Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Kurti thekson se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thekson se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste.
Gjithashtu Kurti thekson se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.
Postimi i plotë:
Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror.
Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte.
Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.
Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda ...
GJIROKASTËR- Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër, përmes një deklarate publike, i bën thirrje qytetarëve të...
Foto ilustruse KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, 4...
Edi Rama, Antonio Costa BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa në ...
Blendi Klosi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur lidhur me vendimin e Kushtetueses p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për katër ish-krer&eum...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen ...
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha shprehu mirënjohje ndaj Komisionin Europian. Gjatë fjalës së tij në ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve, që të dalin nesër në shesh...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë n&eu...