Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se Bendo ka një emërtesë kushtetuese pasi emërohet nga Presidenti dhe kryeministri nuk mund të ndërhyjë për ta shkarkuar.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka bërë një akt banditesk duke mos lejuar që Helidon Bendo të marrë detyrën me pretekstin se është spiun i shërbimeve partnere. Deklarata u bë nga Berisha në komunikimin e përjavshëm me gazetarët. Berisha tha se Bendo ka një emërtesë kushtetuese pasi emërohet nga Presidenti dhe kryeministri nuk mund të ndërhyjë për ta shkarkuar.
"Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë.
Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe.",-tha Berisha.
Më tej, Berisha shpjegoi se Rama e ka shkelur ligjin me emërimin e Olion Kanushit, që sipas tij nuk ka asnjë eksperiencë të bashkëpunimit me shërbimet partnere.
"Unë ju kam informuar që Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Nuk ka qenë as informator. Dhe merr shërbimin si një militant i verbër. Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare. Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi. Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama.
Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?"-tha Berisha.
Berisha denoncoi sot se Helidon Bendo nuk lejohet të marrë detyrën edhe pse është emëruar nga presidenti si drejtues i SHISH./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot deklaratat që i paraprinë zgjedhjes së kreut t...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores ...
Yuri Kim TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se personat që jetojnë në SPAK marrin rr...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se shefit të Shërbimit Informativ, Helidon...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon që të ketë seancë plenare ditën e ...
Enkel Demi TIRANE- Gazetari Enkel Demi ka shkruar sot në rrjetet sociale se për të bërë një grusht shteti mjafton të pus...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zbuloi ditën e sotme arsyen e takimit me kryeministrin ...
Alibeaj dhe Gjiknuri TIRANË- Mblidhet komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sot po dëgjohen propozimet e ekspertë...
Majko TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht deputet i Kuvendit, Pandeli Majko ka komentuar kërkesën e pres...
Makina e Yuri Kim TIRANE- Një orë pasi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur 'finalja' për zgjedhjen e drejt...