Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shton se inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në rrjetet sociale për çështjen e hapëzirave publike. Rama shkruan në profilin e tij në platformën "X" se toleranca ndaj tokave "të xanuna" në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane. Ai shton se inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit.
Rama thekson se këto do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën thekson se ka nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor.
POSTIMI:
Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e…
— Edi Rama (@ediramaal) July 9, 2025
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar dhe ka thënë se pret “hetim të thell...
Jorida Tabaku TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas debatit të zhvilluar dje n&eu...
Andrey Kovatchev STRASBURG- Eurodeputeti Andrey Kovatchev tha në seancën e djeshme për Shqipërinë në Parlamentin Eu...
David McAllister TIRANË- Eurodeputeti gjerman i CDU, David McAllister ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri janë njollo...
Gerta Bardeli THETH- Deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli ka marrë pjesë në protestën e banorëve në&...
Michael Gahler STRASBURG- Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka komentuar në seancën e djeshme të Parlamentit Evropuan zgjedhjet në Sh...
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ka ndarë pamje nga Liqeni i Zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibr...
foto ilustruese KOSOVË- Sot, bëhet përpjekja e 44‑të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por sipas zhvillimeve t&eum...
ervin salianji TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur në rrjetet e tij sociale se doli më kokën lar...
bajram begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vdekjen e kapitenit në Shkodër, Arben Anamalit që u hodh sot në ...