LIVE UPDATES
Politike

Raportimet për rrëmbimin e një serbi në Leposaviç/ Xhelal Sveçla: Serbia shkeli kufijtë shtetërorë

Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

3 Nëntor 2025, 21:36 Nga E. D
Raportimet për rrëmbimin e një serbi në Leposaviç/
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të hënën se Serbia e ka cenuar integritetin territorial të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë e t'i ndalë këto sulme të Serbisë.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes. Po ashtu, REL-i i është drejtuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për më shumë detaje, por ende nuk ka pranuar përgjigje. Policia e Kosovës tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”. Rasti, sipas njoftimit, është iniciuar në organet e drejtësisë në Kosovë.

Presidentja Osmani: Bota demokratike duhet të reagojë

Duke komentuar këtë rast, presidentja Osmani ka thënë se “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”.

“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, ka thënë mes tjerash Osmani përmes një postimi në Facebook.

Sveçla: Qasja provokuese e Serbisë është e papranueshme

Ministri në detyrë Sveçla ka thënë se ky veprim është pjesë e politikave të Serbisë për frikësim dhe përndjekje ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook, dhe i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të reagojë ndaj Serbisë dhe që këto veprime armiqësore të mos përsëriten.

Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë e Mbrojtjes të Serbisë, por deri më tani nga këto institucione nuk janë përgjigjur.

Përgjigje nuk kthyen as nga Qendra Klinike Universitare në Nish.

Informacionet e para lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar i pari i bëri publike avokati Ivan Niniq në Serbi. Ai shkroi në X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë gjatë të shtënave në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit dhe se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Nish po tentojnë që t’ia shpëtojnë jetën.

Në postimin e tij në X, Niniq ndër të tjera ngriti pyetjen nëse në incident kanë marrë pjesë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në uniforma kamuflazhi, pa shenja dalluese. Leposaviqi është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë.

Kjo komunë gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fushatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar. Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.

Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar. Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës - pjesa lindore e Kosovës - që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës./REL

xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj