Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se opozita ka arritur të ketë katër rezoluta ndërkombëtare, të cilat janë pothuajse identike me raportin e OSBE-ODIHR.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita ka bërë të pamundurën për të informuar institucione të BE-së, për atë që po ndodh në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se opozita ka arritur të ketë katër rezoluta ndërkombëtare, të cilat janë pothuajse identike me raportin e OSBE-ODIHR.
Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se ka disa persona që janë kritikë ndaj tij, pse ai denoncioi atë çfarë ai e quan "narkoshtet". Berisha tha se fakti që euro dhe dollari janë zhvlerësuar me 30-35%, eksportet, prodhimi industrial dhe ai buqësor kanë rënë, këto janë tregues që nuk duhet të injorohen.
"Së pari raportin duhet ta lexojmë, ta shohim që të bëjmë vlerësime për të. Por qëndrimi im është ky. Përveç kriterit gjeostrategjik, Shqipëria në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Ne kemi bërë të pamundurën të informojmë institucione të BE-së, në mënyrë veçantë parlamentin. Por edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere për zhvillimet në Shqipëri. Ky është një proces jo i lehtë për një opozitë, por kemi arritur 4 rezoluta ndërkombëtare të cilat janë pothuajse identike me raportin e OSBE-ODIHR. Cilido që lexon rezolutat dhe lexon raportin e OSBE-ODIHR, sheh një ngjashmëri shumë të madhe midis tyre. Mirëpo ka përsëri mbrojtës të narkoregjimit, ka të tjerë që janë kritikë ndaj meje sepse unë denoncoj narkoshtetin, por unë denoncoj një të vërtetë të madhe që po shkatërron kombin tim dhe vendin tim. Kurse ata që e mbrojnë, e tregova dhe dje historinë e Donald Lu-së. E tregova.
Nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vazhdojnë atë linjë. Linjë xhepi komplet që ta dinë shqiptarët, linjë korruptive. Se të injorosh narkoshtetin në një kohë kur dokumente zyrtare faktojnë se vetëm Franc Çopja ka qarkulluar miliarda euro. Në një kohë kur Euro dhe Dollari janë zhvlerësuar me 30-35%. Në një kohë kur eksportet bien nga viti në vit me rënie dyshifrore, prodhimi industrial bie nga viti në vit, prodhimi bujqësor bie nga viti në vit, dhe shqiptarët ikin, ikin dhe vetëm ikin se u shkatërrohen vendet e punës. Në një kohë kur këta zotërinj kërkojnë të mbulojnë diellin me shoshë, të mbulojnë kullat e drogës dhe korrupsionit me fraza boshe. Ne kemi durim, e vazhdojmë betejën tonë informative, informojmë dhe kemi bindje të plotë se këto gradualisht do të realizohen," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-zëv...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se ka pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë një konference për gazetarët se Erion 3 jav...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ekipi i LaCivita, i cili sipas tij është ekipi ...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se është rradha e qytetarëve t’i...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje dhe u firmos n&...
Komisioni Europian BRUKSEL- Progres-raporti i KE për Shqipërinë ka dekalruar se nevojitet një reformë gjithëpë...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se rruga e vetme për ti dhënë fund këtij regjimi, &eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ndërtimi i tunelit të Llogarasë ka shkuar ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se tuneli i Llogarasë është një aferë ko...