LIVE UPDATES
Politike

Porosia e OSBE për politikën: Mos u bëni presion mediave gjatë fushatës zgjedhore, gazetarët të mos shkelin etikën dhe standartet

Ai theksoi se partitë shpenzojnë shumë për shfaqjet e tyre mediatike dhe rreziku i këtij investimi është që kandidatët mund të marrin nën kontroll përmbajtjen e raportimeve të mediave gjatë fushatës.

20 Mars 2023, 23:12 Nga DOSJA
Porosia e OSBE për politikën: Mos u bëni presion mediave
Tryeza e OSBE-së

TIRANË- Në Tiranë, OSBE dhe institucione të tjera perëndimore u bënë sot thirrje pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore të 14 majit, që të mos i bëjnë presione medias shqiptare për të sheklur standartet dhe etikën profesionale, por ta ndihmojnë në përmbushjen e tyre. Ata folën me shqetësim për presionet, që u bëhen gazetarëve në punën e tyre, e sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Kreu i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Guido de Sanctis, theksoi sot në takimin me KQZ dhe përfaqësues të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë se ODIHR në raportin mbi zgjedhjet e 2021 i kushtoi disa pjesë me rëndësi gjendjes së medias shqiptare, ku flitet me shqetësim mbi lirinë e medias, pavarësinë editoriale të saj, transparencën e fushatës si dhe mbi sigurinë e kushteve të punës së gazetarëve.

Ai theksoi se partitë shpenzojnë shumë për shfaqjet e tyre mediatike dhe rreziku i këtij investimi është që kandidatët mund të marrin nën kontroll përmbajtjen e raportimeve të mediave gjatë fushatës.

“Vëzhguesit tanë të misioneve të drejtuar nga ODIHR kanë theksuar në çdo palë zgjedhje rëndësinë e pavarësisë editoriale në media dhe nevojën për t’i mbështetur në krijimin e kushteve për të shmangur auto-censurën, sepse gazetarët flasin shpesh për presionet e shumta që përballin në punën e tyre gjatë raportimit. OSBE mbështet mediat në përmbushjen e standarteve e etikës profesionale, transparencës për të informuar saktë mbi ecurinë e fushatave. Gjithë faktorët dhe partnerët nevojitet të dialogojnë, që të gjejnë zgjidhjet, në mënyrë që media të zbatojë parimet e etikës profesionale”, thotë ambasadori De Sanctis.

Diplomatë perëndimorë dhe ekspertë vendas diskutuan së bashku mbi financimin e fushatës zgjedhore, gjuhën e urrejtjes, mbi rolin e medias, si dhe mbi standardet etike gjatë fushatës zgjedhore.

Drejtuesi i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Olsi Dekovi, theksoi se gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore sjell pasoja serioze si intolerancë, përçarje dhe dhunë të mundshme.

“Gjuha e urrejtjes mund të ndihmojë në polarizimin politik, armiqësinë mes grupeve, intolerancën dhe mosbesimin midis komuniteteve të ndryshme, margjinalizimin e grupeve të veçanta. Gjuha e urrejtjes mund të shkurajojë njerëzit edhe për të mos marrë pjesë në votime, kur dëgjojnë se pranë kutive të votimit mund të ketë kërcënime ose dhunë. Ndaj iu inkurajojmë që të lihet mënjanë gjuha e urrejtjes nga të gjithë aktorët dhe nga mediat sociale”, thotë zoti Dekovi.

Ndërsa kryetari i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se media duhet lejuar të kryejë e lirë dhe pa presione detyrat e veta informuese ndaj publikut, punë kjo veçanërisht e rëndësishme gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa një sfidë e vërtetë mbetet mosrregullimi ligjor i mediave online.

“Rrjetet sociale dhe mediat online kanë marrë një zhvillim shumë të madh edhe në këtë fushë, por ende nuk kanë rregullimet e duhura ligjore. Shpresojmë që në reformën zgjedhore, kjo të marrë një zgjidhje. Asgjë nuk e pengon Kuvendin dhe partitë që të vendosin rregulla në këtë fushë me interest ë madh publik”, thotë zoti Celibashi.

Shqipëria është në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, ndërsa është bërë e zakonshme që fushata të nisë shumë javë e muaj më herët se afatet ligjore, me premtime, fjalime dhe përurime.

Mediat po ashtu kanë nisur të përfshihen në atmosferën zgjedhore, duke folur mbi kandidatët e mundshëm, por shqetësimi i ndërkombëtarëve dhe KQZ është që ajo të mbetet një mjet informimi i balancuar mbi platformat politike dhe jo një instrument propagandistik në shërbim të ngushtë partiak dhe në shkelje të standarteve dhe etikës profesionale.

Marrë nga VOA

osbe ne tirane zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet