All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Tedi Blushi debat me Ulsi Manjen te "Ligjet": Ju që donit të shkarkonit Metën pse mbrojti Kushtetutën, tani mbroni Begaj pse shkeli Kushtetutën

31 Tetor 2025, 12:39 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Tedi Blushi debat me Ulsi Manjen te "Ligjet": Ju që donit të

Tedi Blushi; Meqënëse edhe ju dhe kjo mazhorancë, në fakt, keni iniciuar kohë më parë një proces për shkarkimin e Presidentit Meta, besoj e keni marrë përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias dhe ju falenderoj që e filluat me këtë provokim për ti dhënë dhe një përgjigje përpjekjeve për të krahasuar këto dy momente. Së pari dua t’ju kujtpj që kërkesa juaj për shkarkimin e Presidentit Meta, në fakt lidhej vetëm me një argument, që pse Z. Meta po mbronte Kushtetutën dhe interesin Kombëtar.

Ndërsa kërkesa aktuale e opozitës, për shkarkimin e Presidentit Begaj, lidhet me faktin se ai ka shkelur Kushtetutën dhe këto janë dy kërkesa që ndryshojnë sin ë thelb ashtu edhe në qëllim. Përse duhet të shkarkohet Bajram Begaj, 7 argumentat e opozitës janë të qarta. Më vjen keq që edhe si ish –këshilltar i Presidentit të Republikës, të konstatoj që tanimë ky institucion është kthyer nga një kështjellë në mbrojtjen e Kushtetutës, në një institucion që meriton vetëm përbuzje dhe përqeshje.

Por kjo është cështje e drejtuesit të atij institucioni për ta zgjidhur në raport me detyrën e tij. Jepini mundësinë këtij Komisioni për ti dhënë udhë një procesi, i cili meriton të shkojë deri në fund. Së dyti, nuk e cilësoj normal faktin që në këtë mbledhje mungon Presidenti i Republikës ose mungon një përfaqësues i këtij institucioni, sepse qëndrimet e tij do ta ndihmonin këtë Komision të ishte sa më racional në raport me vendimet që do të marrë.

Unë nuk kam asnjë surprizë nga qëndrimi që kjo mazhorancë lexoi, e kamufluar gjoja pas një argumenti juridik, sepse verdiktin në fakt e ka shpallur Taulant Balla dhe ju thjesht vullnetin politik të Edi Ramës nëpërmjet zëdhënësit Balla, e formalizuat në një raport dhe kjo tregon dhe njëherë dhe na jep një tjetër argument që pse Presidenti i Republikës duhet shkarkuar.

Por dua t’i kujtoj këtij Komisioni se shkelja e Kushtetutës është një akt shumë i rëndë dhe është ky Komision përgjegjës kryesor në institucionin e Kuvendit të Shqipërisë, për të cilin mbrojtja e Kushtetutës duhet të jetë kryesore. Nuk ka mision më të madh ky Komision se sa mbrojtjen e Kushtetutës dhe për më tepër mos harrojmë që paralelisht me këtë mbledhje, po zhvillohet edhe një seancë në Gjykatën Kushtetuese për një ish – kryetar bashkie, i cili në fakt duhet të ishte shkarkuar kohë më parë, por që edhe ai po ju akuzon, pra ish-bashkëpunëtori juaj, për shkelje të Kushtetutës.

Ndaj jepini mundësi Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë këtë kërkesë të opozitës, të ketë një debat real, sepse është e papranueshme sot që institucionet që duhet të jenë garantë të mbrojtjes së Kushtetutës, po kthehen në dhunuesët më të ashpër dhe më banale të shkeljes së Kushtetutës. Ndaj do kërkoja prej jush që për një moment, edhe pse e di që e keni të vështirë, edhe pse e di që jeni një mazhorancë e cila nuk keni dalë nga vullneti dhe nuk shprehni dhe as përfaqësoni vullnetin e shqiptarëve dhe këtë e tha qartësisht edhe raporti i OSBE-ODIHR.

Megjithatë, uroj që në ndërgjegjien tuaj profesionale, për të gjithë ata që janë jurist në këtë Komision, të prevalojë interesi Kombëtar dhe mbi të gjitha, interesi për mbrojtjen e ligjit themeltar të shtetit. Në qoftë se vini këtu dhe mundoheni që vullnetin politik të Edi Ramës, të shprehur nga goja e Taulant Ballës, ta përktheni në një rezolutë, kjo ju bën ju po aq qesharakë sa Presidentin e Republikës.

Ndaj do ju ftoja që ti hapni udhën ngritjes së një Komisioni Hetimor edhe pse keni bërë shumë gabim që sot nuk e keni ftuar Presidentin apo një përfaqësues të këtij institucioni që të bindeshit edhe ju vet që ky President, për fat të keq i Republikës, nuk duhet të jetë më në atë detyrë. Mos harroni që jeni certefikuar nga Gjykata Kushtetuese, por edhe nga Komisioni i Venecias, që i keni dhënë udhë një procesi antikushtetues, pra edhe ju vetë si shumicë jeni certefikuar si shkelës të Kushtetutës në raport me kërkesën që bëtë për shkarkimin e Presidentit Meta, pse ai mbronte Kushtetutën.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet