Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas ndryshimeve të propozuara do të rritet kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti.
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka publikuar për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar. Si pjesë e propozimeve për ndryshim në ligjin aktual është përmirësimi i modelit të Shërbimit Civil në Shqipëri, duke rritur efikasitetin e procesit të pranimit dhe procedurave menaxheriale për shërbimin civil, me qëllim krijimin e kushteve për tërheqjen e sa më shumë profesionistëve të kualifikuar nga jashtë Shërbimit Civil. Propozohet për më shumë transparencë, fleksibilitet dhe siguri të shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë.
Sipas ndryshimeve të propozuara do të rritet kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti. Do të ketë një strukturë të riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin e punonjësve.
Një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.
Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Programit “BE për Mirëqeverisjen” dhe ekspertët e OECD/SIGMA, në bashkëpunim me ministritë, institucionet e pavarura dhe prej datës 31 tetor 2025 do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik me të gjitha grupet e interesit.
Ndërhyrjet kryesore në legjislacion adresojnë dhe zgjidhin një sërë aspektesh të forcimit të funksionimit të shërbimit civil në praktikë si më poshtë:
1. Standard unik rekrutimi për të gjithë administratën publike:
• Rekrutimi me bazë merite shtrihet në të gjitha institucionet publike që janë ose jo pjesë e shërbimit civil.
• Procesi administrohet nga një Komision Kombëtar i Atestimit me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
2. Model i ri i përmirësuar për pranimin në nivelin hyrës zhvillohet me dy faza:
• Testim kombëtar i uniformizuar, i zhvilluar nga DAP për të gjithë kandidatët e interesuar;
• Konkurs specifik për pozicionin, i zhvilluar nga institucioni që ka vendin vakant, nën mbikëqyrjen e DAP.
3. Ristrukturim i modelit të rekrutimit për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues
• Transparencë, fleksibilitet dhe siguri e shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë;
• Shpallje e pozicioneve individualisht për çdo vakancë;
• Sekretarët e Përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve do të kenë mandate 5-vjeçare të rinovueshme;
• Kufizohen ndërhyrjet diskrecionare në përzgjedhje.
4. Sistem më i hapur dhe më fleksibël karriere për më shumë ekspertizë të re dhe më të madh profesional
• Qarkullim më i madh midis profesionistëve mes sektorit publik dhe atij privat;
• Rritje e kufirit për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti;
• Mundësi e shtuar për rikthimin në shërbimin civil pas eksperiencave jashtë tij.
5. Strukturë e riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin:
• Hiqet avancimi automatik në shkallët e pagës;
• Parashikohet bonus vjetor për performancë të lartë, për një përqindje të kufizuar punonjësish;
• Sistem i ri vlerësimi performance me 5 nivele nga 4 nivele që parashikohet aktualisht.
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kryeministri Rama nuk e lejon hetimin p&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se hoteli 20 katësh, me vlerë 70 milionë eur...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se një nga protestat që PD ka bërë m&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se vendi ndodhet në një moment kritik. Gjatë ...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit të Ministrave ditën e sotme në li...
Tedi Blushi; Meqënëse edhe ju dhe kjo mazhorancë, në fakt, keni iniciuar kohë më parë një proces për shkarkimin e...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se pse qeveria nuk është shqetësuar kur kryetari i bashkisë së Tropojë...
Erion Veliaj TIRANA- Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përgjigj pyetjet e kryetares së Gjykatës Kushtetu...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka theksuar se sot gjendet në një absurditet si në një roman të Franc Ka...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se për mungesën e tij mund të ankohet vetëm familja. Gjatë ...