LIVE UPDATES
Politike

Kujtohet 80-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në një takim të veçantë në Parlament

Në fjalën e tij kryetari I PDIU-së Shpëtim Idrizi theksoi se Çamëria i takon cdo shqiptari ndaj në dita e lidhjes së prizrenit 10 qershori duhet që të na bashkojë të gjithëve ashtu siç u bënë bashkë shqiptarët dikur, për të mos lejuar copëtimin e trojeve të Shqipërisë.

11 Qershor 2024, 13:50 Nga S.B
Kujtohet 80-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e
Shpëtim Idrizi

TIRANË- PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” organizuan në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë takimin mbi kujtimin e 80-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, të cilët në vitin 1944 u masakruan, dhunuan e dëbuan me forcë nga forcat zerviste në Çamëri.

Në takimin e veçantë të mbajtur në sallën e parlamentit morën pjesë ministra, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të të dyja forcave politike, PS dhe PD, nga Kosova Fatmir Limaj, “komandant Çeliku”, publicistë dhe analistë, Kim Mehmeti, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës si dhe përfaqësues të diasporës, medias dhe shoqërisë civile.

Në fjalën e tij kryetari I PDIU-së Shpëtim Idrizi theksoi se Çamëria i takon cdo shqiptari ndaj në dita e lidhjes së prizrenit 10 qershori duhet që të na bashkojë të gjithëve ashtu siç u bënë bashkë shqiptarët dikur, për të mos lejuar copëtimin e trojeve të Shqipërisë.

“Ne vendosëm që këtë aktivitet ta bënim jo më kot në këtë datë të shënuar, kur shqiptarët themeluan lidhjen e Prizrenit, ndaj ky aktivitet në tempullin e fjalës së shtetit shqiptar, në parlamentin e Shqipërisë ka bashkuar sot përfaqësues të politikës, akademikë e gazetarë për të nderuar, për të ngritur zërin për gjymtyrën e prerë e të sakatuar të kombit, për Çamërinë.

Çdo qershor për ne shqiptarët e Çamërisë është një kohë kur ne përkujtojmë historinë e të parëve tanë.

Përkujtojmë vuajtjet, shpërnguljen, masakrën, shtëpitë e djegura, kujtojmë madhështinë e një treve shqiptare që i dha kaq shumë mendje të ndritura kombit.

Ne shqiptarëve të Çamërisë na është mohuar antifashizmi me dy batalione në të dy anët e kufirit. Ne nuk ishim as të humburit e as agresorët e luftës. Ne ishim njerëz krenarë në shtëpitë tona dhe e bëmë luftën më shumë se grekët. Në fund u vramë, u maskruam nga bandat e Napoleon Zervës, që sot i ngrenë buste.

Ja pse them se Çështja Çame nuk duhet të trembë askënd”.

Ndërsa kryetari Shoqatës Patriotike "Çamëria", Liljan Idrizaj theksoi se takimi në sallën e parlamentit të shqipërisë duhet të bashkojë forcat politike ashtu si në këtë takim dhe të respektojnë rezolutën për Çështjen Çame, sepse në vitin 2004 shqiptarët e Çamërisë u gjakosën jashtë dyerve të këtij parlamenti.

Ky takim i veçantë u drejtua nga kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, deputetja Mesila Doda e cila theksoi se:

“Brenga dhe tragjedia që mbajtën me vehte shqiptarët e Çamërisë duhet të jetë një amanet për të gjithë shqiptarët, sepse Çamëria e drama e saj, ashtu si Kosova e si shteti amë Shqipëria janë pjesë të hartës identitare kombëtare e na përkasin të gjithëve”.

Në kujtim të 80-vjetorit të gjenocidit folën edhe dëshmitarë okularë të ngjarjeve të vitit 1944, të cilët megjithëse të moshuar nuk kanë harruar asgjë nga maskrat dhe dhuna e forcave zerviste mbi shqiptarët e Çamërisë.

Këtë takim e përshëndetën, Fatmir Limaj, Kim Mehmeti si dhe përfasues të klubit të patriotëve të rinj nga PDIU.

Në fund të rinjtë e asamblit “Çamëria” kërcyen vallen e “Osman Takës”, simbol i trimërisë dhe krenarisë çame.

ceshtja came parlamenti


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion