LIVE UPDATES
Politike

Raporti i OECD, Blushi: BE rrëzon propagandën e Ramës, Shqipëria e fundit në rajon për klimën e biznesit

Gjatë një deklarate për mediat Blushi u shpreh se Shqipëria ka treguesin më të ulët e qarkullimin tregtar ndërkombëtar.

3 Tetor 2025, 16:12 Nga E.d
Raporti i OECD, Blushi: BE rrëzon propagandën e Ramës,
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se raporti i fundit i OECD-së e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet e fundit sa i përket klimës së biznesit. Gjatë një deklarate për mediat Blushi u shpreh se Shqipëria ka treguesin më të ulët të qarkullimin tregtar ndërkombëtar.

Sipas Blushit arsyeja kryesore pse kjo ndodh është ekonomia informale. Blushi tha se sektori i ndërtimit, paraja jashtë sistemit bankar dhe investimet e huaja direkte janë faktorët të cilët e kanë sjellë këtë rezultat.

Deklarata e Tedi Blushit

Raporti i fundit i OECD, i financuar nga Presidenca polake e Bashkimit Europian, për Konvergjencën ekonomike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2025, e rendit Shqipërinë në fund të listës sa i përket klimës së biznesit. Sipas të dhënave, që bazohen në analizën e 35 treguesve konkretë në 5 fusha të ndryshme, Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon me 56 pikë, nën mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 66 pikë për klimën e biznesit.

Që nga periudha 2014-2016, rezultati i vendit tonë ka pësuar rënie, duke rrëzuar propagandën e gënjeshtër të Qeverisë për përparim në arritjen e standardeve të Bashkimit Europian. Po kështu Shqipëria ka treguesin më të ulët për qarkullimin tregtar ndërkombëtar  (25.8 nga mesatarja 44.7) dhe kontrolli i korrupsionit mbetet i dobët (27.7 nga 33.1 i mesatares së BP). Të dhënat tregojnë se flukset financiare të paligjshme arrijnë në të paktën 4 miliardë euro në vit, që përfaqësojnë rreth 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ekonomia informale përbën një problem madhor, duke zënë gati 30–35% të PBB-së, ose rreth 7 deri në 8 miliardë euro, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të ekonomisë së zezë në Europë, ku mesatarja qëndron rreth 10%. Sektori i ndërtimit, një nga më aktivët në ekonomi, është veçanërisht i ekspozuar ndaj financimeve joformale. Vetëm 22% e këtij sektori financohet nga kredia bankare, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga burime të paqarta. Paraja jashtë sistemit bankar arrin në 4.5 miliardë euro, ose 18% të PBB-së, dy herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Investimet e huaja direkte (FDI) janë gjithashtu të deformuara. Ndërkohë që sektori industrial dhe prodhimi kanë rënë vazhdimisht, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, nga 5.7% e PBB-së në vitin 2014 në rreth 29% aktualisht. Megjithatë, Shqipëria ka shkallën më të ulët të rritjes së FDI-së në rajon dhe pozicionohet më dobët se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për klimën e biznesit dhe infrastrukturën. Tregtia e jashtme përforcon dramën në ekonominë e vendit.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, deficiti tregtar i mallrave arriti -25.3% të PBB-së. Eksportet vjetore janë rreth 4 miliardë euro dhe kanë qenë në rënie për tre vite me radhë. Bujqësia, që ende punëson 30% të forcës punëtore, ka qenë në tkurrje të vazhdueshme që nga viti 2021. Ndërkohë, remitancat (1.2 miliardë euro/vit) dhe turizmi (që përfaqëson 20–25% të PBB-së) nuk e justifikojnë forcimin e ndjeshëm të lekut ndaj euros me rreth 30% që nga viti 2015.

Reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytyr vendin qeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës. Vetëm me një model të ri ekonomik, që zhbën modelin actual të narkoekonomisë të ndërtuar nga Edi Rama e që bazohet te ndërtimi dhe konsumi, Shqipëria mund të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane.

Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit dhe shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese, pjesë e pesë prioriteteve të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, ne do të mund të përshpejtojmë afrimin e vendit me Bashkimin Europian.

Faleminderit!/Dosja.al
 

 

pl tedi blushi oced

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj