LIVE UPDATES
Politike

Reforma Zgjedhore/ Projektligjet e propozuara deputetët që mbështesin Alibeajn nuk miratohen

Propozimet e deputetëve që mbështesin Alibeajn për ndryshime në kodin zgjedhor lidhur me vendoret e 14 majit, nuk morën dritë jeshile në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

16 Dhjetor 2022, 16:05 Nga I.A
Reforma Zgjedhore/ Projektligjet e propozuara deputetët që
Kuvendi

TIRANË- Propozimet e mëposhtme janë projektligjet e propozuara nga grupi i Enkelejd Alibeajt për reformën zgjedhore. Propozimet e deputetëve që mbështesin Alibeajn për ndryshime në kodin zgjedhor lidhur me vendoret e 14 majit, nuk morën dritë jeshile në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ndryshimet kishin të bënin me zgjatjen e periudhës në mbi 4 muaj që ndalon realizimin e tenderëve gjatë fushatës elektorale, përfshirjen e administratës në zgjedhje, si dhe ndalimi i punësimeve. PO ashtu një tjetër propozim që u rrëzua kishte të bënte dhe me monitorimin e mediave për pasqyrim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe rritjen e penaliteteve për televizionet që nuk respektojnë fashat.

Po ashtu propozimi për financimin e partive politike 100% nga shteti për t’i vënë fre financimeve të dyshimta dhe jo transaparente përgjatë fushatave nuk u miratua. Si dhe kërkesa për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave bashkiakë, me të njëjtën formulë siç zgjidhet parlamenti, çka do të thotë lista plotësisht të hapura dhe votë preferenciale për anëtarët e parlamenteve të qytetit.

Projektligjet e propozuara nga PD për reformën Zgjedhore:

KUVENDI

PROJEKTLIGJ

Nr. __/2022

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 81, pika 2 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,


K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet, me përmbajtje si më poshtë vijon:


Neni 1

Në nenin 63, shtohet pika 3/1 dhe bëhen si më poshtë:

Subjektet zgjedhore dhe kandidatët


1. Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod.
2. Subjekt zgjedhor mund të jetë edhe një shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili propozohet si kandidat për deputet apo për organet e qeverisjes vendore nga një grup zgjedhësish, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Kod.
3. Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës dhe që regjistrohet si kandidat për deputet në KQZ ose si kandidat për kryetar bashkie ose për këshillat vendorë në KZAZ.
3/1. Kandidatët për kryetar bashkie mund të regjistrohen dhe si kandidatë për këshillat vendorë në listën shumëemërore të paraqitur nga subjekti zgjedhor.
4. Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:
a) gjyqtarët, prokurorët;
b) ushtarakët e shërbimit aktiv;
c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
ç) përfaqësuesit diplomatikë;
d) kryetarët e bashkive për zgjedhjet në Kuvend;
dh) deputetët, kur konkurrojnë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore;
e) prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre për zgjedhjet në Kuvend dhe për organet e qeverisjes vendore;
ë) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
f) Presidenti i Republikës;
g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.
5. Në rast të zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin dhe për organet e qeverisjes vendore në mënyrë të njëkohshme, kandidatët regjistrohen vetëm në një lloj zgjedhjeje.

Neni 2

Në nenin 77, pika 2, pas fjalës “...medias...”, shtohet shprehja “...dhe platformave elektronike...”.

Neni 3

Në nenin 78, bëhet ndryshimet me përmbajtje si më poshtë:
Pika 2, pas shprehjes “...operatorët radiotelevizëve...” shtohet shprehja “...platformave elektronike...”.
Pika 6, shprehja “...institucionet publike.” zëvëndësohet me shprehjen “...personat juridikë publikë.”.
Pika 9, pas fjalës “...organizojnë...” shtohet shprehja “...ose të marrin pjesë...”.
Pas pikës 10, shtohet pika 11 me përmbajtje si më poshtë:
Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të hapin zyra elektorale jo më herët se 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Numri i zyrave elektorale nuk mund të jetë më i madh se një zyrë për njësi administrative.

Neni 4

Në nenin 81, ndryshon emërtimin dhe bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Edicionet informative të radiotelevizionit publik dhe në radiot dhe televizionet private me liçensë kombëtare


1. Në minutazhin politik të edicioneve informative, radiotelevizioni publik si dhe radiot dhe televizionet private me liçensë kombëtare janë të detyruar të zbatojë raporte kohore të barabarta për të gjitha partitë parlamentare, që në zgjedhjet e fundit për Kuvendin kanë marrë deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend. Partitë që kanë marrë më shumë se 20 për qind të vendeve në Kuvend, përfitojnë kohë transmetimi të shpërndarë në mënyrë të barabartë midis tyre. Secila nga këto parti përfiton kohë sa dyfishi i kohës që përfiton një parti që ka marrë deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend.
2. Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie ose të një koalicioni, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron reduktimin në të njëjtën masë të kohës në dispozicion të partisë ose koalicionit politik ose kompensimin e partive apo koalicioneve të tjera politike me minutazh shtesë brenda 48 orëve.
3. Transmetimi i veprimtarive të institucioneve publike, qendrore ose vendore, llogaritet në kohën e transmetimit të subjektit zgjedhor, të cilit i përket titullari i institucionit, nëse veprimtaria ndjek qëllime elektorale. Veprimtaria ndjek qëllime elektorale kur ajo synon promovimin e arritjeve institucionale, të investimeve, inaugurimeve ose ecurinë në ndërtimin e punëve publike ose kur promovon aspekte specifike të programit elektoral të subjektit zgjedhor.
4. Për pasqyrimin e veprimtarive të partive joparlamentare radiotelevizioni publik radiotelevizioni publik si dhe radiot dhe televizionet private me liçensë kombëtare zbaton kriteret profesionale të lajmit. Koha në dispozicion nuk mund të jetë më e madhe se koha e dhënë për partitë parlamentare, të cilat kanë marrë jo më pak se 20 për qind të vendeve në Kuvend.
5. Brenda edicioneve informative gazetarët e radiotelevizionit publik radiotelevizioni publik si dhe radiot dhe televizionet private me liçensë kombëtare e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet politike.
6. Në rast të shkeljes së kërkesave të përcaktuara në këtë nen, Komisioneri gjobit, sipas rastit dhe shkallës së përgjegjësisë, me 100,000 lekë reporterin që ka përgatitur kronikën, me 300,000 lekë redaktorin përgjegjës, me 500,000 lekë drejtorin e informacionit dhe me 800,000 lekë drejtorin e përgjithshëm.
7. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga drejtoria e financës e radiotelevizionit publik. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.

Neni 5

Në nenin 84, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

1. Në radiot dhe televizionet private, pasqyrimi i fushatës zgjedhore bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme informative. Radiot dhe televizionet private nuk vënë kohë transmetimi në dispozicion të subjekteve politike për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të tyre. Informacionet mbi aktivitete të fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë, në përputhje me udhëzimet e KQZ-së.
2. Radiot dhe televizionet private, në edicionet e tyre të zakonshme dhe të posaçme informative, duhet të respektojnë kushtet e mëposhtme:
a) minutazhi politik i edicioneve informative ndahet në raporte kohore, sipas parashikimeve të pikës 1 të nenit 81 të këtij Kodi. Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, Komisioneri, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,500,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,000,000 lekë. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, Komisioneri urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse;
b) transmetimi i veprimtarive të institucioneve publike, qendrore ose vendore gjatë periudhës së ndalit sipas nenit 91 të këtij Kodi, do të llogaritet në kohën e transmetimit të subjektit zgjedhor, të cilit i përket titullari i institucionit, nëse veprimtaria ndjek qëllime elektorale. Veprimtaria ndjek qëllime elektorale kur ajo synon promovimin e arritjeve institucionale, të investimeve, inaugurimeve ose ecurinë në ndërtimin e punëve publike ose kur promovon aspekte specifike të programit elektoral të subjektit zgjedhor.Radiotelevizioni privat është i detyruar të vendos në dispozicion të subjekteve të tjera të njëjtën kohë trasmetimi. Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, Komisioneri, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,500,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,000,000 lekë. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, Komisioneri urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse.
c) për pasqyrimin e veprimtarive të partive joparlamentare dhe kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit, radiot dhe televizionet private zbatojnë kriteret profesionale të lajmit;
ç) brenda edicioneve informative, gazetarët e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet politike. Në rast shkeljeje, KQZ-ja e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,000,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 2,500,000 lekë. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, Komisioneri urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv vendor për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse.
d) Media audiovizive përgatit lajmet në liri të plotë editoriale. Kur për shkaqe objektive media nuk është në gjendje të ndjekë veprimtari të veçanta zgjedhore, ajo lejohet të shfrytëzojë dhe përzgjedhë pamje filmike nga regjistrimet e plota të servirura nga subjektet zgjedhore, me kushtin që ta shoqërojë lajmin me shënimin “materiali filmik servirur nga subjekti...”.
3. Radiot dhe televizionet private kanë të drejtë të organizojnë debate zgjedhore midis partive politike ose kandidatëve konkurrentë. Në organizimin dhe zhvillimin e debatit, radiotelevizionet private janë të detyruara të ruajnë baraspeshën mes partive politike në debat. Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie apo një kandidati, Komisioneri, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,500,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,000,000 lekë. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, Komisioneri urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse
4. Vetëm subjektet zgjedhore të regjistruara për zgjedhje kanë të drejtë të transmetojnë reklama politike gjatë periudhës zgjedhore në radiot, televizionet apo mediat audiovizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të çdo lloj forme dhe mënyre të transmetimit të sinjalit. Reklamat politike të koalicioneve zgjedhore llogariten brenda kohës së partive politike anëtare të koalicionit, sipas marrëveshjes individuale të secilës parti me operatorin radioteleviziv. Reklama politike duhet të identifikojë qartë subjektin porositës. Në rast se reklama politike nuk është identifikuar qartë, Komisioneri urdhëron pezullimin e menjëhershëm të transmetimit të saj derisa të bëhet identifikimi i kërkuar nga kjo pikë. Në rast të mos zbatimit të urdhërit të tij nga ana e në radiove, televizioneve apo mediat audiovizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të çdo lloj forme dhe mënyre të transmetimit të sinjalit, Komisioneri, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,500,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,000,000 lekë. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, Komisioneri urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse
5. Koha e përgjithshme e transmetimit të reklamave politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore nga secila radio dhe televizion privat nuk mund të jetë më shumë se 120 minuta për secilën parti të regjistruar për zgjedhje. Operatorët radiotelevizivë në çdo rast zbatojnë tarifa të njëjta brenda të njëjtit segment kohor përgjatë gjithë kohës së fushatës. Operatorët radiotelevizivë detyrohen të dorëzojnë 5 ditë përpara fillimit të fushatës tarifat për çdo segment kohor pranë KQZ-së. Tarifat publikohen në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në rast të mos zbatimit të kësaj dispozite nga ana e në radiove, televizioneve apo mediat audiovizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të çdo lloj forme dhe mënyre të transmetimit të sinjalit, Komisioneri, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,500,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,000,000 lekë. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, Komisioneri urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse

6. Për zgjedhjet në Kuvend radiot dhe televizionet private kombëtare dhe satelitore, të cilat pranojnë reklama me pagesë, sipas këtij neni, detyrohen që gjysmën e kohës totale të reklamës së parashikuar në pikën 5 të këtij neni t’ua vënë në dispozicion falas subjekteve zgjedhore. Kostoja për vënien e kohës në dispozicion falas subjekteve zgjedhore nga ana e radiove dhe televizioneve private llogaritet si shpenzim i zbritshëm për efekte tatimore. Ngarkohen KQZ-ja, enti rregullator për mediat audiovizive dhe Ministri i Financave të nxjerrin udhëzimet përkatëse.
7. Reklamat politike të subjekteve zgjedhore transmetohen ndërmjet intervaleve kohore nga ora 15:00 deri 18:00 dhe nga ora 21:00 deri 24:00 të programit ditor.
8. Reklamat për kandidatët për kryetar të njësive të qeverisjes vendore llogariten në kohën e subjektit politik që ata përfaqësojnë.
9. Për partitë joparlamentare dhe për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, radiot dhe televizionet private vënë në dispozicion kohë transmetimi shtesë për reklamat mbi kohën që zbatohet, sipas pikës 5 të këtij neni. Koha e transmetimit të reklamave për secilën parti joparlamentare dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit nuk mund të jetë më e madhe se 20 minuta për gjithë fushatën zgjedhore. Për partitë joparlamentare dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit zbatohen tarifa të njëjta me ato që zbatohen për partitë parlamentare, si dhe kritere të njëjta për kohën falas, sipas pikës 6 të këtij neni. Në rast shkeljeje, KQZ-ja gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 2,000,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,500,000 lekë. Vendimi i KQZ-së përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit gjyqësor. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.
Në rast shkeljeje, KQZ-ja urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv vendor për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse.
10. Institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor, dita e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve , u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për aspekte të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji. Në rast të mos zbatimit të kësaj dispozite nga ana e në radiove, televizioneve apo mediat audiovizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të çdo lloj forme dhe mënyre të transmetimit të sinjalit, Komisioneri, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,500,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,000,000 lekë. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, Komisioneri urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse

Neni 6

Në nenin 86, bëhen ndryshimet me përmbajtje si më poshtë:

Gërma “c” shfuqizohet.
Gërma “ç” shfuqizohet.

Neni 7

Neni 90 shfuqizohet.

Neni 8

Në nenin 91, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Pika 2, fjalia e dytë riformulohet me përmbatje si më poshtë:
Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime të zgjedhore, si dhe përdorimi brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.
Pika 3, riformohet me përmbajtje si më poshtë:
Nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në personat juridikë publikë, të përmendur në pikën 1 të këtij neni, me përjashtim të rasteve të përligjura. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara caktimit të datës së zgjedhjeve nga personat juridikë publikë në përmbushje të misionit të tyre. Në këtë rast, personi juridik publik duhet të njoftojë KQZ-në me shkrim brenda një afati 5-ditor nga data e kryerjes së emërimit, pushimit, lirimit apo transferimit. Njoftimi duhet të përmbajë në mënyrë të arsyetuar shkaqet e përligjura.
Pika 4 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ose deri në betimin e kryetarit të Bashkisë, sipas rastit, pas zgjedhjeve, ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale ose penale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.
Pika 5 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Në përputhje me ndalimet e parashikuara në këtë nen, Komisioni Rregullator, me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nxjerr një udhëzim të hollësishëm për të përcaktuar përdorimin e burimeve publike dhe rastet e ndalimit.

Neni 9

Në nenin 92, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Pika 1 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Personat juridikë publikë janë të detyruar të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve. Konsiderohen veprimtari publike të gjitha veprimtaritë që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikut ose të medias ose të pasqyruara në platformat elekronike.
Pika 2 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Raportimi është përgjegjësi personale e personit përgjegjës për drejtimin administrativ të personit juridik publik. Raportimi duhet të kryhet jo më vonë 10 ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.
Në pikën 4, fjalia e tretë, fjala “…dy…” zëvëndësohet me fjalën “…pesë…”.
Pika 5 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të publikohen në media ose platformat elektronike. Publikimi i tyre në kundërshtim me këtë pikë ngarkon me përgjegjësi personin që realizon publikimin.
Pika 6 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Mosraportimi i veprimtarive me karakter publik të personave juridik publikë ose zhvillimi i tyre, pavarësisht ndalimit nga KQZ-ja, ngarkon me përgjegjësi personin përgjegjës, si dhe titullarin përkatës të personit juridik publik kur ai ka penguar zbatimin e kësaj dispozite.
Pika 7 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Rregullat e detajuara për raportimin e veprimtarive publike, ndalimin e veprimtarive që përbëjnë keqpërdorim të burimeve shtetërore, si dhe masat që merren ndaj shkelësve të këtij neni, përcaktohen me vendim të Komisionit Rregullator, me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.


Neni 10

Neni 92/1 shfuqizohet.
Neni 11

Neni 92/2 shfuqizohet.

Neni 12

Në nenin 92/3, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Në pikën 1, shprehja “...60 ditëve...” zëvëndësohet me shprehjen “...90 ditëve...”.
Në pikën 2, gërma “a” shfuqizohet.
Në pikën 2, gërma “c” shprehja “...dhe në pikën 4 të nenit 92/2 të këtij ligji” hiqet.
Në pikën 3, gërma “d” shfuqizohet.

Neni 13

Në nenin 92/4 bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Në pikën 1, shprehja “Jo më vonë se gjatë muaj para datës së zgjedhjeve...” zëvëndësohet me shprehjen “Jo më vonë se 10 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve...”.
Pika 2 riformulohet me përmbajtje si më poshtë:
Komisioni Rregullator, me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, miraton me udhëzim kriteret për përzgjedhjen e monitoruesve dhe objektin e monitorimit. Monitorimi nënkupton verifikimin e përmbushjes së detyrimeve sipas këtij ligji të personave juridikë publikë, subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre.

Neni 14

Në nenin 92/6, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Pika 1, fjalia e tretë shfuqizohet.
Pika 5, shprehja “...apo dhuruesit...” shfuqizohet.

Neni 15

Në nenin 98 bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Shtohet pika 4/1 me përmbajtje si më poshtë:

4/1. Fleta e votimit për zgjedhjet për pushtetin lokal duhet të përmbajë hapësirën e posaçme për ushtrimin e votimit parapëlqyes për kandidatët për Këshill Bashkiak të subjektit zgjedhor. Mënyra e votimit parapëlqyes përcaktohet nga KQZ-ja në varësi nga numri i subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, duke respektuar kushtin që informacioni i përcjellë nga fleta e votimit dhe konfigurimi i fletës të jetë i qartë e i kuptueshëm për zgjedhësin dhe zgjedhësi ta ketë të lehtë orientimin për votimin e subjektit zgjedhor dhe të kandidatit të parapëlqyer.

Neni 16
Neni 124 riformulohet me përmbajtje si më poshtë
1. Çdo parti politike, pjesëtare ose jo e një koalicioni, dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit kanë të drejtë të ankohen në KAS kundër vendimeve të KZAZ-së, që cenojnë interesat e tyre të ligjshëm, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit.
2. Kundër vendimit të KZAZ-së për shpalljen e rezultatit për zgjedhjet e organeve të njësive të qeverisjes vendore nën juridiksionin e saj, të marrë sipas nenit 122 të këtij Kodi, mund të paraqitet ankim në KAS jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore. Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi.
3. Kundër vendimit të KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore, të marrë sipas nenit 123 të këtij Kodi, mund të paraqitet ankim po në KAS jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e këtij vendimi. Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi.
4. Në çdo rast ankimi për pavlefshmëri, sipas nenit 160, dhe ankimi për ndryshimin e tabelës së rezultatit paraqitet në të njëjtën kërkesë ankimore, sipas pikave 2 dhe 3 të këtij neni. Në kërkesë përcaktohen qendrat e votimit, për të cilat kërkohet ndryshimi i rezultatit apo pavlefshmëria.
5. Të drejtën e ankimit, sipas pikës 1 të këtij neni, e kanë edhe individët ose partitë politike, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim si subjekt zgjedhor, si dhe subjektet e përmendura në nenin 6 të këtij Kodi, kundër refuzimit të kërkesave për akreditim të vëzhguesve, në rastet kur akreditimi i vëzhguesve u delegohet KZAZ-ve. Vendimet e Komisionerit për regjistrimin apo refuzimin për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, të marra në zbatim të pjesës IV të këtij Kodi, ankimohen në KAS. Kundër vendimit të KAS mund të bëhet ankim sipas kreut I të pjesës XI të këtij Kodi në Kolegjin Zgjedhor.
6. Në shqyrtimin e kërkesave ankimore të paraqitura, KAS shqyrton të gjithë problematikën e tyre, përfshirë edhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qendra të caktuara votimi, pa u kufizuar në objektin e kërkimit të kërkesës ankimore të paraqitur nga subjekti zgjedhor.

Neni 17
Neni 134 riformulohet me përmbajtje si më poshtë
1. Shqyrtimi administrativ për kërkesën ankimore zgjedhore zhvillohet nga KAS në seancë plenare.
2. Relatori i përcaktuar nga shorti për kërkesën ankimore drejton seancën plenare.
3. Afatet për kryerjen e veprimeve hetimore administrative caktohen nga KAS në konsultim me palët.
4. Shqyrtimi i kërkesës ankimore përpara KAS bëhet verbalisht, por palët mund të parashtrojnë me shkrim shpjegimet dhe pretendimet e tyre rreth çështjes.
5. Gjatë shqyrtimit të kërkesës ankimore mbahet procesverbal nga një punonjës i caktuar nga KQZ-ja dhe, për sa është e mundur, seanca plenare regjistrohet me zë dhe/ose me figurë. Në procesverbal shënohen në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e palëve dhe pasqyrohen në mënyrë të plotë provat që merren, si dhe urdhrat e vendimet e ndërmjetme të KAS
Neni 18
Neni 135 riformulohet me përmbajtje si më poshtë
1. Në ditën dhe në orën e caktuar palët njoftojnë sekretarinë e ngritur posaçërisht nga KQZ-ja për praninë e tyre.
2. Përpara fillimit të seancës, administrata e KQZ-së thërret palët ose përfaqësuesit e tyre dhe i fton të zënë vendet e caktuara.
3. Pasi deklarohet çelja e seancës së shqyrtimit, verifikohet legjitimimi procedural i palëve, sipas nenit 133 këtij Kodi.
4. Në qoftë se në ditën dhe në orën e caktuar njëra ose disa prej palëve nuk paraqiten, seanca zhvillohet pavarësisht pjesëmarrjes së tyre.
5. Përpara se palët të paraqesin pretendimet e tyre, KAS:
a) pranon ose refuzon deklarimet individuale të anëtarëve të KAS për ekzistencën e konfliktit të interesit, sipas nenit 17 pika 3 të këtij Kodi;
b) vendos lidhur me kërkesat e palëve për përjashtimin e anëtarëve të KAS për ekzistencën e konfliktit të interesit, në përputhje me nenin 17 pika 4 të këtij Kodi;
c) vendos lidhur me kërkesat e palëve apo të relatorit për mosshqyrtimin e çështjes për mungesë kompetence të KAS ose kalim të afatit për ankim.
6. Pasi merr vendim për kërkesat paraprake të palëve dhe në rast se ato nuk sjellin pushimin e shqyrtimit administrativ, KAS shqyrton dhe zgjidh çështjen në themel, pa ndërprerë seancën. Seanca ndërpritet vetëm kur është e nevojshme marrja e provave nga të tretë.

Neni 19
Neni 136 riformulohet me përmbajtje si më poshtë
1. Në përfundim të veprimeve të përcaktuara në nenin 135 të këtij Kodi, KAS fton palët të paraqesin pretendimet e tyre dhe:
a) të japin shpjegime rreth kërkesave të parashtruara në ankim;
b) të tregojnë faktet dhe provat, mbi të cilat mbështesin pretendimet e tyre. Llojet e provave përcaktohen në Kodin e Procedurës Civile; dhe
c) të kërkojnë marrjen e provave për të vërtetuar faktet, në rast se nuk ka qenë e mundur që këto prova të siguroheshin paraprakisht prej tyre, duke paraqitur njëkohësisht edhe arsyet përse nuk ka qenë i mundur sigurimi i tyre.
2. Pas paraqitjes së pretendimeve të palëve, KAS, me kërkesë të secilës prej tyre ose kryesisht, mund të vendosë marrjen e provave të tjera kur çmon se marrja e tyre është në dobi të gjykimit.
3. Kërkesa për marrjen e provave, sipas shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, kur mbështetet nga dy anëtarë të KAS, pranohet menjëherë pa iu nënshtruar debatit ose votimit në KAS. KAS është e detyruar të procedojë menjëherë me marrjen dhe shqyrtimin e provave të kërkuara.
4. KAS mund të refuzojë kërkesën e ankuesit apo të palës së interesuar për marrjen e provave, sipas shkronjës “c” të pikës 1 dhe pikës 2 të këtij neni, vetëm nëse vlerëson se prova nuk shërben për të vërtetuar faktet e pretenduara. Arsyetimi i KAS për refuzimin e marrjes së provës jepet i detajuar në vendimin përfundimtar. KAS nuk mund të refuzojë kërkesën për prova, të bërë sipas pikës 3 të këtij neni.
5. Paraqitja e pretendimeve të palëve fillon me ankuesin dhe vijon me palët e interesuara, sipas radhës së caktuar nga Relatori i shqyrtimit të ankesës ankimore. Kjo radhë ruhet gjatë gjithë proçedimit.
6. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në këtë nen, kur KAS çmon se një fakt, rrethanë ose ngjarje ka ndodhur, ajo merret si provë, pavarësisht nëse nuk është pasqyruar në ndonjë dokument zgjedhor.

Neni 20
Neni 137 riformulohet me përmbajtje si më poshtë

1. KAS u kërkon organeve të administratës publike të vënë në dispozicion informacione, dokumente ose çdo provë tjetër që kërkohet ose çmohet e nevojshme për hetimin administrativ.
2. Organet e administratës publike janë të detyruara të vënë në dispozicion provat, sipas pikës 1 të këtij neni, me marrjen e kërkesës së KAS dhe brenda afatit dhe mënyrës të përcaktuar në të.
3. Në qoftë se organi i administratës publike, pa shkaqe të ligjshme, refuzon plotësimin e kërkesës ose nuk e plotëson atë në afat, Komisioneri pas referimit nga ana e KAS, në përputhje me nenin 172 të këtij Kodi, gjobit ose, sipas rastit, kallëzon për ndjekje penale personat përgjegjës të përcaktuar në nenin 4 të këtij Kodi.

Neni 21

Në nenin 166, bëhen hiqet fjalia e dytë e pikës 3 dhe ndryshon si më poshtë:

1. Kryetar bashkie zgjidhet kandidati që fiton numrin më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve që kanë votuar në njësinë vendore përkatëse.
2. Në rastin kur dy ose më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, atëherë ndërmjet tyre hidhet short. Shorti organizohet nga KQZ-ja në një seancë publike, me pjesëmarrjen edhe të kandidatëve. KQZ-ja përcakton rregullat e organizimit të shortit.
3. Mandatet e këshillave vendorë ndahen nga KQZ-ja në bazë të sistemit proporcional, sipas të njëjtave procedura të parashikuara në nenin 162 të këtij Kodi.

Neni 22

Pas nenit 166, shtohet neni 166/1, me përmbajtje si më poshtë:

1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes, sipas nenit 166, pika 3 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt.
2. KQZ-ja bën renditjen e kandidatëve për këshillat bashkiakë sipas numrit të votave parapëlqyese që ka marrë cdo kandidat.
3. Pas renditjes së kandidatëve, KQZ-ja shpall kandidatët fitues sipas numrit që ka fituar subjekti zgjedhor, duke respektuar kuotat e përfaqësimit të barabartë gjinor, sipas nenit 66 të këtij Kodi.
4. Nëse pas rënditjes së kandidatëve rezulton që një prej tyre është fitues si kandidat për Kryetar Bashkie atëhere ai zëvëndësohet nga kandidati pasardhës me numërin më të madh me votat parapëlqyese, duke respektuar kuotat e përfaqësimit të barabartë gjinor, sipas nenit 66 të këtij Kodi.

Neni 23
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


K R Y E T A R J A

Lindita NIKOLLA


Miratuar, më _._.2022

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni