LIVE UPDATES
Politike

“Rexh Byberi po fundos Bashkinë e Tropojës në borxhe”/ PD: Jo vetëm që s’ka likujduar detyrimet, por bën ende prokurime

Po ashtu, sipas Kasos, Byberi jo vetëm që s’ka shlyer detyrimet, por vazhdon me prokurimet.

8 Mars 2023, 17:26 Nga k.m.
“Rexh Byberi po fundos Bashkinë e Tropojës në
Ivi Kaso

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi se po fundos Bashkinë e Tropojës. Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, tha se Bashkia se nuk ka shlyer detyrime që kanë tejkaluar mbi 1.5 herë buxhetin total që i akordohet bashkisë nga qeveria qendrore në vit. Po ashtu, sipas Kasos, Byberi jo vetëm që s’ka shlyer detyrimet, por vazhdon me prokurimet.

“Para pak ditësh është shpallur një prokurim në vlerë totale 2.1 milion euro, fonde të cilat nuk ekzistojnë në buxhetin e bashkisë Tropojë,”- denoncon Ivi Kaso.

DENONCIMI I PLOTË:

Situata që sa vjen e rëndohet, duke çuar në faliment total Bashkinë Tropojë, zanafillën e ka në vitin 2020, me rrugët pa rrugë të të dërguarit të Ramës në Tropojë, Rexh Byberi. Për shembull: 1.Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore rurale, me fond limit 3.56 milion euro, parashikuar për t’u likujduar brenda vitit 2023, ka ende të pashlyera 1.83 milion euro. 2.Rikualifikimi Urban te Lagjia Partizani, me vlerë 560.000 euro, ka të pashlyer 504.000 euro. -Detyrimet e pashlyera për energjinë elektrike, sipas të dhënave nga OSHEE, nga Janari 2020-Janar 2023: 505.000 euro. -Detyrime në investime të trashëguara nga viti 2020-2023: 2.340.000 euro. -Detyrimet nga vendimet gjyqësore të humbura nga bashkia Tropojë ndaj punonjësve të larguar padrejtësisht nga puna kapin vlerën mbi 170.000 euro. -Detyrime në investime të vitit 2019, për 4 segmente rrugore, si dhe pjesa e bashkëfinancimit për objektet shkollore janë 600.000 euro, por nuk janë likujduar nga Bashka me arsyetimin “se ato nuk i kemi bërë ne”. Siç shikohet ky detyrim ka tejkaluar mbi 1.5 herë buxhetin total që i akordohet bashkisë nga qeveria qendrore në vit. Kjo është një bashki e fundosur në borxhe, evidentuar edhe në raportin mbi statusin e vështirësisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore, publikuar nga Ministria e Financave. Në këto kushte bashkia Tropoje duhej të merrte statusin e bashkive në vështirësi financiare. Bashkia Tropojë, jo vetëm që nuk likujdon detyrimet, por vazhdon avazin me prokurime 4 vjeçare në fund të mandatit, në kundërshtim të plotë me Kodin zgjedhor, duke hapur proçedura pa patur fonde për prokurime rrugësh, pa mbaruar ato që ka nisur. Para pak ditësh është shpallur një prokurim në vlerë totale 2.1 milion euro, fonde të cilat nuk ekzistojnë në buxhetin e bashkisë Tropojë. Nëse bashkia Tropojë vazhdon me këto proçedura fictive, borxhi total do të shkojë në 4.9 milion euro, çka do të thotë që në të ardhmen të punonjë vetëm për shlyerje borxhi, dhe në bashki të mos punojë askush, përveç kryetarit, i cili vetëm duhet të firmosë borxhet dhe dekorata mirënjohje për McGonigalët. Pagat e bashkisë për një vit janë 1.8 milion euro, pa përfshirë asnjë shpenzim tjetër. “Heroi i punës socialiste” Byberi, mashtron njerëzit duke bërë gjoja punësime tre mujore, siç bëri në vitin 2021 në zgjedhjet e përgjithshme, duke marrë punonjës me kontratë të përkohshme në kundërshtim me Kodin zgjedhor. Që nga emërimi në krye të bashkisë, sipas raportit të Kontrollit të lartë të shtetit ka larguar nga puna mbi 150 punonjës. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë profesionistë duke shkatërruar administratën e këtij institucioni. Në fillim të këtij viti ai ka filluar të shantazhojë punonjësit, në kundërshtim me ligjin, për largim nga puna. I tillë është rasti i punonjësve të gjendjes civile, edhe pse kanë përvojë pune mbi 25 vjecare. Për këto që ka bërë do të përgjigjet ligjërisht dhe për këto që po vazhdon të bëjë i bëjmë thirrje organeve ligjëzbatuese të nisin hetimet. Për abuzimet parazgjedhore i bëjmë thirrje Komisionerit zgjedhor që të ndërmarrë hapa për ndëshkimin e parregullsive. Për të gjitha padrejtësitë që ka bërë nga emërimi në atë detyrë do të marrë ndëshkimin qytetar në 14 Maj, dhe më pas atë penal.

ivi kaso

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj