LIVE UPDATES
Politike

REL: Nga burgu në Shqipëri, në Parlamentin Europian si deputet i Greqisë

Beleri, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës në Shqipëri, por i dënuar me dy vjet burgim për vjedhje votash, fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re.

11 Qershor 2024, 14:13 Nga M.B
REL: Nga burgu në Shqipëri, në Parlamentin Europian si deputet i
Fredi Beleri

TIRANA- Zgjedhja e Alfred Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika - si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë. Beleri, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës në Shqipëri, por i dënuar me dy vjet burgim për vjedhje votash, fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re. Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë. Në shoqatën e minoritetit grek në Shqipëri “Omonia”, megjithatë, besojnë se çështjet e tij ligjore në Shqipëri do të zgjidhen përpara konstituimit të Parlamentit Evropian. Beleri, sipas mediave greke, renditet i katërti mes shtatë deputetëve që siguroi Demokracia e Re e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Sipas raportimeve të tyre, ai mori pjesë përmes video-lidhjes nga burgu në një takim të Mitsotakisit me eurodeputetët e zgjedhur, që u mbajt të martën. Ministria e Jashtme greke nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se çfarë pret tani në lidhje me zgjedhjen e Belerit. Ngjashëm as partia e kryeministrit grek, Demokracia e Re. REL-i kërkoi edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ta komentojë zgjedhjen e tij, por ai nuk pranoi.

“Unë nuk kam asnjë koment për të. Unë jam në Prishtinë”, tha Rama më 10 qershor, teksa po merrte pjesë në një ngjarje për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“... për fat, një nga gjërat që akoma nuk mund të bëjmë në këtë rast - edhe një hall më pak - është të merremi me zgjedhjet e Parlamentit Evropian, sepse nuk jemi akoma në Bashkimin Evropian. Kështu që, kur të shkojmë në BE, kur të kemi zgjedhje për Parlamentin Evropian, do ta kuptojmë më mirë se si janë këto punë”, deklaroi Rama.

Në të kaluarën, Rama i ka hedhur poshtë pretendimet e Belerit dhe të pakicës greke në Shqipëri se rasti kundër tij është politik. Sipas Ramës, ai është thjesht çështje e drejtësisë. Juristi dhe ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri, Kreshnik Spahiu, sheh kontradiktë në zgjedhjen e Belerit për dy poste të ndryshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe presidenti duhet të kishin shpallur zgjedhje të parakohshme në Himarë, pasi Demokracia e Re e shpalli [Belerin] kandidat. Sepse, Ligji për qeverisjen vendore e përcakton kështu”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Aktualisht, [Beleri] prezumohet i pafajshëm, pasi nuk ka vendim të formës së prerë. Mendoj se procesi penal duhet të përshpejtohet dhe Gjykata e Apelit të shprehet nëse është fajtor apo i pafajshëm”, shton ai.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Presidencës së Shqipërisë për këtë çështje më 10 qershor, por ajo kërkoi kohë për t’u përgjigjur, ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thanë se me shpalljen e rezultatit përfundimtar - që përfshin edhe dhënien e mandatit për Belerin - puna e këtij komisioni për këtë proces ka përfunduar. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thotë se do të jetë vendimi i Gjykatës së Apelit ai që do t’i japë zgjidhje situatës së krijuar. Seanca do të mbahet më 14 qershor.

“Nëse shpallet fajtor, vepron ligji për dekriminalizim dhe ndërpritet mandati i tij si kryebashkiak. Kjo është një çështje që nuk ka lidhje me zgjedhjen e tij si eurodeputet”.

“Nëse shpallet i pafajshëm do të duhet një interpretim ‘in extremis’. Në ligj thuhet se mandati i kryebashkiakut është i papajtueshëm me atë të deputetit, që mund të interpretohet dhe ‘eurodeputetit’, por që ligji nuk e ka parashikuar”, shpjegon Kume për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Beleri nuk do të mund të jetë edhe kryetar bashkie, edhe eurodeputet - ai do të duhet të zgjedhë.

“Për mua, ai është dashur të lejohej ta bënte betimin dhe zgjidhja do të kishte ardhur shumë kohë më parë, sepse në ligj thuhet se, nëse tre muaj pas betimit nuk paraqitet në zyrë, mandati i kryebashkiat ndërpritet”, thotë Kume.

Kreu i shoqatës së minoritetit grek në Shqipëri “Omonia”, Marin Suli, thotë se Beleri ka deklaruar se, nëse shpallet i pafajshëm, ai do të zgjedhë mandatin e kryebashkiakut të Himarës. Por, fakti që Beleri ndodhet në burg, thotë Suli, nuk do të përbëjë ngërç apo problem për të as për ushtrimin e detyrës së deputetit.

“Beleri e përfundon më 12 shtator dënimin prej dy vjetësh, sipas përllogaritjes së konvertimit të kohës së paraburgimit, ndërsa Parlamenti Evropian konstituohet në fund të shtatorit”, thotë Suli.

Ai, po ashtu, sqaron se me Kushtetutën e Greqisë, kandidimi në zgjedhje ndalohet vetëm kur ka një vendim gjykate që ia heq individit të drejtën për të garuar dhe për t’u zgjedhur. Ky nuk është rasti me Belerin, thotë Suli. Ish-ambasadori shqiptar, Agim Nesho, thotë se zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian nga Greqia do të ketë ndikim në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, por edhe në marrëdhëniet mes Tiranës e Athinës.

“Kandidimi i Belerit është një kartë që kryeministri grek e ka luajtur për ta tërhequr pjesën ekstreme të politikës greke, për të votuar në një çështje të ndjeshme siç është minoriteti grek në Shqipëri. Në këto kushte, do të kemi një moment që nuk do jetë në interes të Shqipërisë dhe do të ndikojë në qëndrimin e Greqisë sa u takon përpjekjeve të vendit për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, thotë Nesho për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri Rama “duhet të reflektojë”, shton ai. Shqipëria i ka hapur formalisht negociatat për anëtarësim në BE. Por, vendimet për zgjerimin e bllokut ku Greqia bën pjesë merren me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare, që aktualisht janë 27. Për Spahiun, çështja Beleri nuk do të ketë ndikim në rrugën e integrimit të Shqipërisë. Interesat e Greqisë për Himarën, thotë ai, janë politike, ekonomike dhe gjeopolitike.

“Janë politike, sepse përmes Himarës, Greqia do të mund të krijojë një asociacion të bashkive të minoritetit grek [në Shqipëri], bashkë me Finiqin dhe Dropullin. Janë interesa ekonomikë, sepse kjo bashki është perla e rivierës shqiptare dhe ka vijën më të gjatë bregdetare, duke qenë epiqendra e zhvillimit të turizmit në vend. Dhe gjeopolitike, sepse të gjitha investimet e oligarkëve grekë, apo rusë, përgjithësisht janë të fokusuara te turizmi”, thotë Spahiu.

“Pra, mendoj se për Himarën nuk luhet për Belerin si individ, apo për korrupsion me blerje votash, por për interesa që kalojnë kufijtë e Shqipërisë, për influencë - Perëndim apo Lindje”, shton ai.

Pakica etnike greke e Shqipërisë, e cila jeton kryesisht në jug të vendit, bëhet shpesh burim i tensioneve mes Athinës dhe Tiranës. Greqia pretendon se Shqipëria i shkel të drejtat e saj, por Shqipëria e mohon./ REL

fredi beleri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje