LIVE UPDATES
Politike

Reforma territoriale/ Mazniku: Nuk janë kufijtë qëllimi, analizë e thelluar e sfidave shërbimeve dhe kompetencave të bashkive

I ftuar në “MCN Live”, Mazniku theksoi se faza e parë do të përfshijë një valë të gjerë konsultimesh publike në të gjithë vendin, së bashku me kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve, aktorë të tjerë të pushtetit vendor dhe njerëzit.

25 Shkurt 2026, 14:39 Nga E.d
Reforma territoriale/ Mazniku: Nuk janë kufijtë qëllimi,
Foto ilustruse

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku ka nënvizuar edhe njëherë nevojën e një analize të thelluar sa i takon sfidave me të cilat janë përballur bashkitë deri tani, përmes procesit që do të udhëheq punën për rishikimin e kësaj reforme.

I ftuar në “MCN Live”, Mazniku theksoi se faza e parë do të përfshijë një valë të gjerë konsultimesh publike në të gjithë vendin, së bashku me kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve, aktorë të tjerë të pushtetit vendor dhe njerëzit.

"Kemi filluar fazën e parë me ngritjen e komisionit, faza e parë e konsultimeve publike, për të krijuar një valë konsultimesh publike në të gjithë Republikën e Shqipërisë me tre nëngrupe të komisionit, një në qendër, një në jug dhe veri. Në fazën e parë do mbledhim opinionet e bashkive dhe kryetarëve, për gjërat që kanë funksionuar dhe atyre që kanë nevojë për përmirësim. Nëse bëjmë një analizë të mirë të sfidave që ka pushteti vendor, impakti që do të ketë integrimi në funksionimin e njësive vendore etj. Kemi kërkuar së pari të shkojmë në territor, të flasim me kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve.

Më pas do të kemi një fazë të dytë, të konsultimeve tematike. Komisioni sërish i ndarë në grupe, do të diskutojë për çështjet sociale, urbanistike etj., me institucionet specifike, për të parë se si do zgjidhet kompentenca dhe si do të ofrohet shërbimi më i mirë.Nëse ne do të ndërtojmë këtë proces bashkarisht, i cili merret me problemet që kanë njerëzit, mënyrën sesi marrin shërbimet, nëse bëjmë një analizë të thelluar të sfidave që ka pushteti vendor, besoj se do të kemi potencialisht një produkt të mirë të dalë nga ky proces dhe nga ndjekja e të gjithë këtyre hapave", tha ai.

Për Maznikun, diskutimi nuk duhet të fokusohet mbi kufijtë apo hartën, pasi gjëja e parë që duhet analizuar janë detyrat dhe kompetencat e bashkive.

"Ky është një diskutim i parakohshëm. Diskutimi parësor lidhet me kompetencat dhe funksionet. Harta e territoriale dhe kufijtë nuk janë qëllim në vetvete. Ne na duhet që bashkitë të ofrojnë më mirë shërbime, të menaxhojë më mirë territorin e tyre, dhe ne shohim a e ofrojnë dot në mënyrën si janë organizuar sot" tha ai.

Sa i takon qëndrimit të shprehur nga ambasadori i BE-së, Gonzato Mazniku theksoi se edhe mazhoranca do që të dalë vetëm me një draft nga ky proces dhe jo me disa versione.

"Është e dëshirueshme të dalim me një zgjidhje konsesuale, pasi mazhornaca e ka treguar se drejtimi në të cilin jemi duke ecur është ai i dakordësisë, duke i dhënë parite opozitës dhe pranuam bashkëkryesimin. Përsa kohë kemi dakordësi për të punuar së bashku, padyshim shohim zgjidhje konsesuale", tha ai.

Volumi i takimeve për këtë reformë, pritet të jetë i lartë me një sërë takimesh në terren si dhe në fazën e dytë.

"Tani kemi shumë një punë të madhe përpara. Ne kemi planifikuar mbi 48 takime në territor me kryetarët e bashkive, të zgjedhurit vendor etj. Në fazën e dytë të konsultimeve tematike, janë planifikuat të jenë mbi 100 takime", tha Mazniku, i cili ndër të tjera theksoi se kjo reformë duhet bërë tani për të qenë të përgatitur për zgjedhjet e ardhshme dhe për të mos humbur nga mundësitë që do të sjellë antarësimi i Shqipërisë në BE, për të pasur bashki të afta për të përfituar dhe thithur investime./Dosja.al

arbjan mazniku reforma territoriale shërbime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj