje të voglin e tyre. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun dhe kandidate edhe për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Silva Caka bëri me dije detaje lidhur me ngjarjen duke treguar se kërkesa e prindërve ishte fare e thjeshtë: një mësues kujdestar për fëmijën e tyre me nevoja të veçanta, qoftë edhe 5 orë në javë. Por kërkesa nuk u plotësua kurrë. Ndaj dhe çështja kaloi në gjyq, ku iu dha e drejta prindërve.

"Dy prindër të një fëmijë në spektrin e autizmit kanë nisur një betejë të jashtëzakonshme ligjore e cila në përfundim është fituar nga ana e prindërve por me kosto shumë të madhe për fëmijën dhe për ata vetë. Prindërit e fëmijës që vuan nga autizmi nuk kanë kërkuar asgjë më shumë sesa një të drejtë themelore për fëmijën e tyre, atë të edukimit të fëmijës së tyre nëpërmjet caktimit të një mësueseje ndihmëse e cila do ta ndihmonte fëmijën në procesin e integrimit njësoj si shokët e grupit të tij. Prindërit fatmirësisht e fitojnë betejën edhe në Gjykatën e Apelit por kanë kaluar ndërkohë katër vite që për zhvillimin e një fëmijë me spektrin e autizmit ka një kosto shumë të madhe,"-tha Caka. 

FJALA E PLOTË E CAKËS: 

Erion Veliaj, i pashpirti që bën sikur i këputet shpirti për fëmijët e shqiptarëve, jo vetëm i vjedh ata, por edhe i keqtrajton, duke iu mohuar të drejtat e tyre themelore, që ua ka garantuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Dy prindër të një fëmije në spektrin e autizmit kanë nisur një betejë të jashtëzakonshme ligjore, e cila në përfundim është fituar nga ana e prindërve, por me një kosto shumë të madhe për fëmijën e tyre dhe për ata vetë. Prindërit e fëmijës që vuan nga autizmi, nuk kanë kërkuar asgjë më shumë sesa një të drejtë themelore për fëmijën e tyre, atë të caktimit të një mësueseje ndihmëse, e cila do të ndihmonte fëmijën në procesin e integrimit, njësoj si shokët e shoqet e grupit të tij.

Fëmija është paraqitur edhe përpara Komisionit Multidisiplinor Mjekësor, i cili ka rekomanduar që i mituri të asistohet nga një mësues shtesë, të paktën 5 orë në javë. Por Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, nuk merr në konsideratë rekomandimin e ekspertëve, por nëpërmjet “ekspertëve” të Bashkisë, që dinë vetëm të vjedhin dhe të mashtrojnë, vendosin që fëmijës i mjafton mësuesja shtesë vetëm 1 orë në javë. Prindërit e kanë vijuar betejën e tyre, duke iu drejtuar Komisionerit kundër Diskriminimit, i cili në vendimin e Prillit të vitit 2020, ka konstatuar se Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet vendimmarrjes së paarsyetuar për të caktuar mësuesen shtesë vetëm një orë në javë, kanë diskriminuar fëmijën. Madje Komisioneri kundër Diskriminimit ka konstatuar se nga ana e zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, nuk ka patur asnjë bashkëpunim, duke mos iu përgjigjur herë pas here kërkesave të Komisionerit për informacion.

Bashkia e Tiranës nuk bashkëpunon me Komisionerin dhe as me familjen, sepse nga ata nuk marrin asgjë, ama janë shumë të zënë duke dhënë leje ndërtimi për kulla dhe duke firmosur për inceneratorin e Tiranës sepse aty ka lekë pa masë. Beteja ka vazhduar edhe në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku prindërit kanë fituar të drejtën e tyre e ku është konstatuar nga ekspertët se ky refuzim për caktimin e mësueses ndihmëse, ka sjellë regres në zhvillimin e fëmijës. Për fat të keq nuk mbaron me kaq: monstra Erion Veliaj, është shembulli më i mirë i shprehjes “e keqja nuk ka fund”, pasi me shpirtligësinë më të madhe, vendos që t’ia zvarrisë çështjen familjes dhe bën ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Prindërit e fitojnë betejën e tyre edhe në Gjykatën e Apelit, por ndërkohë kanë kaluar 4 vite, që për zhvillimin e një fëmije me autizëm, ka një kosto shumë të madhe. Bashkia e Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj, ka marrë njollën më të zezë në histori me këtë vendim dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit, duke treguar edhe një herë se fotot dhe kronikat e montuara të Erion Veliajt me fëmijët, nuk janë asgjë përveçse një pedofili mediatike, sepse në të vërtetë ai dhe vartësit e tij, nuk duan t’ia dinë aspak për fëmijët e shqiptarëve. 14 Maji do të jetë momenti i shqiptarëve Erion, i fëmijëve, i të moshuarve, i të rinjve, që do të të japin atë që meriton. Thonë që fëmijët e spektrit të autizmit e shohin botën me ngjyra më të bukura, madje që gjejnë ngjyra edhe atje ku nuk ka, por një gjë është e sigurtë: ty Erion të shohin të zi, ashtu siç je brenda dhe jashtë.

silva caka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet