3 Tetor 2025, 13:31
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se Rama ka anulluar të gjitha përgaditjet që kishte bërë për takimet në SHBA, ndonëse nuk ka dhënë një shpjegim për këtë. Gjatë një konference për mediat, ai tha se Rama është i rrethuar nga grupet e drogës dhe ato kriminale.
Sipas Berishës kjo që bën Rama tregon një korrupsion masiv në vend. Gjithashtu ai tha se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin e kanë bërë kundrejt pagesës ndaj zyrtarëve të lartë.
"Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate. Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre. Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.
Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.
E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.
I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di. I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera. Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani." tha Berisha./Dosja.al
pd sali berisha edi rama
Politike
3 Tetor 2025, 13:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për shtyp tregoi edhe një rast të një gruaje q&e...
Politike
3 Tetor 2025, 13:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se Delina Fico ka organizuar aktivitete me video ku President...
Politike
3 Tetor 2025, 13:25
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se mediat amerikanë kanë publikuar fotot ish-kryeagjentit te FBI-s&eu...
Politike
3 Tetor 2025, 13:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencë me gazertarët u shpreh se është marrë me gjyqtar&eu...
Politike
3 Tetor 2025, 13:06
E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se Edi Rama u tall me Presidentin e SHBA-së gjatë...
Politike
3 Tetor 2025, 13:06
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministriit Edi Rama nuk i ka pëlqyer pyetja që gazetari Klajdi Bodlli i ka bërë, se cila është...
Politike
3 Tetor 2025, 13:04
I.A
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare për zhvillimin e një mocio...
Politike
3 Tetor 2025, 12:55
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur në konferencë për gazetarët njoftoi se po përgatitet krimi i një agjen...
Politike
3 Tetor 2025, 12:51
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ka dhënë detajet në l...
Politike
3 Tetor 2025, 12:46
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat ditën e sotme në lidhje me ndërtimet pa...