LIVE UPDATES
Politike

Reforma territoriale/ Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm, ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër jush

Nga foltorja, Berisha tha se opozita kishte pranuar të merrte pjesë në proces pas kërkesave të Komisionit Evropian dhe qytetarëve, duke pretenduar se puna e saj ishte konkretizuar në një raport prej rreth 400 faqesh.

23 Korrik 2026, 11:15 Nga I.A
Reforma territoriale/ Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme dhe se po tenton të miratojë një reformë pa dakordësinë dhe diskutimin e plotë në komision. Nga foltorja, Berisha tha se opozita kishte pranuar të merrte pjesë në proces pas kërkesave të Komisionit Evropian dhe qytetarëve, duke pretenduar se puna e saj ishte konkretizuar në një raport prej rreth 400 faqesh.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se raporti i socialistëve është i paligjshëm, ndërsa theksoi se, demokratët do të bëjnë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër pushtetit të Edi Ramës.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, në krye të radhës, PD iu përgjigj një kërkese të prerë të Komisionit Evropian për angazhimin në komision parlamentar për reformën territoriale si një nga kushtet e pakëta të vendosura nga ky komision për progresin e Shqipërisë drejt BE. Por gjithashtu ne, përveç komisionit, kemi pasur me dhjetëra e qindra kërkesa nga qytetarët shqiptarë që të merrnim pjesë në këtë komision në mënyrë ëq të bënim avokatinë e kërkesave të tyre. I bëmë të gjitha këto në kundërshtim me bindjen e thellë se Edi Rama do bënte gjithçka për të përvetësuar këtë reformë në funksion të interesave të tij mafioze, antidemokratike, antishqiptare shpopulluese. Në këtë komision, siç jeni dëshmitarë, është bërë nga pala jonë, puna më serioze dhe ajo është konkretizuar në një raport prej 400 e sa faqesh. Në përputhje me axhendën e përbashkët janë organizuar dhjetëra konsulta.

Axhenda e përbashkët kishte vazhdimin me konsulta të tjera. Raporti që pretendoni të paraqisni sot është absolutisht i paligjshëm. Nuk është miratuar në komisionin parlamentar dhe në praktikën dhjetëra vjeçare, komisionet bipartizane kanë shtyrë sa herë ka qenë e nevojshme afatet. Ju sot paraqiteni këtu me një raport që nuk është paraqitur në komisionin e reformës. Ky është një brutalitet. Ky është një akt me të cilin ju doni me çdo kusht të largoni pushtetin nga qytetarët. Lexoni pak historinë e Shqipërisë, në 500 vitet e fundit nuk e ka bërë asnjë pushtues, asnjë regjim, asnjë diktaturë. Dhe tani kur e patë se shqiptarët hedhin poshtë me përçmim reformën e bërë, ndërpretë konsulta, sillni në parlament në mënyrë të paligjshme një raport. Ja ku është raporti ynë, por ne gjersa ky raport nuk është i debatuar në komisionin e ngritur, ne nuk e dorëzojmë se duhet se edhe ai që ka përgatitur pala juaj, edhe ky, të paraqiten në komision, të debatohen, pastaj të vijnë në parlament. Po ju nuk keni as ligj, as Kushtetutë, as normë, as moral. Veproni në këtë mënyrë. Çfarë mendoni ju se shqiptarët nuk do të kuptojnë? Atëherë ju vërtet mund të bëni një akt të tillë, por ne absolutisht do bëjmë gjithçka që ata të ngrihen në një kryengritje të përgjithshme të fuqishme kundër jush në mënyrë që të bëjnë drejtësinë që i takon," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës